ARKIVI:
11 Qershor 2026

Çun Lajqi: Vjosë, Albin, Glauk, vështirë me ju dashtë ma, e kam dashtë shumë me ju dashtë

Shkrime relevante

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Shpërndaj

Çun Lajqi, Prishtinë
Poezi
Pushteti i vogël i njerëzve të vegjël
Vjosë,
Albin,
Glauk,
vështirë me ju dashtë ma,
e kam dashtë shumë me ju dashtë.
Kam dashtë me ju pa tue u çue në kambë,
tue ecë drejt, rrugëve të drejta, pa rrejtë e pa mashtrue.
Kam besue se njeriu mund ta dojë njeriun e vet pa u turpnue,
e jo rrallë herë m’ka ndalë nji mendim i randë:
si ta due njeriun tem pa e lëmue, pa e lëpi pa qenë servil?
Si ta pëlqej farën teme e me mbetë prap ky që jam?
Si ta ndihmoj gjakun tem e ai mos me u ba ujë?
Si me u ngi me gjuhën teme e mos me më quejtë lypsar?
Ah! Vështirë me ju dashtë.
E kam dashtë shumë me ju dashtë.
Edhe kur na keni mashtrue për nji stol, për nji post, për nji rrogë.
Unë s’kam pasë uri për tituj pushteti.
Kam pasë uri për atdhe.
Kam dashtë me u ngi me dheun tem, me njerëzit e mi.
Kam dashtë me qenë shqiptar — tue lindë e tue vdekë.
Kam andrrue dasma të bardha.
Nji atdhe të lirë.
Nji flamur të kuq me shqipen e zezë që ruen qiellin, gjuhën e gjakun.
E sot më del e njëjta fjalë në gojë:
Vështirë me qenë i jueji, me ju,
e shumë ma vështirë me qenë kundër jush,
sepse ma e randë se mashtrimi asht zhgënjimi.
E ma e randë se zhgënjimi asht kur e ndien se andrra po vyshket në duar.
E prapë — njeriu jeton me andrra.
Sepse pa to
nuk mbetet veçse pushteti i vogël i njerëzve të vegjël
dhe një atdhe i madh
i mbetun jetim prej së vërtetës.
05.03.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu