Basri Beka i përgjigje bashkëluftëtarit të vet , Adnan Hysenit

Shkrime relevante

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Ismet M. Hasani, Suedi   Mendime që bëjnë dritë tërë jetën (8) U R...

Basri Beka i përgjigje bashkëluftëtarit të vet , Adnan Hysenit

Basri Beka, Prishtinë ____ Përgjigje për bashkëluftëtarin tim, Adnan Hyseni I nderuar Adnan, E kuptoj...

Merita Leka thotë që është islamofobe dhe thekson se “islami e tmerron”

Merita Leka Po, jam islamofobe. Sigurisht që jam. Edhe çka nëse...

Pal Shtufi, Riza Salih ju ka vizituar 3-4 ditë pasi kishin ndodhur vrasjet e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit dhe ka kërkuar të bënit dëshmi...

Ibrahim Kelmendi,  Gjermani I respektuar Pal Shtufi, fillimisht të falënderoj që ke reflektuar...

Vushtrrias, zbardhjani vetit fytyrën

Xhafer Ahmetaj VUSHTRIAS ZBARDHJANI VETIT FTYRËN Sa më parë, 523 vushtrrias të bashkuar,...

Shpërndaj

Përgjigje për bashkëluftëtarin tim, Adnan Hyseni
I nderuar Adnan,
E kuptoj shqetësimin tënd dhe dëshirën që ta shohësh popullin shqiptar të bashkuar, të lirë dhe të barabartë. Këtë ëndërr e ke pasur ti, e kam pasur edhe unë dhe për këtë ideal kemi luftuar.
Por deklarata ime se besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë kanë pengesa në ushtrimin e besimit të tyre është e vërtetë. Mjerisht, ky është një realitet për të cilin duhet të flasim hapur.
Si ti, edhe unë kam besuar dhe besoj në liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Për këto vlera kemi luftuar. E di se edhe familja jote ka dhënë dëshmorë në atë luftë. Lavdi dhe respekt për ta, për sakrificën e tyre dhe për të gjithë ata që ranë për liri. Pikërisht për nder të tyre, të vërtetën duhet ta themi edhe atëherë kur ajo nuk na pëlqen.
Ne i përkasim një kulture evropiane dhe perëndimore, ku problemet nuk fshihen nën qilim, por trajtohen hapur. Kur ekziston një padrejtësi ndaj dikujt, nuk duhet ta heshtim vetëm sepse është e pakëndshme ta pranojmë.
Unë nuk po largohem nga idealet për të cilat kemi luftuar. Përkundrazi. Pikërisht për të mos e humbur mundin, sakrificën dhe gjakun e atyre që ranë për liri, unë vazhdoj me aktivizëm dhe të flas hapur e pa frikë.
Nuk kërkoj privilegj për askënd. Kërkoj vetëm atë që kemi kërkuar edhe në luftë: liri, barazi dhe të drejtën që secili ta ushtrojë besimin e vet pa pengesa, pa diskriminim dhe pa presion.
Prandaj, Adnan, para se të më gjykosh dhe ta quash deklaratën time “të pavërtetë”, të ftoj të mos merremi me etiketime, por me fakte.
Eja t’i verifikojmë bashkë faktet. Nëse kam gabuar, do ta pranoj publikisht dhe do t’u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve. Madje do të tërhiqem edhe nga paraqitjet e mia publike. Por nëse faktet e dëshmojnë atë që kam thënë, atëherë duhet të kemi guximin ta pranojmë të vërtetën edhe ti.
Dhe pikërisht atëherë, Adnan, vazhdo me atë kurajë dhe guxim që ke pasur gjithmonë për t’u ballafaquar me të vërtetën, edhe kur ajo është e vështirë.
Sepse liria për të cilën kemi luftuar nuk mund të jetë e plotë nëse nuk vlen njësoj për të gjithë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe respekt për çdo bashkëluftëtar që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu