ARKIVI:
5 Mars 2026

A jam unë islamofob?

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Ramazanin kam filluar ta agjeroj në moshën dymbëdhjetë vjeçare. E mbaj mend si sot, kur ditën e parë të ramazanit u ktheva nga shkolla, nga e cila, si fëmijë, bëja një orë rrugë, dhe po haja bukë. Nuk isha agjërueshëm…
Erdhi mixha im, Daka, të cilin e kish rrok sikleti i duhanit…haha… dhe kur më gjeti duke ngrënë më tha “Qe qysh han buk ky, si shka! Qou dil te gjâja!” Unë u preka shumë! Krahasimi me “shka” ishte fyerja më e madhe që mund t’i bëhej një shqiptari!
Me që në anën tonë nuk kishte shqiptarë të ndonjë besimi tjetër, përveç atij mysliman, ata që nuk ishin myslimanë dhe nuk agjeronin, ishin vetëm “shkiet”! Mendoj se, para së gjithash, në anët tona feja praktikohej për të mos pasur asgjë të përbashkët me “shkiet”…
Që nga ajo natë, edhe pse kisha vetëm 12 vjet (isha në kl VI fillore), u çova në “syfyr” dhe agjerova, deri sa e kreva klasën e tetë.
A mund të isha, dhe a mund të jem unë kundër “fesë” së babait tim, i cili edhe pse kishte agjeruar, ishte falur, madje kishte luajtur rolin e imamit, kur në odën tonë ishin dhjetë meshkuj që e falnin “akshamin”, por i cili me pushkë në dorë e kishte luftuar “shkaun” në “Luftën e Shabanit”?! A mund të isha kundër “fesë” se Tij, kur pasi ishte kthyer nga një mungesë e gjatë, për shkak të një tragjedie (…) e më kishte gjetur 15 vjeçar, kurrë nuk më detyroi të falem a të agjëroj, por më tha shko në shkollë e mëso ti, kjo është puna e jote!
A mund të isha e të jem unë kundër “fesë” së Mixhokut, mixhës sim Dakës” i cili edhe pse më kishte thënë “po e ha ramazanin si shka!”, nuk kishte, po thuaj, natë që nuk na e përsëriste: E more bir, nuk e dini ju çka asht shkau! I cili, me pushkë në dorë kishte marrë pjesë në “Luftën e Koloshinit” kundër çetnikëve dhe ishte shquar në atë luftë?!
A mund të jem unë kundër fesë së mixhës Lah, i cili, ndonëse ishte pak më i rreptë për punë feje, u kishte thënë vëllezërve të vet se edhe tokë duhet me shit, e me i shkollue djemtë! Dhe, në ato kushte, na shkolluan.
A mund të jem unë kundër fesë së gjyshit, Halimit, i cili ndonëse e ka agjëruar ramazanin, sigurisht, kishte marrë pjesë në “Luftën për mbrojtjen e kufinit” dhe ishte plagosur në atë luftë, në Merdar?!
A mund të jem unë kundër fesë së axhës së gjyshit, Hetemit, i cili kishte qenë pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe, bashkë me parinë e Drenicës, ishte pushkatuar te “Ura e Podranxhës”, në Vushtrri, më 1912?!
Jo!
Unë nuk jam kundër atyne që, me fjalë e me vepra, na edukuan e na mësuan që para së gjithash e mbi të gjitha jemi SHQIPATARË! Fenë, besimin, e mban gjithkush për vete.
Nëse unë jam kundër degjenerimit të këtij besimi, në këtë rast të besimit islam, I cili ka marrë hov, dhe të cilitdo besim tjetër, në dëm të interesit kombëtar, le të më quajnë islamofob, a s’i të duan!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Edhe une qysh i ri 9 vjeqar pata nis me shkue ne xhamin e ketyre fshatrave ne Jabllanicë te madhe. Imam haxhi Rexhepi ishte arracak aty se nuk i perkiste fisit ton te Krasniqes, ishte Berishe dhe fshati i kishte rregullue nje shtepi ne mahallen e Zekajve. Shkova deri sa nje dite po na tregon se per me shkue ne gjenet duhet “tre kaurr me i hek nga kjo botë per me shkue sheit.”
    Ishte edhe hera e fundit qe kam hy ne nje xhami. Pra imamet dhe hoxhallaret na kthyen ne rrugen e drejt qe te jemi sa ma larg tyre…!

    • A thua mund te krenohemi me bashkejetesë nese hoxha na “meson” qe per te shkuar ne xhenet duhet qe t’i heqësh ( vrasesh) tre kaurrë. E cilet ishin kaurret sipas hoxhes , ishin te gjithe ata qe nuk ishin te fese myslimane. Pra ishin edhe vellezerit e tij katolikë.
      Ti bere mire qe nuk vazhdove frekuentimin e xhamise ku ligjeronte hoxha percares, por jam i sigurte qe numri me i madh i xhematit nuk veproi sikurse ti.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu