Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Ismet M. Hasani, Suedi
 
Mendime që bëjnë dritë tërë jetën (8)
U R T I  P O E T I K E (8)
 
POPULLIT TIM
ËSHTË MADHËSHTORE kur nga gjiri i një populli
dalin njerëz që kur të rritën krijojnë vepra të mëdha,
të cilat i bëjnë të mëdhenj e të njohur, e po këta, vendin
dhe popullin  e vet i bëjnë të mëdhenj e të njohur.
 
Unë nuk jam i huaj,
por unë jam biri juaj!
Jeta i ka valët e veta,
Ke populli im qetësinë e gjeta!
Populli im, popull i mbar’
populli im, popull shqiptar;
Ti e ruajte historinë,
S’e durove kurrë tiraninë!
Nuk harrohën vuajtje e trishtime,
shumë tortura dhe mjerime,
me këmbë zbath’ e të ngrime,
tuj mbajt shpirtin me hé prej bari,
tuj than’ vetit o zog shqiptarit,
mos me humbë emrin e t’Parit.
Shumë u s’provua Kosova ime,
me shumë luftëra e okupime,
askush s’të mbrojti – mbeti si jetime.
I pate vuajtjet shumë të gjata,
S’i harrojnë këto gjenerata!
Po më në fund e arrite fitorën,
Zoti mëshirshëm ta zgjati dorën!
Tash të  lutëm, o populli im,
Pasi arrite qëllimit,
vazhdo rrugën e përparimit
Mos harro ndihmë e Perëndimit!
Mos harro gjakun e heronjëve,
mos harro familjarët e dëshmorëve
Mos harro kurrë historinë,
Pasi e fitove LIRINË,
Tash syno PAVARËSINË!
      (Suedi, dhjetor 2007)
***
TRIMAVE TË DRENCËS
 
        Sikur populli shqiptar të shtohej për dy herë, e të’
        luftoi për Çështjën Kombëtare edhe 100 vjet, nuk
        do t’i dali “hakut” Drencës.
Nga lart’ ndihet një zë i mirë:
– Vëlla me vëlla “BESËN” me lidhë!
O na jemi o gjaku i shqiptarit,
i këndojmë trimit- Adem Jasharit!
Bashkë me Plakun- Babën Shaban
më vëllain Hamzën – si Shqipe n’mal!
Këta janë trima të  mbarë Kosovës,
Me Tahir Mehën, o zogu i Shqiponjës.
Shumë k’si trima ka  pas’ Drenica,
Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.
Po e përmendi edhe një tjetër,
Ahmet Delin’ at plak të vjetër,
Lum Prekazi, lum Drencia,
nuk harrohet jo, Azem Galica!
bashkë me “Shotën*” krah  për krah,
ata luftuan si  Shqipet me krah.
Kur ju vra “Shots” Azemi,
në Kosovë kësaj ju prish vendi.
I muer fëmijt’ e shokëve jetima.
edhe mësyni kah Shqipnia,
Po prej Zogut ju v’nue kamba
dhe jetimave ju ´vdiq nana.
Në mes Kukësit edhe Kruje,
Përmendorja e kësaj gruje,
Heroina Kosovare,
me shokë, tirq e plis të bardh’.
O Drenicë, o  Besë Burri!
e ke zemrën të fortë si guri,
Shumë ke dhënë  ti për Kosovën,
Të bekoi Zoti – ta shtriu Dorën!
* Emri i vërtetë i “Shotës” është Qerime, por Azemi e ka thirrë “Shotë”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu