Thirrja antikushtetuese e imamit Maliqi: tentativë për të relativizuar gjetjet e Prokurorisë mbi projektin serb të islamizimit të Kosovës

Shkrime relevante

Reagim ndaj “letrës së hapur” të një grupi intelektualësh

Blerim Nika, Zvicër ____ Një deklaratë e pavend, në një kohë të gabuar...

Olsi Jazexhiu “e mpreh shpatën” për Gallapin dhe flet si panislamik për “origjinën serbe” të gallapasve

Luan - Asllan Dibrani, Durrës KUR OLSI JAZEXHIU GJYKON GALLAPIN: PARAGJYKIMI IDEOLOGJIK...

Reagim ndaj letrës së hapur të një grupi intelektualësh drejtuar Naim Tërnavës dhe Dodë Gjergjit

Basri Beka, Prishtinë ____ E lexova letrën e hapur të një grupi intelektualësh...

Si u zbatua në terren platforma e BIA-s për “kandaharizmin” e Kosovës

Kandaharizimi i Kosovës nuk u bë brenda një nate. Ai ndodhi...

Shpërndaj

Në prag të fillimit të vitit shkollor 2026/2027, imami Labinot Maliqi, drejtor ekzekutiv i “Kosovo Center for Peace” dhe imam i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ka bërë sërish thirrje publike që vajzat e mitura të mbajnë shaminë (hixhabin) me krenari në ambientet shkollore. Kjo thirrje vjen pasi Gjykata Supreme e Kosovës, në tetor 2025, ka hedhur poshtë padinë që kërkonte lejimin e mbartjes së shamisë në shkolla dhe ka konfirmuar kompetencën e Ministrisë së Arsimit (MASHTI) për të përcaktuar rregullat e uniformës shkollore, përfshirë ndalimin e “uniformës fetare” sipas Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014.
Vendimi i Supremes është i qartë: akti nënligjor që ndalon bartjen e veshjeve fetare në shkolla është në përputhje me Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin për Arsimin Profesional. Ministria ka autorizim ligjor për rregullat e sjelljes dhe veshjes së nxënësve. Thirrja e Maliqit për t’i inkurajuar nxënëset e mitura që ta shkelin këtë rregull, duke e paraqitur si “zgjedhje të lirë” dhe “dinjitet”, është thirrje e hapur për shkeljen e rendit ligjor dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë. Maliqi ka bërë thirrje të ngjashme edhe më parë, duke pretenduar se shamia “nuk pengon procesin arsimor” dhe se ndalimi është diskriminues. Por faktet janë të ndryshme: shkollat publike në Kosovë janë institucione laike. Kushtetuta garanton lirinë e besimit, por kjo liri nuk është absolute dhe mund të kufizohet në institucione publike për të mbrojtur neutralitetin e shtetit, barazinë dhe rendin publik – siç e kanë konfirmuar edhe praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në raste të ngjashme.
Kjo thirrje vjen në një moment shumë të ndjeshëm. Pak ditë më parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir (Farmir) Shehollit për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb BIA dhe për shantazh. Sipas aktakuzës, Sheholli ka vepruar sipas udhëzimeve të BIA-s, duke përfshirë material që synonte të paraqiste Kosovën si shtet të radikalizuar islamik dhe të nxiste ndërtimin e xhamive në vende strategjike si pjesë e një plani për të dëmtuar interesat e shtetit. Në këtë kontekst, thirrjet e përsëritura nga kuadro të lidhura me BIK-un për të forcuar praninë e simboleve fetare në shkolla publike, duke sfiduar vendimet e gjykatave, duken si tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga skandali i përfshirjes së Serbisë në procese që synojnë islamizimin e shoqërisë dhe dobësimin e shtetit të Kosovës.
I njëjti imam që pretendohet se është “njeri i paqes” para KFOR-it dhe strukturave ndërkombëtare, në të njëjtën kohë bën thirrje publike që nxënëset e mitura të sfidojnë rregullat e shkollave publike. Kjo nuk është mbrojtje e lirisë së besimit. Është përpjekje për të imponuar një praktikë fetare në hapësirën laike të arsimit publik, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme.
Thirrja e Maliqit përbën nxitje për shkeljen e rendit kushtetues dhe ligjor. Prandaj ftoj Prokurorinë e Republikës së Kosovës që, ex officio, të shqyrtojë ngritjen e akuzës penale ndaj tij për vepra që kanë të bëjnë me nxitjen e shkeljes së ligjit dhe tentativën për të prishur rendin publik në institucione arsimore. Vajzat e mitura nuk duhet të përdoren si instrumente në luftëra ideologjike apo në lojëra të shërbimeve të huaja. Shkolla publike mbetet hapësirë e dijes, e barazisë dhe e laicitetit – jo e propagandës fetare.
Kosova është shtet i pavarur, demokratik dhe laik. Kushdo që sfidon vendimet e Gjykatës Supreme dhe rregullat e arsimit publik duhet të përgjigjet para ligjit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu