
Pirro Prifti, Tiranë
Ngjarjet e kohës së sotme në Shqipëri i ngjajnë `mot a mot` vitit 1996, para shpërthimit të skandalit të firmave piramidale, por sot pikërisht 30 vjet më vonë, shpatën e inkuizitorit e ka marrë jo drejtuesit e firmave piramidale por disa Prokurorë të veshur sipas ligjit me pushtet, atë që i ka dhënë pikërisht pushteti Legjislativ dhe Egzekutiv. Shkurtimisht për ti hyrë problemeve se përse po ndodh kështu në Shqipëri pikërisht kur një Maxhorancë për herë të katërt merr pushtetin tashmë më 83 mandate, duhet të kuptojmë edhe sesi një opozitë e mbajtur nga një individ i emëruar dikur nga Ramiz Alia si drejtues i kësaj opozite por me lidhje të forta më fqinjët e veriut të cilët e përdorin sa herë që kanë vetë probleme duke i transferuar problemet e tyre herë në Shqipëri e herë në Kosovë- po përpiqet të destabilizojë vëndin qëllimet e tij personale dhe të të tjerëve që Shqipëria të jetë e dobët dhe të mos bashkohet me Kosovën..
Si drejtues i Opozitës por i pamundur për të marrë pushtetin me zgjedhje tw lira nëpërmjet rotacionit sepse nuk e do populli, pikërisht për shkak të gabimeve, shkeljeve të ligjit, dhe pandëshkueshmërisë së tij, të shkatërrimit të shtetit në 1997, dhe 1998, ngjarjeve të Gërdecit, ngjarjeve të janarit 2011, të korrupsionit masiv gjatë qeverisjes së tij, të coptimit të Opozitës për shkak të mbajtjes me zorr të drejtimit të saj, bërjes non-gratta nga SHBA dhe Britania e Madhe, në ditët e sotme ky drejues opozite i cili ka shkatërrur meritokracinë dhe zinxhirin professional në Shqipëri , ka arritur të kancerizojë sistemin e Drejtësisë megjithë përpjekjet për reformën në këtë pushtet të drejtuar totalisht nga ai.
Duke e parë të pamundur marrjen e pushtetit me zgjedhje që nga 2013 e deri më sot, sigurisht duke parë që edhe maxhoranca duke qëndruar për shumë vite në drejtim krahas punës për fat të keq ka rritje të korrupsionit- drejtuesit e PD kanë drejtuar qëllimin e marrjes sw pushtetit në dy drejtime që i bëjnë dëm Shqipërisë:
-sw pari, të mbrojë vehten dhe paranojën e tij, duke ndotur shtetin shqiptar, qeverisjen, armiqtë e tij (sot i doli armik Salianji), brënda dhe jashtë vëndit, e duke dalë për ditë në tv-ra, duke predikuar sipas modelit të Joseph Goebbels, si Ministri i Propagandës i Rajhut në Gjermaninë naziste, është më i njohur për frazat që lidhen me propagandën, teknikën e “Gënjeshtrës së Madhe” dhe konceptin e “luftës totale” itë cilin e zbaton sipas frazës aë famshme te tij:
“Nëse thua një gënjeshtër mjaftueshëm të madhe dhe vazhdon ta përsëritësh, njerëzit përfundimisht do ta besojnë.”
Mjeti i dytë i luftës për mbijetesën e tij është përmbysja e rezultateve të fitores së kësaj maxhorance me mjete që një njeriu normal nuk i shkon mëndja por Demonit i ka shkuar për bukuri duke përdorur indivdë të pushtetit të tretë atij të drejtësisë dhe pikërisht disa prokurorë, sepse siç ka thënë edhe vetë pas shkatërrimit të shtetit në 1997 nëse nuk i a arrin qëllimit:- `apres moi la deluge`.
E para në këtë këndvështrim, Drejtuesi paranojak i opozitës ka nxitur nje luftë pushtetesh dhe destabilizim politik ne Shqiperi duke kërkuar destabilizim nëpërmjet vendimeve të nxituara të ndonjë prokurori të SPAK të cilët po i bëjnë pushteteve karshillëk të rrezikshëm. Gjatë kësaj kohe kanë futur në burg pa fakte të konfirmuara në gjykata mbi 70 drejtues të maxhorancës me pretekstin e pa vërtetuar te korrupsionit.
Bazuar në ligj, Fajtor te shpall gjykata dhe jo prokurori.
Shumëkush e kupton nxitimin e e SPAK kupton si një detyrë e SHBA por po ta vesh re me kujdes ka nje lufte te urdheruar nga Berisha dhe jo nga SHBA per te nxire vendin dhe shtetin shqiptar.
Përse ky nxitim edhe në rastin e fundit kur Gjykata Kushtetuese pezulloi pezullimin e SPAK dhe të gjykatës, duke patur parasysh se, vetë Gjykata Kushtetuese referoi se me dt. 22 janar do të japë argumentat dhe konkluzionet?
Së dyti, përse Kryeprokurori që i mbaroi mandatI dërgon me urgjencë në Kuvënd kërkesën për heqje imuniteti, në një kohë që Kryeprokurori i ri akoma nuk ka marrë detyrën zyrtarisht?
Së treti, a është koencidencë që sa herë që Demoni thirret në SPAK, SPAK-u akuzon ndonjë drejtues të maxhorancës
Së katërti, Përse SPAK (dhe prokuroria e Tiranës) vazhdon të zvarrisë akuzat ndaj drejtuesit te PD duke e lënë të lirë rrugëve dhe në Parlament duke patur prej vitesh dosjet e 11 janarit, dosjen e Gërdecit, dosjen Partizani, etj?
Së pesti, problemet e ngritura dhe Manjani përse ka kaq shumë të paraburgosur në raport me popullatën? Nëse mos gjetja e fakteve është pasojë e rryshfetit apo e pa-aftësisë?
Së gjashti përse dalin herë pas here një pjesë e sekreteve hetimore të cilat bëhen nga portalet dhe ndonjë gazetar i shitur apo i blerë, duke i bërë të akuzuarit objekte të `gjyqeve popullore` për të akuzuarit? A ka ndonjë ndryshim këto gjyqe popullore nga gjyqet popullore te Diktaturës? Nuk ka asnje ndryshim,prandaj ndryshimi i sistemit e prezumon individn të pafajshëm deri në vendim të prerë gjykate, e për pasojë kuptohet se `gjyqet popullore` të portaleve, tv-rave, face-buqeve, etj, kuptohet që janë pjesë të orkestruara për të ndotur dhe penguar të drejtat dhe liritë e individit, e për pasojë mund të krijohet një klime destabilizmi sipas `BIG LIE` të goebelsit nazist.
E kujt i shërben kjo zallamahi në parlament si sot, në akuza për të arrestuar me burg me pretekstin absurd se mund `të prishen provat`? Po pse more, Demokracia Perëndimore përse nuk i paraburgos njerëzit e akuzuar nëse nuk ka prova? Edhe aty mund të prishen provat, por…është detyra e hetuesve dhe prokurorëve që të gjejnë provat, dhe jo ti heqin lirinë individit me këtë pretendim absurd. Kjo sipas mendimit tim mund të shkaktohet ose nga pa-aftësia e hetuesit apo prokurorit ose sepse dikush ja kërkon me ngulm të futen në burg….
Së shtati, sipas frazave të politikës ndërkombëtare, `kur përplaaset Drejtësia me Politikën në fund fiton Politika`, por pikërisht për këtë argument u bë reforma në drejtësi e cila mesa duket nuk paska qënë e plotë, sepse njerëzit që punojnë në këtë sistem duhet të kenë integritet, dhe profesionalizëm si dhe përvojë pune.
Së teti, këta institucione të reformuara praktikisht nuk kontrollohen nga njeri, dhe duke qënë si të tilla ata po tejkalojnë ligjet sepse edhe kur vijnë para kuvendit japin vetëm informacion dhe jo llogari. Pra del Pyetja Kush i kontrollon Kontrollorët? Kush i kontrollon SPAK dhe Gjykatat kur ato gabojnë apo tejkalojnë ligjet?
Prandaj Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur por e panshme, gjë që pjesa e drejtësisë shqiptare të akuzës nuk e paska këtë element, por ndikohet nga Politika apo më mirë nga një politikan i cili në vënd që të largohej nga politika, për shkak të influencës së madhe që ka qoftë financiare e qoftë politike po dëmton ekuilibrin midis pushteteve duke ndikuar tek prokuroritë. Mesa duke politika si zakonisht në një vënd të vogël si Shqipëria, ka ndikuar mbi drejtësinë por në mënyrë paradoksale: në vënd që të ushtrojë presion maxhoranca ndaj drejtësisë e cila drejtësi i ka futur në burg dhjetra drejtues, – në fakt ka ushtruar presion politik, opozita e cila i ka rrënjët e thellla në individë të drejtësisë, madje akuzat penale janë drejtuar nga individë të opozitës kundër individëve të maxhorancës shumica për inate personale si ai individi që humbi në Fier, dhe këto akuza penale SPAK i ka marrë si të mirëqëna por duke tejkaluar kompetencat të cilat sot Maxhoranca duhet ti paraqesë në Pushtetin Legjislativ për të parandaluar një katrahurë të ardhsme si ajo e `97.
Interesant është fakti se djallëzia e politikës opozitare është se fajet dhe gabimet e veta i kalon si faje dhe gabime të maxhorancës, sharjet ndaj SPAK apo AS-AK të Demonit janë në fakt një presion i politikës ndaj kësaj pjese të Sistemit të Drejtësisë
Shpresojmë që ligjet kushtetuese të zbatohen dhe të kërkohet ndohma e ndërkombëtarëve për të stabilizuar këtë gjëndje aspak normale që i ngjan tërmetit në një gotë me ujë por që mund të derdhet uji dhe të ndotë gjithë shoqërinë shqiptare, siç po e ndot sot një person i cili nuk duhet të merrej më me politikë.


