ARKIVI:
7 Mars 2026

Aforizma për jetën: pas vetëdijes drejt lirisë dhe origjinalitetit

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Lis Bukuroca , Gjermani
____
  • Kush bëhet qeni i dikujt, duhet të lehë si pas dëshirës së dikujt.
  • Lagjja përbëhej nga një grumbull i njerëzve të padijshëm, ku edhe i arsimuar kishte frikë të jetojë sipas ideve të veta sepse nga tufa e padijshme, konsiderohej i prishur, prandaj ai vazhdonte të mbetej i paprishur për turmën, por i prishur për vetveten. Dhe, me jetën e humbur…
  • Kur njeriu bëhet gomar, njerëzit e ngarkojnë pa e pyetur.
  • Lirinë e të menduarit dhe të vepruarit, nuk duhet dorëzuar askujt: as njeriut, as zotit!
  • Ti je  origjinali i vetëm i vetvetes në këtë botë dhe ky origjinalitet zhduket ose ekzekutohet, nëse ti jeton, mendon e beson siç dëshiron dikush prej teje.
  • Kush bëhet lopë, parapëlqen të milet nga bariu.
  • Njeriu i mençur mëson nga gabimet e veta dhe të tjerëve, duduku i fsheh gabimet e veta nga njerëzit, por edhe nga vetvetja, prandaj gabon vazhdimisht.
  • Ai bërtet sepse ka frikë. Ti nuk ulurin sepse ke guxim.
  • Ai shan sepse është i dobët. Ti nuk i përgjigjesh në të njëjtën mënyrë sepse je i guximshëm.
  • Jashtë mund të të admirojnë për suksesin, por shumë të afërm do të smirojnë ty.
  • Nuk ka njerëz me trup të përsosur, dhe as nuk ka njeri me mendje të përsosur. Prandaj mos e maskon veten, ji ajo, ai që je dhe duaje veten ashtu siç je. Mos u bëj pjesë e atyre që të urrejnë ty.
  • Shiko veten me sytë e tu, jo me sytë e botës.
  • Të varfrit vjedhim më rrallë se të pasurit, por ndëshkohen më shpesh se ata.
  • Vjedhësi i varfër dënohet sepse futet në fushën e të pasurve dhe nuk vepron mjaftueshëm profesionalisht: ai shpesh lë gjurmë pas vete, sepse është hajn nga nevoja, jo nga profesioni.
  • Prostitucionin nuk e mundësojnë gratë, por burrat që e financojnë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu