Ukshin Hoti – i zhdukur, por jo i harruar

Shkrime relevante

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

Priof. Dr.  Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ditëve të fundit, në sferën...

Kush e kërcënon gazetaren Liridona Vejseli, ai e zgjon një popull dhe përgjigjen e tij

Basri Beka, Prishtinë ____ Po kërcënoni Liridonën, por po zgjoni një popull: EDHE...

Pa Kosovën nuk do të ruhej gjuha shqipe në Ulqin, do të pësonte njësoj sikurse Plava

Petrit Llunji, Ulqin ___ PA KOSOVË NUK KA ULQIN ___ Ne në Mal të Zi...

Kush ishte akademik Mark Krasniqi – Profesor, nuk të harrojmë dot

Akademik Mark Krasniqi me 28 nëntor 2001, tek vendosja e përmendores...

Anton Çefa – një jetë në shërbim të fjalës shqipe dhe të kujtesës kombëtare

Anton Çefa me 10 veprat e tija Nga Frank Shkreli ___ ANTON ÇEFA –...

Shpërndaj

(Kushtuar profesor Ukshin Hotit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, në kujtim të të gjithë atyre që u zhdukën si pasojë e represionit dhe dhunës së ushtruar nga regjime kriminale. Profesor Ukshin Hoti u zhduk në maj të vitit 1999, pas lirimit nga Burgu i Dubravës; që nga ajo ditë, fati i tij mbetet i pazbardhur dhe vendndodhja e tij e panjohur.)

Poezi elegjiake

Të burgosën.
Të dënuan.
Të rrahën e të ofenduan.

Por nuk arritën
as të të tjetërsonin,
as të të gjunjëzonin.

Mbete ai —
Ukshin Hoti i vërtetë,
flamur në majat e Lubotenit,
skifter mbi çatinë
e Lidhjes së Prizrenit.

Ta kishin frikën
më shumë se rrufesë
dhe cunamit,
sepse fjala jote
këpuste prangat,
e mendimi yt i thellë
shembte qelitë
dhe rrënonte muret e kasaphanave.

Ishe dhe mbete unik e stoik
në luftën për liri e demokraci.

Të vranë.
Të lanë pa varr,
të lemerisur se, edhe i vdekur,
do të vazhdoje të na flisje,
të na këshilloje,
të na ndërgjegjësoje
se si duhet qëndruar
e luftuar për liri e Atdhe.

Të zhdukën e të lanë pa varr,
pa e kuptuar se të bënë
shumëfish më të madh.

Edhe nga hiri yt i tretur,
të rinj e të vjetër
do të mësojnë
se si duhet dashur
dhe mbrojtur Atdheu.

Ukshin Hoti —
krenari e Krushës
dhe e mbarë kombit.

Arif Ejupi
Gjenevë, 30 gusht 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu