Merita Leka thotë që është islamofobe dhe thekson se “islami e tmerron”

Shkrime relevante

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Ismet M. Hasani, Suedi   Mendime që bëjnë dritë tërë jetën (8) U R...

Basri Beka i përgjigje bashkëluftëtarit të vet , Adnan Hysenit

Basri Beka, Prishtinë ____ Përgjigje për bashkëluftëtarin tim, Adnan Hyseni I nderuar Adnan, E kuptoj...

Merita Leka thotë që është islamofobe dhe thekson se “islami e tmerron”

Merita Leka Po, jam islamofobe. Sigurisht që jam. Edhe çka nëse...

Pal Shtufi, Riza Salih ju ka vizituar 3-4 ditë pasi kishin ndodhur vrasjet e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit dhe ka kërkuar të bënit dëshmi...

Ibrahim Kelmendi,  Gjermani I respektuar Pal Shtufi, fillimisht të falënderoj që ke reflektuar...

Vushtrrias, zbardhjani vetit fytyrën

Xhafer Ahmetaj VUSHTRIAS ZBARDHJANI VETIT FTYRËN Sa më parë, 523 vushtrrias të bashkuar,...

Shpërndaj

Merita Leka

Po, jam islamofobe. Sigurisht që jam. Edhe çka nëse jam?! Në fakt, Islami më tmerron. 

Më tmerron kur islamin e arapit dojne me bo shqiptare, dhe kur perdoren shqiptare neper Evropë per me ndertu xhamija ndersa financohen prej qarqe  antiperendimore. 

Me tmerron kur shoh ça i bëhet gruas në emër të fesë islame.  

Kur shoh vajza që ende duhet me lujt me kukulla e përfundojnë grà të burrave të rritur. Kur shoh burrin më të lig, më të paaftë e më të pavlerë, por vetëm pse është mashkull, papritmas bëhet zot mbi një grua madhe mundet me pas dy, tri, katër gra, me ba qejfin e vet me burra, ndërsa asajë i kërkohet me hesht, me u mbulu, me u bind e me duru. 

Mos ma shitni këtë për moral. 

Më tmerron kur shoh gruan të zhdukur nën të zeza, (që dikur e urrenin ngjyren e zezë) sikur fytyra e saj, flokët e saj, trupi i saj, vetë ekzistenca e saj të ishin turp. Sikur Zoti paska kriju gruan dhe pastaj paska urdhëru me e fsheh prej botës. Çfarë absurdi.

Dhe më tmerron çka ndodh kur fanatizmi fetar islam ia merr frymën një vendi. Shkojnë ngjyrat. Shkon veshja. Shkon muzika. Shkojnë zakonet. Shkon gëzimi. Shkon identiteti.

Çdo gjë fillon me marrë të njëjtën pamje të zymtë dhe çdo pyetje merr të njëjtën përgjigje: “feja e thotë”.

E mua nuk më plas çka thotë feja kur ajo që thotë shkel mbi Lirinë e Njeriut, gruas e kombit. 

Jam po aq e revoltuar kur shoh rryma islamiste që godasin heronjtë e kombit shqiptar, që përpiqen me e zvogëlu historinë tonë ilire Arberore, me e njollos atë që është shqiptare dhe me e zëvendësu identitetin kombëtar me bindje fetare islame e interesa të huaja.

Kur shoh njerëz e organizata islame, që dalin në bashkëpunime të dyshimta me qarqe serbe apo struktura turke, që kërkojnë me e rishkru historinë shqiptare sipas interesit të vet, alarmohem.

Kur sulmohet çdo figurë, simbol apo traditë shqiptare vetëm pse nuk i përshtatet një narrative fetare, atëherë për mua kjo nuk është më çështje besimi. 

Është çështje pushteti dhe identiteti.

Dhe kur vendi mbushet me predikues islam, që bërtasin nga altoparlantët e xhamive, që flasin sikur e kanë pronë moralin, kombin dhe vetë shqiptarin, më lind pyetja: kush ju dha juve të drejtë me u sjellë si padronë të një populli?

Shqiptari ka pasur histori, gjuhë, zakone, heronj e identitet shumë përpara se dikush të vinte t’i tregonte se kush duhet të jetë.

Nuk më intereson a është shkruar një urdhër para 100, 1,000 apo 1,400 vjetësh. 

Një marrëzi nuk bëhet urtësi vetëm pse është e vjetër. Një padrejtësi nuk bëhet drejtësi vetëm pse i vë përpara fjalën “Zot”. Dhe një grua nuk bëhet më e ndershme vetëm pse një burrë ia ka mbuluar trupin nga koka te këmbët.

Pastaj shoh urrejtjen e tyre ndaj Europes e Perëndimit, ndërkohë që të njëjtët njerëz duan me jetu në Perëndim, me përdor teknologjinë e tij, spitalet e tij, universitetet e tij, ekonominë e tij dhe liritë e tij – por njëkohësisht me e përbuz mënyrën e jetës që i ka kriju ato liri.

Dhe mbi të gjitha, nuk pranoj atë lojën moderne ku duhet të kemi guxim me kritiku çdo ideologji në botë, por sapo përmendet Islami, të gjithë duhet me ecë në maje të gishtave.

Jo more.

Dhe kur një doktrinë prek lirinë e gruas, fëmijën, jetën private, veshjen, dashurinë, artin, kulturën, historinë kombëtare dhe mendimin e lirë, atëherë jo vetëm që kam të drejtë ta kritikoj – kam një mijë arsye me e urrejt.

Merita Leka,

Durrës, gusht 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu