Si u zbatua në terren platforma e BIA-s për “kandaharizmin” e Kosovës

Shkrime relevante

Si u zbatua në terren platforma e BIA-s për “kandaharizmin” e Kosovës

Kandaharizimi i Kosovës nuk u bë brenda një nate. Ai ndodhi...

Ukshin Hoti – i zhdukur, por jo i harruar

(Kushtuar profesor Ukshin Hotit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave...

Në Dugajevë të Klinës u bekua altari i kishës së re të “Shën Nënë Terezës”

Lekë Mrijaj, Klinë Dugajeva e Klinës, pjesë e Famullisë “Lartësimi i Kryqit”...

Reagim i Organizatës “Shqiptaria” ndaj RTK-së

Organizata Shqiptaria, Prishtinë ____ RTK, ndaleni keqinformimin: Kosova nuk ka “Myfti të Kosovës”! Është...

Nga xhamia tek fronti, nga fronti tek Dosja “Leptir”

Lirim Gashi, Prizren ____ NGA XHAMIA TEK FRONTI — DHE NGA FRONTI TEK...

Shpërndaj

Kandaharizimi i Kosovës nuk u bë brenda një nate. Ai ndodhi hap pas hapi, nga ata që e shtynë ndryshimin dhe nga ata që heshtën, derisa tjetërsimi filloi të shitej si normalitet.
Kur dosja e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe aktakuza ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh në favor të BIA-s serbe nxorën në dritë materiale të klasifikuara, debati publik mbi tjetërsimin identitar të shqiptarëve pushoi së qeni një teori konspirative.
Dokumentet e sekuestruara me përmbajtje konfidenciale nuk zbuluan thjesht dëshira apo supozime, por një platformë strategjike mbi përdorimin e udhëheqësive fetare, mediave, sportit dhe politikës për të inkuadruar njerëz me ndikim, e me qëllim zëvendësimin e vetëdijes kombëtare me një identitet kulturor dhe fetar që nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarizmën.
Ajo që e bën këtë situatë tronditëse nuk është vetëm ekzistenca e këtij dokumenti, por përkimi i tij 100% me realitetin e zbatuar në terren gjatë dy dekadave të fundit.
Platforma e projektuar në zyrat e inteligjencës serbe, BIA-s, gjeti te Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) dhe te struktura të caktuara zbatuesin më me zell, duke e kthyer procesin e “kandaharizimit” në një projekt me hapa konkretë e me financime të mirëfillta.
Kjo agjendë tjetërsuese nuk ndodhi në hije, por përballë syve të të gjithëve, përmes tri shtyllave kryesore:
1. Sundimi i peizazhit dhe targetimi i rinisë
Nuk ka pasur asgjë spontane në mënyrën se si janë ndërtuar objektet e reja fetare. Ajo që BIA e përcaktoi në letër, u kthye në ndërtim me përpikëri logjistike nga BIK-u. Xhamitë e reja nuk u ngritën për t’i shërbyer thjesht besimtarëve, por për të ndryshuar ambientin dhe ndikimin vizual të hapësirës shqiptare.
2. Kodrat dhe pikat më dominante
Ndërtimi i xhamiave të stilit “Made in BIA” në pika të larta strategjike synonte të përcjellë mesazhin vizual se ky truall nuk i përket më trashëgimisë shqiptare arbërore, apo një shoqërie laike europiane, por se këtu, vizitori ka të bëjë me një hapësirë të dominuar nga islami turko-arab.
3. Buzë autostradave
Çdo udhëtar apo diplomat i huaj që hyn në Kosovë përballet me imazhin e minareve që mbijnë përgjatë rrugëve kryesore. Decibelët jashtë çdo norme e forcuan dhe rrumbullakësuan propagandën vizuale që Beogradi e ka dashur dhe ka lobuar prej dekadash për ta shitur në Uashington e Bruksel, si imazhin e shëmtuar të një Kosove joperëndimore.
4. Afërsia me shkollat
Ndërtimi i objekteve fetare islame ngjitur me institucionet arsimore synonte targetimin e drejtpërdrejtë të fëmijëve dhe rinisë, sepse përmes tyre zbatohej plani për të zëvendësuar edukimin kombëtar me indoktrinim fetar dhe ideologjik turko-arab, duke filluar që nga grupmoshat e reja.
Aktorët e ndikimit
Sporti, Media dhe Arti si “Kalë i Trojës”
Dokumenti konfidencial flet qartë për financim, rekrutim dhe kontroll të njerëzve me ndikim publik. BIA nuk kishte nevojë të sillte agjentë të huaj, në kohën kur mund të blinte apo përdorte figura publike brenda vetë shoqërisë sonë.
Futbolli, si sport dhe simbol i unitetit kombëtar, u kthye në hapësirë ritualesh të vazhdueshme islamike. Djemtë e fushës së blertë që lëshuan mjekra, ndryshuan fjalorin dhe si asnjëherë më parë filluan të falen e të gjunjëzohen në çdo ndeshje vendore apo ndërkombëtare para miliona njerëzve, e përçuan mesazhin se ne jemi së pari e mbi të gjitha shoqëri islamike, ashtu siç e dëshironin BIA dhe BIK-u.
Kosova pra, u mbush edhe me gazetarë që nga njëra anë prezantohen si mbrojtës të vlerave perëndimore, ndërsa nga ana tjetër shndërrohen në propagandues të devotshëm të Islamit politik, duke pastruar gjithnjë imazhin e hoxhallarëve ekstremistë e kontroversë dhe duke e shitur radikalizmin fetar si “liri besimi”.
Arti dhe muzika në këto vite pësuan metamorfozën më të rëndë islamike. Nga njëra ditë në tjetrën shumë këngëtarë braktisën çiftelinë e këngët për Gjergj Kastriotin, për të interpretuar më pas ilahi me ritme orientale dhe stil vizual turko-arab. Kjo nuk ishte zgjedhje artistike e rastit, por trysni e vazhdueshme psikologjike mbi identitetin dhe trashëgiminë kulturore autoktone shqiptare.
Edhe individë që e quanin veten njerëz të kulturës, publicistë apo nacionalistë, e të cilët dikur paraqiteshin si mbrojtës të kulturës shqiptare, pësuan një tjetërsim të thellë. Figura që flisnin në emër të kombit dhe të trashëgimisë shqiptare filluan gradualisht ta zëvendësonin gjuhën e shqiptarizmës me një nacionalizëm fetar turko-arab, duke e vendosur xhaminë mbi fakultetin dhe duke u shndërruar përfundimisht në ideolog të tjetërsimit të masave.
Politika dhe heshtja e pushtetit
Mbi të gjitha këto qëndron oportunizmi i klasës politike. Politikanë të të gjithë krahëve, disa edhe kuazi-ateistë në jetën private, shfaqen me duar përpjetë në ceremonitë fetare për të vjelë vota, dhe mbajnë një heshtje hekuri kur thirret ezani arab, e nuk lëshojnë as edhe një zë të vetëm sa herë që sfidohet shteti laik.
Me dhënien e lejeve të ndërtimit në pika strategjike dhe pranimin e fondeve të dyshimta, mund të konstatojmë se politika ishte ajo që i hapi rrugën zbatimit të kësaj platforme serbe.
Lëvizja për Rikthim 
29 gusht 2026
Prishtinë 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu