ARKIVI:
6 Mars 2026

A është shamia turko-arabo-somaleze vullnet personal, apo vullnet i detyruar?

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës
(Ahmet Musa)
___
Të dashura shqiptare, të nderuar miq,
Prej pasluftës e deri sot, në Kosovë dhe në trojet shqiptare, është shtuar debati rreth shamisë së importuar nga kultura turko-arabo-somaleze. Ajo nuk është pjesë e traditës sonë, nuk lidhet me doket e zakonet tona, dhe nuk është simbol i trashëgimisë shqiptare. Megjithatë, po na shitet si identitet i ri “i domosdoshëm”.
Kush janë “viktimat”?
Në shumë raste, vajza e gra shqiptare përfshihen në këto modele jo nga bindja e thellë, por për shkak të varfërisë, presionit familjar, mungesës së arsimimit, gjendjes së rëndë shëndetësore, apo nga manipulimi i mjedisit shoqëror. Shpesh, nuk është vullneti i tyre – është detyrim i heshtur.
Kush është përfituesi?
Janë individë e grupe të caktuara që ndërtojnë karrierë dhe përfitime materiale nga politizimi i fesë. Janë njerëz që propagandojnë etiketime si “motër e motrave arabe, turke, afgane e somaleze”, duke tentuar të shkëpusin vajzën shqiptare nga rrënja e vet. Punën e bëjnë fshehurazi; reklamën publikisht; pagesat i marrin nën dorë, nga fondacione të huaja e ideologji të importuara.
Çfarë sjell kjo?
Së bashku me shaminë, këto struktura imponojnë edhe rregulla të huaja, si ndalimi i shtrëngimit të dorës me meshkuj jashtë familjes, jo për arsye higjiene, por nga ideologjia se çdo burrë është potencialisht “bashkëshort i mundshëm”. Këto sjellje bien ndesh me kulturën shqiptare të mikpritjes, të respektit dhe të barazisë morale në shoqëri.
Kjo nuk është fe e qetë dhe as bindje personale. Ky është projekt i shtrirjes së islamit politik, që synon ta transformojë identitetin shqiptar duke e zëvendësuar me identitete të huaja, me ideologji që s’kanë as lidhje, as rrënjë, as histori me Arbërinë.
Çfarë duhet të bëjmë?
Ne, si shoqëri, nuk duhet të lejojmë që traditat tona të shtrembërohen. Nuk duhet t’i lëmë imamët misionarë të shëndërrojnë kulturën shqiptare në laborator eksperimental të ideologjive të huaja. Kjo nuk është çështje feje, por çështje kulture, identiteti dhe dinjiteti kombëtar.
Ne, bijtë e iliro-arbërorëve, duhet t’i dalim zot kësaj toke dhe kësaj trashëgimie. Nuk duhet të lejojmë që trojet tona të kthehen në terren të “premtuar” për islamin politik, as të bëhemi objekt i projekteve që synojnë të tjetërsojnë shqiptarin.
Besimi është personal.
Identiteti është kombëtar.
Dhe identiteti shqiptar nuk i nënshtrohet askujt.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Artikulli i autorit Shqiptar Shaljani trajton një çështje me rëndësi të veçantë për studimet mbi identitetin kulturor shqiptar dhe për dinamikat sociopolitike të shoqërisë sonë bashkëkohore. Diskursi i tij nxjerr në pah tensionin midis traditës vendore dhe ndikimeve të ideologjive të importuara, të cilat, në rrethana të caktuara, shfaqen si forma të politizimit të fesë.

    Autori argumenton se përdorimi i shamisë, në kontekste të caktuara shoqërore, nuk është thjesht shprehje individuale besimi, por shpesh rezultat i presioneve strukturore — ekonomikë, familjarë dhe komunitarë. Ky vlerësim është i rëndësishëm, sepse zhvendos fokusin nga individi te mekanizmat që prodhojnë varësi, ndikim dhe kontroll social.

    Po ashtu, artikulli identificon aktorë të interesuar që përfitojnë nga interpretime ideologjizuese të fesë, duke krijuar narrativa të reja identitare që bien ndesh me traditën kulturore shqiptare. Këto tendenca, të mbështetura shpesh nga rrjete transnacionale, paraqesin rrezik për erozionin e kohezionit kulturor dhe për deformimin e trashëgimisë sonë etnokulturore.

    Në këtë prizëm, thirrja e autorit nuk është kundër fesë si praktikë shpirtërore, por një apel i argumentuar për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për reflektim ndaj proceseve të huazimit ideologjik. Shqiptarët, si popull me traditë të konsoliduar të harmonisë fetare dhe të hapjes kulturore, duhet të jenë veçanërisht të vetëdijshëm për rreziqet që burojnë nga instrumentalizimi i fesë për qëllime politike e kulturore.

    Artikulli sjell një kontribut të vlefshëm në debatin publik, duke e rikthyer vëmendjen te nevoja për studime të thelluara sociologjike dhe antropologjike mbi ndryshimet kulturore në shoqëritë shqiptare pas luftës. Ky është një reflektim i matur dhe i argumentuar, që ndihmon në mirëkuptimin e proceseve transformuese dhe në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu