“Bac, ende nuk u kry” !

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

Një reflektim qytetar në ditët e Epopeja e UÇK-së !
Pas luftës u bë e njohur thënia “Bac u kry”, një fjali që për shumëkënd simbolizonte përmbushjen e ëndrrës së lirisë për të cilën luftoi Adem Jashari dhe luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Por sot, në ditën e dytë të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së, duke kaluar pranë bustit të Komandantit Legjendar në Sheshi Adem Jashari,në Mitrovicë , pashë një pamje që më shtyu të reflektoj ndryshe.
Pranë bustit nuk kishte asnjë lule !
Përballë tij, ndërkohë, prej disa ditësh qëndron një tendë.
Për këtë tendë pata shkruar edhe më parë.
Mbrëmë, ndërsa po haja darkë në qytet me vëllain dhe një mikun tim, u kontaktova nga zyrtarë të Agjencia Kosovare e Inteligjencës për një bisedë në cilësinë e dëshmitarit. Para se të më shoqëronin për në zyrë kërkova të shoh urdhrin me shkrim të prokurorit, por m’u tha se bëhej fjalë për një urdhër verbal.
Dua ta theksoj se zyrtarët u sollën me korrektësi dhe mirësjellje në kuadër të detyrës së tyre zyrtare.
Sa për mua, nuk kam asgjë tjetër për të dëshmuar përveç shkrimeve të mia publike — shkrime prapa të cilave qëndroj plotësisht. Nga ato shkrime nuk do të hiqja as një presje e as një pikë.
Sepse respekti për sakrificën e Adem Jasharit dhe të dëshmorëve të lirisë nuk është çështje protokolli.
Është çështje ndërgjegjeje.
Prandaj, duke parë këtë pamje sot, më erdhi natyrshëm një mendim i vetëm:
“Bac, ende nuk u kry.” !

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shqiptar!

    Ju thuani:”Bac, ende nuk u kry!”
    Unë po ju them: “…As që do të kryhet! për derisa janë gjallë (e pa nji therrë në kambë)
    1. Ata “drenicakë” që e tradhëtuan Adem Jasharin?!
    2. Ai ish-ministër i ish-Qeverisë së Kosovës?!
    3. Ata bashkëluftëtarët e tjerë që e braktisën Adem Jasharin, kur ai luftonte me forcat policore serbe?!
    etj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu