Donjeta Hoxha thotë se Kosovën nuk e rrënoi Serbia, por ata që thirreshin në emrin e luftës, ndërsa punonin për interesat e armikut!

Shkrime relevante

Muharrem Salihi: “Sot votova në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë, në vendlindjen time, për zgjedhjet parlamentare në Serbi”

Muharrem Salihu, Tupallë, Medvegjë ____ Te dashur miq, Sot votova në shkollën fillore “Zenel...

Mleçani…, nën dheun e kujtesës!

Alush Kryeziu, Mleçan, Malishevë MLEÇANI NËN DHEUN E KUJTESËS Një thirrje për të...

Diktatorat më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE

Ismet Hasani, Suedi ____ Diktatorët më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE   Shënim: 1....

Qëllimi i vëllait të serbo-çetnikut Vuçiç, është që sidomos fëmijët shqiptarë (rinia) të mos kenë të ardhme në atdheun e tyre

Aurel Desarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Të shkruarit thjesht e shkurt,...

Shpërndaj

Donjeta Hoxha, Prishtinë
____
“Pas luftës në Kosovë, disa “komandantë–gjeneralë” erdhën në pushtet me forcë, me frikë dhe me mit.
Ata e morën shtetin si plaçkë lufte, jo si përgjegjësi ndaj popullit.
Dhe pastaj filluan ta rikthenin Serbinë në Kosovë —
jo brenda natës, por pak nga pak, ditë pas dite, vendim pas vendimi, marrëveshje pas marrëveshje.
Si në historinë e bretkosës:
– nëse e hedh në ujë të valë, kërcen dhe shpëton
– por nëse e lë në ujë të vakët dhe e ngroh ngadalë… ajo mbytet pa e kuptuar
Kështu ndodhi edhe me ne.
Populli u mësua me:
• privilegjet e tyre
• zhvatjet e tyre
• zhdukjen e drejtësisë
• rikthimin e strukturave të Serbisë
• pazaret politike
• tradhtitë kombëtare të maskuara si “dialog”
Nuk ndodhi brenda ditës.
Ndodhi ngadalë.
Dhe populli, ashtu si bretkosa, u përshtat me temperaturën.
U mësua me padrejtësinë, me poshtërimin, me mashtrimin.
Deri sa uji u bë i valë — dhe shteti u gjet në prag të shkrirjes.
Ky është realiteti ynë:
Kosovën nuk e rrënoi Serbia. E rrënuan ata që erdhën në pushtet duke thirrur emrin e luftës, ndërsa punonin për interesat e armikut.”

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. znj Donjeta Hoxha!

    KOMENTIN po e jap shkurt:

    Avokati nga Tirana, Zaçe Islami, ka deklaruar publikisht në mediat, TV Tironase dhe TV “KOJAHIA SHOW” në Prishitne:

    Në qoftë se Hashim Thaçi me të tjerët në Hagë, kanë bërë krime, (vrasje etj.) ndaj popullsisë shqiptare, pak i kanë nga 45 vite burg” (Zaçe Islami, AVOKAT – TIRANË)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu