ARKIVI:
7 Mars 2026

Adem Demaçi në mes tri zjarreve 1997 – 1999

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë

Dialog strategjik në mes SHBA-ve dhe Republikës Kosovës nuk ka pasë. Pra fillimi i dialogut është ndërprerë ende pa filluar. Së këndejmi Kosova ka marrë një goditje diplomatike si paralajmërim. Ndërsa miqësia SHBA-Kosovë është e palëkundur. Institucione amerikane që e kanë përkrahur Kosovën nga dekada e fundit të shekullit XX e deri me tash, nuk ndryshojnë ashtu si parashikon pushtreti i Beogradit dhe Moskës. E vërteta, nuk besoj se fati i shtetit Kosovës, do të lidhet me një individ që e don shumica e popullit, por që e lufton opozita politike, për Amerikën është një pozicion, sikur referi kur e qorton një futbollist për diciplinë, por që futbollisti varet a e ka kuptuar seriozisht vrejtjën. E popullit i them se duhet mësoi me urti çështjët, e jo nga arsenali i politikës hasmuese!

Pozita e Adem Demaçit pas daljës nga burgu

Adem Demaçi edhe pse doli nga burgu më 1990 ai menjëherë u plasua në mes dy poleve politike, duke mësuar se doli nga burgu i vogël dhe erdhi në burgun e madh, sepse vendi ishte nën okupimin diaktatorial të Sllobodan Millosheviqit (Hitleri i BallkanitP). Por, në ato rrethana mbretronte një fenomen sepse më një anë ishte LDK që propogandonte politikë paqesore me okupatorin, e ai realitet ishte sikur të propogandonin hebrenjët paqe me Hitlerin më 1941. Në anën tjetër, ishin forcat rrevolucionare të Lëvizjës Popullore që propogandonin shkallë –shkallë luftë kundër okupatorit, ritmin e së cilës luftë do ta caktonin ata të LPK-ës ku Demaçi e kishte vendin parësor. Pra,nuk ka qenë pozicion i lehtë që Adem Demaçin deri më 1 tetor 1997, të pozicionohët më fuqishëm se kurrë më parë në anën e studentëve dhe profesorëve të Univerzitetit Prishtinës, për t` i përkrahur demonstratat, që u bërën kufi në mes ligësisë para okupatorit dhe patriotizimit e guximit për t` i ndryshuar epoakat historike në Kosovë. Po, Adem Demaçi më ka ftuar për këshillime në fund të shtatorit 1997. I kam thënë pa asnjë dilemë duhët përkrahur Rektorin e sidomos studentët, të cilët gjithëmonë simbolizojnë progres dhe siellin gjak të freskët në valët e përgjakura të historisë sonë të lavdishme.

Adem Demaçi pohimit tim do të shpreh: “Janë disa individë dhe studentë që po më telefonojnë se po u përgjakën rrugët e Prishtinës, do të mbetëm përgjegjës historik”. Iu përgjegja se më 1968, kërcnimet e ngjajëshme ishin përmanenete. Por, fyerjet ishin edhe fizike nga disa studentë, e sidomos profesorë, që shpresonin se trasformimet në shoqërin jugosllave do të pikin nga qielli. E kërcnuesit shprehnin se kishin kontake me parin politike, pa nderprerëje, prandaj folnin me gjuhën e tyre. Ishte kotë të na bind dikush ndryshe sepse ishim në anën e lavdisë, prandaj shumica dërmuese e studentëve, iu bashkuan Lëvizjës rrevolucionare `68.

Ndërsa më 1997 Bacit disa individë donin t` ia “prenin kmishën”, por që më parë donin t` ia shkurtonin të dy duartë dhe këmbët, sepse thonin kërcnuesit:  “lirinë do të na e siguron Perendimi, pa marr pjesë na vet, që kishim nevojë, pra po na hasmëron me tërë botën”. Bacit edhe në këto kushte i është thënë më vonë në procesin e miqësisë thellë: “Bac Ju jeni më shumë se Përfaqsues i UÇK-ës. Jeni përfaqsues i popullit në luftë për liri. E ata që janë “përfaqsues të popullit” kundër luftës, valët e historisë ngadal do t` i konvertojnë në pozicion dytësor, sa që do të vijë dita që do të turprohën edhe nga hieja e vet. Këtu diku pushon tajmbajdingu historik i kohës. Këtë fakt Demaçi e dinte fare mirë. Por kurrë nuk e potenconte para të huajëve që vinin plotë pezm e shkonin edhe më të pezmatuar siç ishte Jirzhi Dinsbir, Krostofer Hilli dinak dhe shumë i sharruar në hipokrizi. E vërteta, në saje të informimit të gabuar për realitetin, pse kishte lindur UÇK, shumë të huaj shfaqnin një mëni të papërshkruar ndaj guerilës sonë lavdiplotë. E Baci, ishte ai që u dëshmonte vëndosmërinë e shqiptarëve patriot me fjalët: “Ose duam pavarësi, ose duam me vdekë të gjithë”. Këtë aksiomë morale dhe politike Adem Demaçi ia tha edhe Zonjës Olbrajt në telefon nga Lublana në mars 1999.

Sot shumë korba po thonë  “jemi shqipe”!

Sot për patriotizmin dhe për luftën e UÇK-ës, gjithnjë për të marrë poena dhe për ta dytësuar luftën e drejtë, madje shumë gazetarë dhe individë me funksione katundi dhe qyteti, po e japin frymën e fundit për të mbetur të paktën në lojën historike, tash jo në luftë për çlirim, por në beteja për pushtet, po shajnë e pshtyjnë konkurentët politik.

Tani sa më përket mua, që po shkruaj dhe po provojë me fakte ta nxjerr rrënjën katrore realitetit politik në Kosovë,shkrimet  nuk po i shoqërojë me referenca, sepse natyra e gazetave është e tillë, por betohëm se gjithëmonë do të përpiqëm ta shpalosi të vërtetën, deri aty, qoftë që të jetë edhe kudnër meje. Por, tani dua t` e zbërthej një fenomen që mësohet në studimin e luftërave, të cilit do lloj qofshin ato luftëra. Gjithënjë pas mbarimit të luftës, për t` i dalluar disa fenomene shkollore, duhët njohuri. Është fenomen nga lashtësia se okupatori që e humb luftën, dihet se do ta shkrijë energjinë e fundit, për t` i krijuar kushtet, për ta kthyer humbjën në fitore. Konkretisht, okupatori serbian në Kosovë më 10 qershor 1999 u kualifikua si agresor, dhe humbës i luftës.Okupatori serbian u detyrua ta nënshkruaj kapitullimin. Si agresor, shteti i Serbisë ishte fakt se e kishte kthyer Kosovën në gërmadha. Dhe i vetmi mjet për te me u largua nga Kosova pa dëme kolaterale, ishte futja e akuzave ndërmjet UÇK-ës dhe LDK-ës.

Roli i ri i okupatorit serbian në Kosovë nga 10 qershori `99

Si humbës qarçet e okupatorit serbian, me shpejtësi do të riorganizohën gjatë qershorit dhe korrikut 1999, për të krijuar rrethana armiqsore: në mes UÇK që ishte fitimtare e luftës dhe LDK-ës që ishte paksa e dytësuar për pozicionin paqesor që kishte mbajtur si konstantë politike fillim e mbarim 1989-1999. Por, këtë fenomen historiko ushtarak, ardhja e Batalonit Rus në aeroportin e Prishtinës (11 qershor 1999), do të krijojë “siguri” psikologjike për banditizmin serbian. Kështu Beogradi do ta vazhdojë lufta në rrethana të reja , gjithnjë duke provuar që të shkaktojë luftë QYTETARE, në mes shqiptarëve. Po, okupatori do të kujdesët për të mbuluar gjurmë edhe duke vrarë serbianë civilë dhe duke propogaduar në çdo derë të oficerëve të NATO-s, nepër zonat: amerikane, angleze, franceze, gjermane, turke , holandeze, italiane etj se: “shqiptarët janë të pasigurtë dhe UÇK është organizatë terroriste”. Prandaj, “sigurinë dhe pushtetin mbi ta mund ta ushtrojë vetëm Serbia, e cila më 1945 i ka vrarë dhe nëse është nevoja do t` i vras të gjithë edhe tash”!

E vërteta, këtë rrol të okupatorit askush nuk e ka hulumtuar nga autoritetët e NATO-s dhe UNMIK-ut. Madje hulumtimin UNMIK ua ka ndaluar me kërcnim edhe puntorëve shkencore të institucioneve të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq, UNMIK prokurorëve dhe gjyqeve të Kosovës nuk u ka lejuar kurrfar kompetencash ligjore.

Çka dëshmojnë numrat: “janë vrarë 400 minoritarë, 116 UÇK dhe 106 LDK”?

Në opinion shumë shpejtë pas çlirimit do të lansohën shifrat se: “në Kosovë ka pasë krime monstruoze nga UÇK”. Sidomos në dy muajtë e parë të çlirimit do të propogandohët shifra e “vrasjeës së 400 serbianëve dhe shqiptarëve të ndershëm”. Këtë shifër, do ta lonsojë Sherbimi Kontrainformativ i Ushtrisë DFJ. Në këtë “sasi serbësh të vrarë-400” (?!), shumë shpejtë prej të njejtës “kuzhinë udbeske”, do të lansohët edhe shifrat se: “janë vrarë 116 pjestarë të UÇK-ës dhe 106 drejtues politik të LDK-ës”. Në këtë proporcion numrash, tabet (istikamet) ishin të përgatitura nga oficerët me pervojë serbianë. Por mungonte vetëm aktori, që do ta shkrep i pari lajmin e drejtimit të plumbave në mes UÇK-ës dhe LDK-ës. Dhe lajmin terthorazi e pati shkrep ai që në Rambuje krekosej nepër qoshe se: “UÇK ka bërë krime, se është terroriste”. Ai u shti sikur nuk e dinte se Amerikanët nuk e quante UÇK-ën më terroriste. Prandaj, kërcnohej bajlozi në Rambuje se: “Nëse Ju “Kolegë” nuk nënshkruani që në Kosovë e Metohi të mbesin 11000 ushtarë e policë serbian; nëse kufirin me Shqipërinë e ruajnë këto forca; nëse nuk ka asnjë garancion se do të largohen nga okupimi, ne rrezistencën diplomatike, do ta vazhdojmë nepër kampe dhe bordele ala Rambujet tjera”. Prapa këtij “diploamti” të vetshpallur qëndronte fuqishëm një diplomat që quhej Kristofer Hill. Në këtë valle ishin edhe disa agjetë rus,e që propogandoni se e kanë prapa Pentagonin.  Dhe në këtë mjegull të gjakut dhe skllotës, dihet se fjalën kryesore do ta kanë ata që komunikojnë anglisht. Për momentin ata që ishin kalbur nepër burgje, dhe nuk e kanë pasur asnjë shansë që të mësojnë gjuhë tjetër,u kualifikuan se janë “kundër tërë botës”. Këtu pushonte “fuqia” e interkolektorit intelektual, që numrohej i barabartë çak edhe me Presidentin Ibrahim Rugova, e ai (ata) ishte pa parti dhe nuk dihej kend e përfaqson.Por ngjarja e filmit, falë Sekretarës Olbrajt nuk mbaroi me fallin e sojit që thurë ngatrresa gati sa okupatori, në mes shqiptarëve.Prapaskenat e sojit të këtij personi do të zbulohën më vonë, kur akterët që e digjuan bisedën Ollbrajt-Demaçi e thanë të vërtetën.

Çka i ka sjellë Kosovës qëndrimi amerikanë për ndërprerëjën e dialogut strategjik (IX 2025)?

E Sot, Kosovën nuk e rrezikon “antiamerikanizmi” i Albin Kurtit, por e rrezikon proamerikanizmi i hajdutëve dhe agjentëve të Sorosit dhe Grenellit, shkroi këto ditë dijetari Kim Mehmeti. E vërteta, Kosovën e rrezikon edhe çdo dezinformim që plasohet në qarçet individuale amerikane, e që janë kundërshtarët politik të Bill Klintonit dhe Gjoe Bajdenit. Edhe më konkretisht, vrasjet e 116 pjesëtarëve të UÇK-ës dhe 106 aktivistëve politik të LDK-ës, gjithnjë duke e ditur se në mes UÇK-ës dhe LDK-ës ka pasë ekzistuar një rivalitet, i cili kur të ngjyroset politikisht, konvertohët në hasmëri, edhe sot rivaliteti në politikë po shfrytëzohet si një kartë pa mbulesë. Madje këtë hasmëri e lansoi një gazetar që shtihet edhe si historian sepse shkruan në stilin pozitivist sikur kur tregohën prrallat e Nastradin Hoxhës!

Ndërsa 400 minoritarët e ‘vrarë’ pas luftës, lansohën tash për ta “vërtetuar”, se shqiptarët nuk durojnë minoritarë. Këtu diku pushon “zbulimi” i hafijës nga ish errsirat udbeske, kartë boshe që e nxorri këto ditë nga “notesi i tij udbesk”. Por ata që i njohin fenomenet e luftës e dijnë se okupatorët pasi që e humbin luftën provojnë të përdorin çdo mjet për të krijuar shansa që të kthehën me luftë speciale ku ishin. Me këta numra të lansuar “historiani” ynë me famë (!) don për të treguar se nuk e ka harruar zanatin. Mos e vet se kallxon vet.

Në rrafshin ndërkombëtar pas kapitullimit, serbët provuan për ta mbuluar krimin e tyre me prezencën e ushtarëve rus në Aeroportin e Prishtinës, por edhe me largimin e kufomave nga Kosova. Prandaj, “ndërprerja e dialogut strategjik amerikan me Kosovën” sot, dhe prezenca e ushtarëve rus në Aeroportin e Prishtins më 1999, e kanë një emrues të përbashkët. E minojnë propogandikisht çdo investim nga të haujtë në Kosovë në rend të parë, sepse siguria propogadohët se: “nuk mungon” për të ndertuar hotel mu aty ku ishte Instituti historik ushtrak i RSFJ , si dhe selia e Gjeneral Shabit të APJ-ës në Beograd. Madje, nga i njeti majdan ka kontrata se do të investohet edhe në Sazan të Shqipërisë. E këtu në ndihmë kësaj politike i del, kush tjetër përpos Sorrosi dhe “Ballkani i hapur”, prapa të cilit qëndron Putini. E kto fakte të krijuara, për ata që janë të paarsimuar i spejgojnë, pse jo, si numra. Në shumë raste edhe duke shitë moral dhe patriotizëm që e ka përfshirë inflacioni, këta “fenomenarista”, janë sepse si polkitikanë nuk janë më konkurent për marrjën e pushtetit. E vërteta, ky idiotizëm politik i tezgave të zdralta nga alkoholi, ka për qëllim për ta përvetsuar miqësinë në mes Kosovës dhe NATO-s, në rrafshin pro amerikan. Për fat të mirë, këto fenomene drejtuesit e NATO-s i kanë të njohura dhe janë diskutuar dhe debatuar me kohë.Tash, as krimet e as miqësinë amerikano-shqiptare, nuk mund ta përvetësojë asnjë parti, asnjë individ, e mbi të gjitha asnjë qeveri. Ajo miqësi është pronë popullore gjithë shqiptare.

Si po e shfrytëzojnë kundërshtarët e UÇK-ës dhe Beogradi zyrtar gjendjën e re?

Me lansimin e pastudiuar se: “janë vrarë aktivistët nga LDK-ës jo nga sherbimet terroriste serbe”, por nga “UÇK terroriste” janë në sinkroni edhe një pjesë e agjenturave të huaja, sidomos ruse, sllovake, spanjolle, rumune e çipriote, të cilat nuk do të terhiqen edhe një kohë të gjatë nga supozimet se: “UÇK ka vrarë civilë joshqiptarë”, sepse kjo akuzë u nevoitët deri sa të përfundojë verdikti në Gjykatën Speciale në Hagë, e cila nuk i përgjigjet asnjë institucioni në Kosovë, por që iu ka ngushtuar horizonti i anarkisë me dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjës .

Po ku është drejtësia në këto rrethana atëherë? Si duket “drejtësia e vonuar” që nuk kishte të drejtë të ushtronte drejtësinë,prandaj mbeturinave të saj, sikur iu kanë kthyer kohën kur shqiptarët menjëherë pas 10 qershorit 1999, u bërën përgjegjës për çdo gjë, por u xhveshën dhe mbetën pa kompetenca për tërë atë që kshte ndodhur dhe po përseritej. E historia përseritej, krejtë me qëllim të primatit të diplomacisë së forcës t` i vijë në ndihmë se: ”Në një territor shtetëror nuk lejohën dy ushtri. Prandaj, më 21 qershor 1999, në stadionin e Prishtinës u demobilizua UÇK, dhe u kthyen në një institucion civil të uniformuar; Nuk lejohën dy hetuesi, dy gjyqe; Nuk lejohet të funksionojë kurrfar parlamenti ligjedhënës. Por Kosova duhet provojë me prova që janë në pyetje rrethanat për t` u spjeguar si drejtësi dykuptimore, në faktin se: “Lësho vërtetim, por mos vulos, e mos nënshkruaj, sepse nënshkrimin dhe vulën e mbajnë UNMIK-asit’. Këtu pushon realiteti i mjerë i Kosovës edhe pas çlirimit.

Propoganda kundër institucionit moral dhe politik: Adem Demaçi!

Po, propoganda kundër Adem Demaçit nuk është hulumtur dhe gjykuar nga sociologët dhe as nga diplomatët menjëherë pas çlirimit.Këtë propogandë, nuk e kanë hulumtuar as historianët, sepse arkivat janë të mbyllura. Ndërsa, katedrat nepër fakultete japin tema diplome më të “lehta”, fenomen ky që mund të spjegohët, se ka dorëshkrime por që nuk guxohet të botohën sepse Gjykata Speciale u rrinë te dera sikurse OVL UÇK-ës, për të cilën u bë burg, për një kohë të caktuar në Hagë, sepse ataqë e objektivizojnë UÇK si çlirimtare sipas një kaste që e humbi hapin me kohën duhej “bërë çdo gjë, për t` ua thyer kurrizin. Në rend të parë në këtë “rrevolucion kulturor” ishte menjanimi i Adem Demaçit nga çdo funksion, duke e shpallur “të paballansuar…”.

Po shtrohet pyetja: a ka ardhur koha që për Luftën e UÇK-ës të dihet e vërteta. Mendoi se PO. Sepse para Gjykatës  Speciale kanë filluar të plasohën prova dhe fakte nga: Xhemës Rubin, Paull Villiams etj. që do të vijnë, të cilët do të tregojnë se: Fuqia tash nuk është më në tanke, por është e rrënjosur në popull, sepse po vërtetohet e kaluara e ndritur nga njerëzit me autoritet të dlirë dhe me pozita të larta që kishin në kohët kritike gjatë luftës, dhe pas çlirimit Kosovës,gjithnjë me autoritetin Amerikan dhe fuqinë e NATO-s dhe UÇK-ës engjullore, ku Adem Demaçi si Mendele i Evropës, e zbardhëte luftën Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, sepse e kishte obligim moral, ashtu se e kanë historianët dhe të tjerët për realitetin e Kosovës dje, sot dhe nesër. Por tani dihet publikisht se në kulmin e luftës, një patri parashihte se në pikë të verës do të bje borë. Madje, nuk e dinte se ka punë me një okupator që e njeh vetëm grykën e pushkës. Në anën tjetër sot, Albin Kurti nuk do ta pranojë kurrë prrallën se: “rusët ia kanë pranuar një partie politike të Kosovës që: Prekupën, Kushumlinë, Vrajën me Luginë të Preshevës (Shipni e vjetër deri më 1877), t` ia kthejnë Kosovës,me kusht që shqiptarët ta lëshojë Bonstilin duke u lidhur me Qendrën “humaniatre ruse” në Nish. Madje, këto “prrala politike” premtohën se: “Kosova do të kthehet në një Izrael në Ballkan, pa të drejtë që të i bashkohët Shqipërin”. E këto fanazi shqiptarët nuk do t` i pranojnë kurrë sepse janë populli më pro Amerikan në botë.

Tani shtrohet pyetja: çka do të ndodhë me LVV-ën e çka me opozitën politike në Kosovë. Të nisemi nga e fundit. Lista serbe do të shuhet. Opozita shqiptare do të shpërbëhet vetëvetiu. LVV do të transferohej në parti republikane, ose socialdemokrate. Kështu moralizojnë “analizat” e konspracionistëve. Por mbi të gjitha, duhet mësuar fare drejtë se: fati i shtetit dytë shqiptar do të forcohet dukshëm sepse demokracia në luftë për pushtet, do të jetë në oborrin e konkurencës e jo në armiqësi, si deri me tash, gjithnjë duke qenë sa më afër SHBA-ve, sepse populli i Kosovës në çfardo kushtësh ishte, është dhe do të jetë populli më pro amerikan në botë, me Albinin Kryeministër të Republikës Kosovës.

Pak histori krahasuese

Më 1945 serbët me përvojën e tyre dinake nuk thonin: “Mulla Idirzi me forcat e veta po lufton që Kosova të çlirohet nga komunisto-çetnikët e konveruar në partizan nga 21 XI 1944 nga Kryesia e AVNOJ-i, por thonin dhe shpërndanin pamflete se Mulla Idrizi po lufton për kthimin e nazizmit në Kosovë”. Ngjajshëm deklaronin dhe shkruanin për Shaban Polluzhën dhe luftë e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, se “po lufton për Hitlerin dhe pushtetin e tij”.

Sot (2025) hilegjinjët dhe hajnat politik nuk po thonë se Albin Kurti po “Lufton për shtetin e Kosovës”, por po hapin propogandë speciale se “Albini është kundër Amerikës”. Unë mendoi se koha i qet në dritë të gjitha ndodhitë. Albini është më proamerikan se sa ata që qëllimin “ilegal” e kanë pushtetin, madje duke e quajtur vetën edhe agjent të CIA-s. E mjera CIA nëse ka mbetur në sherbimet e tyre! Panterej.

  • Kushtuar: Jusuf e Bardhosh Gervallës e Kadri Zekës, si nxënës të shkollës Bajram Currit!

Më 19 shtator 2025 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I dashur dhe i nderuar shok profesor Hakif Bajrami. Edhepse keni qene profesor qe kerkonte nga neve shume dijeni (4 land na keni ligjeru) Ju mbaj ne mend si njeriun qe luftonte per ata me te dobetit. Ate nuk e kam haru. Ju jam mirenjohese per gjitha ato cka na keni mesu dhe Ju jam mirenjohese ngase nuk me keni diskriminu per faktin sepse baben dhe axhin e kam pas ne Goli Otok shkaku i Kosoves dhe kundrshtimit Titos nga axhi im Vesel Rexhepi lidhur me Ranković, e ne fillim te tetorit 1950., ne Beograd. Dhe babit cili i rin krah vllaut te vet lidhur me kete dhe mashtrime te Titos ndaj shqipetarve. Ka tentu babi me na mbrojt nga 1962., kur te dyt vijne ne Liste te Zeze Rankovićit. Axhi vazhdoj te flet me shok te ngusht ( nuk kishte femij) por babi beni nje hap permas shkaku i neve , tre vajzave qe i kishte. Dhe kurre para neve nuk fliste per politike, kurre. Asgje nuk eshte bardh e zi i nderuar shok profesor. E as keta te UCK-se qe erdhen me vone ne UCK, si pershembull Hashim Thaci. Ibrahim Kelmendi, Kadri Zeka dhe Jusuf Gervala ishin LPK dhe formues te asaj si qelize te UCK-se. Per Xhavit Halitin me nuk jam e sigurt kush ishte dhe cfare ishte. Per Ibrahim Kelmendi e shti doren ne zjar se ishte i Levizjes dhe nje nga ideator te UCK-se. Si dhe Adem Demaqi me cilin dite e me vite kam kalu kohe. E kane adhuru dhe kroatet me cilit ishte ne burg Stara Gradiška ne Kroaci. Isha e para qe e prita kur dul nga ai burgu. Kur flisja me te, e per gjithecka dhe me ore, nuk kisha as nuk ndijsha nevoje per buke. Perbese. Per kete Lufte per Kosove jam trajnu nga viti 1985 e me tere intenzitet nga viti 1987, shtator, kur ne Paraqin vritet Aziz Kelmendi e qe me tha nje oficer i JNA sapo i pensionuar se ajo ngjarje ishte, citim: “Obračun Crne Ruke sa JNA” e Aziz Kelmendin e kane vra nder te paret nga ata djem qe u vran ne Paraćin ne fillim te shtatorit 1987. Po, jam trajnu per Lufte per Kosoven dhe per Kroacine. Sidomos per Kosove, kuptohet se dijsha qe kroatet jane ne gjendje me i thy serbet crnorukashet. Adem Demaci ishte zotni por zotni ishte dhe Ibrahim Rugova. Sa per Hashim Thaci… pritni pak shok profesor… pritni. Jane pendu dhe ata qe e kane pru Hahim Thacin. Kam shku shpesh ne Shqiperi per me i gjet ata qe munden dhe dojne me na ndihmu ne ate Lufte te PASHMANGSHME me Serbi. Nuk du gjere e gjat me spjegu se vetem disa persona nga 1991 e tutje, e mbeshtetshin Kosoven dhe ishin te gatshem me i ndihmu Kosoves. Ne Shqiperi, po e perseris shkojsha shpesh. Shume sharje dhe denigrime sidomos nga jugoret degjojsha per neve te Kosoves. Jam taku ne Shqiperi dhe me Lobby per Kosoven pra me kongresmenet dhe senator amerikan. Amerika e rrzoi Sali Berishen 1997., kur deklaroi se Shqiperia nuk do te rin anash nese ne Kosove fillon masakra ndaj shqipetarve. Atje isha kur ndodhi ky rrezim per 48 ore. Amerikanet e rrezuan ngase ne ate projekt Jallta e Re, 1985., Shqiperia, konkretisht Ramiz Alija REFUZOI te mer pjese. Po sypozoj, po them vetem po sypozoj kur austriaku Stainer i a propozoi Shqiperise te jet pjestare e atij projekti, ne mes amerikanve anglezve dhe ruseve, e Ramiz Alija refuzoi, keta e bonen plane e pa Shqipeni. Te i kthehem UCK-se. Ne ate Propagande per UCK-ne, e nga 4 nentor 1997., ne fillim nuk ishte as ngat Hashim Thaci. E as nuk ishte ne Minhen kur u themelu UCK-ja, ku isha dhe une. Po, kam bo disa poteze strategjike ne HRT te e menjanoj Ibrahim Rugoven, me tekste, e me qellim te them se nuk eshte ne Loje, e i kam bo ato poteze strategjike e me qellim te i ruhet jeta atij, Rugoves. Po, kam BO ATE PUNE. Sipas asaj strategjie: Propagande- Antipropagande- Propagande. Po, e kam ate pune. Kur me lajmrroi dikush, e nuk me kujtohet kush qe Hashim Thaci eshte lider i ri i UCK-se kam bo tekstin dhe e kam ngrit Thacin deri ne qiell. E per kete pendohem. Per kete. KEQ PENDOHEM. Sepse cka ka mujt me prish ai Hashim Thaci, e ka PRISH. Me 24 mars 1999., i kam thane koleges time ne HRT, Mirjana Hrga qe e udheheqte Ditarin nga 19: 30, i kam thane ne 19: 20 kete fjali. Ti sonte ke me pas ate ndere qe ke me lajmrru se NATO e bombardon Beogradin. Ajo me shiqoi disi me dhimsuri dhe me tha: “Rexhepi, nisu ih bombardirali ni zbog nas, ni zbog Bosne, neće ni zbog vas”. I thash: Po te perseris se ti Mirjana Hrga sonte ke me pas ndere me lajmrru se NATO po
    e bombardon Beogradin. Hyni ajo ne studio dhe do minuta pas 20:15 ajo tha ne Ditar qe shkonte drejtperdrejt: “Dragi gledatelji upravo smo primili vijest da NATO snage bombardiraju Beograd”. Dhe u mledhen mrenda 20 minutave te gjithe relevant te HRT-se. Dhe redaktor, kryeredaktor, producentet, drejtoria e HRT dhe shkuam per se gjalli, pra drejtperdrejt, tane naten tu kontaktu me gjitha faktor relevant ne Europe, USA, Angli, France dhe Shqiperi. Teksti im me dikend nga Shqiperia, e ish stafit te Pjeter Arbnorit ishte i pari si dhe perkthimi simultan Mos ta zgjas. Me Hashim Thacin qe mu ka kercnu me jete tri here e dy tentativa gati mbrijti, ne Shqiperi kur pritsha Rugoven te vjen nga Italia, ne muajin maj 1999.,, pastaj ne Presheve kur isha me dite ne vije te pare te frontit me komandantin Rebeli (Muhamet Xhemajli) dhe kur isha se fundi ne Kosove. Tentime ishin ne Shqiperi, ate e pshtova as vet nuk dij si, midis dite ne dy ora, dhe ajo me serioze ne Presheve, ku komandant Rebeli deshprohet thelle. Isha ne fronte me te, e na gjujshin serb nga tona armet, por ai vendos dhe me evakuon nga Presheva ne Kosove kur boni tentative vrasjeje me bombe ai Hashim Thaci, 2002-ten e Komandanti Rebeli mendoi se ishte tentativa te vrasjes ndaj tij, por mer vesh se ishte ajo bomne per mu, dhe ai Komandanti Rebeli urdhron te me evakuojn se pari ne Kosove e se shpejti udhtova ne Zagreb. Dhe me thot disa here: ” Jemi te tradhtum ne kete Lufte ne Presheve.” Komandant Rebeli ishte nder njerez me te mire qe i kam njoft, ma qonte mallin ne Bekim Berisha Abei, e ne shtab te vet e kishte foto te madhe te Abeit te vendum ne mure. Komandantin Rebelin, e shume te shkathet e kane vra pas Lufte ne Gilan, para deres te shtepise qe gati para 20 vite, e as sot nuk dihet kush e vrau kete komando aq te shkathet cfare ishte Komandant Rebeli qe luftonte dhe ne Kroaci, Kosove dhe ne Presheve. Pra te e shkurtoj: Me Hashim Thacin jam taku vetem nje here, ne Zagreb 2006., kur ishte Konferenca nderkombetare per Kosoven e mua me dhane detyre qe te bej Interviste me te. Per kete kam shkru disa here. Ishte ne tavoline me Veton Surroin dhe Arben Xhaferi. Kur u afrova tavolines aq u friksu ai “trimi” Hashim Thaci. U friksu. Po, pranoj qe ju drejtova pak ma ashper me fjali: Ku je Hashim Thaci qe ti kam mledh bet. Ishte i frigum dhe u drejtu Vetonit me fjali: ” Kjo po mendon se une zdi kush o kjo, e une di kush o kjo sepse ishte ne formim te UCK-se e une nuk jam kone atje.” I thash me arogance: Tamermendja se nuk je kone, sepse une jam kon atje e masi qe nuk te pash atje ne banese te Ramiz Lladrovcit, kuptohet se sje kon. Po, isha e ashper. E intervenoi Veton Surroi, mi tha do fjali te ashpera , e pshtoj Hashimin. Arber Xhaferi nuk foli asgje. E qe u qudita me Vetonin pse mu drejtu ashper… po u qudita. Dhe nuk ndij asnje, asnje keqardhje per Hashim Thacin. ASNJE. E as per Rexhep Selimin qe i a boni Bekim Berisha Abeit ate cka ja boni ne Drenice, dhe Bekimit dhe Afrim Shurecit. E Ju lej Juve shume i nderuari shok profesor, te merni vesh kush ishte dhe kush eshte Hashim Thaci, nese doni. E Albin Kurtin e kam taku ne Zagreb, dhe shume cmoj, shume e cmoj, Dhe Ju e cmoni sa kuptova. Une e cmoj dhe per faktin se eshte I VETMI shqipetar nga i cili frigohen serbet. I VETMI. Dhe ketu ndalem. Me respekte te thella per Juve i nderuar, i dashur shok profesor Hakif Bajrami nga i cili kam mesu shume gjera dhe ne Filozofi dhe ne Histori. Ju falemnderit per gjithecka. Dhe kurre nuk haroj se keni luftu ne Gjimnaz per ata me te dobet dhe se nuk me keni nenqmu shkaku i babit dhe axhit tim. As nuk me keni nencmu qe isha e dobet ne gjuhe shqipe. Te Ju ne filozofi kam pas noten 5 (pes) qe ishte gje e madhe ngase Ju kishit kriterre te larta ne te gjitha lande qe na i keni ligjeru. Nderime i dashur, i dashur dhe shum i nderuar shok profesor Hakif Bajrami.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu