ARKIVI:
6 Mars 2026

A është Prishtina shtet në shtet, apo do të bëhet Dubai…!?

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Prishtina Dubai-shtet në shtet!
Prishtina është një qytet i madh me shumë banorë, është e ftohtë e shpesh është errët. Era fishkllon e din të përplaset në ndonjë gem të çveshur dhe thuase të pret kur të rrahë në lëkurë cullak. Qielli është i errët e memecë dhe shiu, por edhe pluhuri t’i mbyll sytë dhe të bie fytyrës. Rrugicat janë të ngushta ndodhë të shtyhesh me ndonjë automjet se kush kujt do t’ia lëshojë rrugën, ke shansë edhe te rrëzohesh, e pastaj …priti analizat, reklama shkëlqyese, nuk din nga të orientohesh, në spitale publike apo në ato private, as vet nuk ke për të kuptuar se ç’të ka gjetur, sigurisht nëse ke portfolion e thellë -ke dikend jashtë nuk do të shpëtoshë lehtë pa ndonjë stendë, është rregull e pashkruar e shëndetësisë kosovare.
Qyteti ka një treg të gjërë i cili mbledhë një mori njerëzish (gjatë zgjedhjeve këta janë votues) dhe bëhet zhurmë e madhe, aty është vendi ku tregtarët të presin me sharje të llojllojshme, kuptohet nëse prishë renditjen e pemëve dhe perimeve, bëhet aq shumë zhurmë sa që munden edhe veshët të të shurdhohen. Në anën tjetër kupton se ne jemi njerëz të vyeshëm e të urtë me kulturë të lashtë, jemi besnik dhe degjojmë të huajtë-miqtë me shumë gëzim, normalisht edhe tingullin e eurove. Këtu qeverisin politikanët, ata gjatë zgjedhjeve bëjnë shumë zhurmë, prijnë bile, sinjalizojnë realitetin kush qeverisë këtë vend të çuditshëm…
Once again, the conversation gets too heated, and the selection of a state muffin has to be shelved until next year.
Kur ishte sistemi monist “i diktaturës” “no-hit” ndodhitë ishin te rralla, ndersa tash në kohen e partive shumë-moniste, të ekonomisë së tregut e të demokracisë “sus” e qile gojën janë shpeshtuar, përfundimisht zhurma na ka hije, është “shik”-trend me lashtësinë dhe civilizimin tonë të hershëm, që aq shumë e kemi eksploruar. Tash jam duke menduar, a është Prishtina shtet në shtet, apo do të bëhet Dubai, a do t’ju shkojnë votuesëve edhe këto 4 vjetë duke u larë me pocërka, apo qymyri do t’ua djegë sytë. Mos u merakosni Prishtina është shtet në shtet🥸😂

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu