Debati qytetar për qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës duhet ta ketë gazetën e vet

Shkrime relevante

Mos e përdorni UÇK-ën dhe mërgatën për justifikimin e agjendave fetare!

Alberto Leka, Prishtinë ____ MOS E PËRDORNI UÇK-NË DHE DIASPORËN PËR TË JUSTIFIKUAR...

Fillon çmontimi i regjimit të Vuçiqit

Bahri Cani, Gjermani _____ Nuk e di sa po i përcillni, por në...

Peja nuk është fajtore nëse Prokuroria e saj ka kërkuar paraburgimin e një burri të dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij 13-vjeçare

Lirim Gashi, Prishtinë _____ PEJA, KROMOZOMET E KRIMIT DHE BIOLOGJIA E PANDËSHKUESHMËRISË ____ Duket sikur...

Mulla Fatmir Latifi i Shipolit të Mitrovicës dhe urrejtja ndaj Kanunit të Lekë Dukagjinit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE MULLA...

Shpërndaj

Agim Vuniqi, Vashington

Debati qytetar për rregullimin e qytetit të Prishtinës është shndërruar në politikë ditore, ai po merr konotacione të thella politike deri në nivel qendror duke lënë pasdore kërkesat esenciale të qytetarëve dhe nevojat e tyre të përditshme, çështja është a duhet të reformohet politika e planifikimit tradicional në atë të qytetit me planifikim të parashtresave dhe digjitalizimin e tyre, që të ketë qasje qytetari në to.

Sa është kostoja, nëse nuk ka qëndrim të përbashkët qeveri/komunë, nëse mendoni që do të realizohet mendoni drejtë?

Pavarësisht brengave të stafit, qyteti është duke lëvizur përpara, por me një plan që do të ketë planifikim ndërtimor, i bërjes publike nga Komisioni i Planifikimit apo si e quajnë ndryshe në letër, nga letra duhet të kalojë në digjitalizim dhe të postohet në faqen e internetit të qytetit, deri kur duhet të flasin kandidatët në balotazh për këtë, sot vendoset!

Nuk di si qëndron organizimi brenda komunës por Komisioni i Planifikimit, dhe Komisioni i Qytetit, duhet të miratojnë rezoluta për qytetin për të bërë kalimin, nga letra në atë digjitale….

Është e çuditshme sesi komuna nuk është në gjendje të bëjë editimin e një gazete javore të qytetit, falas, ku do të publikoheshin të gjitha vendimet e komunës, lejet që janë lëshuar për ndertimin e objekteve kolektive dhe procedurën si ka ndodhur ajo, pastaj aktivitetet e të gjitha departamenteve, duke përfshire atë të kulturës dhe të sportit, që ka qenë me aktivi ne vitin qe po lejme pas, pastaj konkurset e punësimit etj.

Jam i sigurt që kështu do të eliminoheshin shumë shpenzime të tepërta buxhetore, ngase gazeta në letër dhe online, do të ishte në funksion të transparencës, por ajo lehte do ta mbante veten me reklamë-publicitet që do të paguheshin nga të interesuarit…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu