
Rrahim Rastelica, Gjermani
___
Shume njerez deklarojne se Skenderbeu ishte nje atlet i krishterimit e prandaj Skenderbeu ka bere lufte ne emer te krishterimit. Ky eshte gabim i pafalshem per nje shqiptar. Skenderbeu nuk ka luftuar kurre per fe por vetem per atdhe dhe ja provat per kete gje.
Skenderbeu nuk ka deklaruar kurre qe po luftonte per krishterimin. Deklarata me e famshme e Skenderbeut eshte kjo : “Dhe nese kronikanet tane kane te drejte ne jemi pasardhes te epiroteve” gje qe tregon se Skenderbeut nuk i interesoi kurre feja por etnia.
Dhe prova me e madhe per Gjergj Kastriotin Skenderbeun eshte Beslidhja e Lezhes. Beselidhja e Lezhes nuk ishte nje beselidhje fetare por shqiptare. Skenderbeu thirri ne Lezhe te gjithe princat shqiptare pavaresisht se cfare ishin ata te krishtere ortodokse, te krishtere katolike apo muslimane. Dhe kjo gje vertetohet nga emrat e princave shqiptare te cilet morren pjese ne Beselidhje dhe nenshkruan marreveshjen e Beselidhjes.
-Gjergj Arianiti i krishtere ortodoks nga jugu i Arberise,
-Andrea Topia(Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij (te cilet ishin konvertuar tashme ne muslimane) dhe nga i nipi Tanush Topia,
-Teodor Korona Muzaka princ i Beratit ortodoks shqiptar,
-Gjergj Stres Balsha, princ katolik i krahinës midis Krujës dhe Lezhës
-Pal dhe Nikollë Dukagjini, katolike te veriut principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë,
-Lek Zaharia Altisferi, katolik princ i Danjës;
-Pjetër Spani, ortodoks shqiptar princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, katolik princ i Zadrimës;
-Stefan Çernoviçi, ortodoks shqiptar princ i Malit të Zi.
Ne beselidhje merrte pjese vete Gjergj Kastrioti Skenderbeu si musliman dhe nipi i tij Hamzai dhe ai po musliman.
***
Sic shihet te gjithe keta ishin princa shqiptare por me fe te ndryshme dhe ishin aty te tre fete ortodokse, katolike dhe muslimane. Pra kjo eshte prova e pamohueshme qe Skenderbeu nuk luftoi per fe por per atdhe per perkatesi etnike dhe per lidhjet e gjakut. Kush pretendon se Skenderbeu luftoi per fe atehere ai njeri qe e thote kete gje genjen dhe manipulon me dashje dhe per arsye fetare historine e paster e te mrekullueshme te kombit shqiptar. Ai njeri qe deklaron qe Gjergj Kastrioti luftoi per fe genjen dhe per kete arsye nuk duhet te lejohet te genjeje me !!!



Asnjeri nga princerit arber te cilet moren pjese ne Beselidhjen e Lezhes nuk ishte mysliman. Mysliman nuk ishte as Andrea Topia me dy djemt e tij e as Skenderbeu me Hamzanë. E thot shume qarte Barleti qe pas kthimit ne Kruje Skenderbeu u kthye ne fene e mehershme.
Pyetja qe koheve te fundit behet eshte se per cka luftoi Skenderbeu, per etni, fe apo per prona te stergjysherve.
Se pari, Skenderbeu luftoi per mbrojtjen e Arberise nga pushtuesit osmanë. Se dyti, Skenderbeu luftoi edhe per mbrojtjen e krishterizmit nga islamizimi. Deshem ne ta pranojme apo jo, ne Mesjete, pra ne kohen kur jetonte Skenderbeu, rol shume te rendesishem kishte religjioni. Te gjithe mbreterit e botes luftonin edhe per religjion. Por per Skenderbeun rol primar kishte Atdheu. Ai kete e tregoi edhe atehere kur luftoi kunder Vendedikasve katolikë apo serbeve ortodoksë. Prandaj nese sot pranohet qe Skenderbeu luftoi edhe per mbrojtjen e fesë se stergjysherve, kjo nuk do te thot se atij i ulen vlerat. Natyrisht qe ne shqiptaret sot duhet te perqendrohemi ne atë qe na perbashkon, e ajo eshte lufta e shenjte te tij per mbrojtjen e teritoreve tona shqiptare nga pushtuesit turq.
Nuk kam asgje t’ishtoj as t’i heq komentit te Albertit. Pajtohem plotesisht me Albertin.
IMH
E-mai/ ekspertimh@hotmail.com