ARKIVI:
7 Mars 2026

Albini, lis i gjatë në mesin e shkurreve politike!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Fitore absolute e një partie apo një lideri partiak konsiderohet ajo fitore me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në zgjedhje. Edhe pse me dalje nën 50 % të qytetarëve në zgjedhje, në krahasim me rezultatin e partive të tjera, fitorja e LVV-së është e lartë dhe historike

Fitore e madhe e Albin Kurtit, por jo absolute!

Fillimisht dëshirojë që ta urojë LVV-në dhe simpatizantët e saj për fitoren bindëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, në veçanti e urojë dhe përgëzojë liderin e këtij subjekti politik për aftësinë e tërheqjes së elektoratit kosovarë!

Mirëpo, të paktën deri më tani nuk e kam dëgjuar Albin Kurtin duke e falenderuar elektoratin e LDK-së, i cili është më meritori për fitoren e madhe të tij në zgjedhje.

Vetëm injorantët politikë dhe kundërshtarë fanatik nuk arrijnë dot ta urojnë dhe përgëzojnë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit!

Fajtorë nuk është Albin Kurti për fitoren e madhe, sikurse që nuk është fajtorë as elektorati që e votoi, por fajtorë janë liderët e partive opozitare të cilët nuk arritën ta mbajnë elektoratin e tyre.

Kur e kemi fjalën tek rrëshqitja e elektoratit, pa dyshim më e dëmtuara është LDK-ja, e cila i dhuroi Albin Kurtit hiq më pak se gjysmën e totalit të votave të fituara!

Për dallim nga LDK, dy partitë e tjera opozitare, PDK dhe AAK arritën deri diku ta menaxhojnë elektoratin e tyre, duke e mbajtur afër vetes si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira!

Megjithatë, meritat për fitoren bindëse të LVV-së i takojnë vetëm Albin Kurtit dhe askujt tjetër, për shkak se me mjeshtri e shfrytëzoj paaftësinë dhe vogëlsinë e liderëve opozitarë, të cilët më shumë u ngjanin shkurreve përreth një lisi të gjatë sesa liderëve partiakë!

Pa reformimin e thellë të partive opozitare dhe pa ngjizjen e një alternative të re politike, Albin Kurti së paku edhe për një dekadë do të jetë i pa konkurencë në skenën politike!

Nëse Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e mbështet kandidaturën time për të marrë timonin e partisë, e garantoj elektoratin kosovarë, që LVV-në do ta dërgojë në opozitë, kurse ‘lisin e gjatë’ pas katër viteve do ta kthejë në nivelin e liderëve tjerë partiakë.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. z. Florim!
    ‘Fjalia e fundit, po citoj:

    “Nëse Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e mbështet kandidaturën time për të marrë timonin e partisë, e garantoj elektoratin kosovarë, që LVV-në do ta dërgojë në opozitë, kurse ‘lisin e gjatë’ pas katër viteve do ta kthejë në nivelin e liderëve tjerë partiakë.”
    *
    Në vend te një komenti më të gjatë, po i jap vetëm këto dy mendime personale:

    1, Një urti popullore: S’duhet burri me kon’ si grue,
    andrrave t’imnit me u besue!

    2. Ehe një tjetër: Pula, mos me pa andërr dimnit që kur të del pranvera ka me ngrenë grun, ajo nuk del e gjalë pej dimndit!

    3. M’ra n’men edhe njo: “Ai që jeton me andërra, krejt jetën e ka kaluar në gjumë

    • Ky reagim i drejtohet drejtpërdrejt artikullit në fjalë. Autori pranon se fitorja e Albin Kurti është pasojë e dështimit të opozitës, por e redukton të gjithë rezultatin zgjedhor në një shpjegim të thjeshtuar dhe mekanik, duke injoruar një element thelbësor të realitetit politik: zgjedhjen e vetëdijshme të elektoratit.

      Artikulli nuk përmend aspak faktin se një pjesë e madhe e votuesve — përfshirë edhe votues nga opozita — nuk u “dhuruan”, por zgjodhën të besojnë te Kurti për shkak të njohurive politike, koherencës në qëndrime dhe retorikës bindëse. Votuesit nuk janë masë pasive që lëvizin vetëm nga dobësia e kundërshtarit; ata bëjnë vlerësime politike.

      Kontradikta bëhet edhe më e thellë në përfundim, kur pas një analize që përshkruan krizë të rëndë lidershipi dhe mungesë reformash në opozitë, autori kalon në vetëshpallje personale si zgjidhje politike. Pa program, pa vizion dhe pa reformë konkrete, pretendimi për ta rrëzuar Lëvizja Vetëvendosje nuk është analizë, por ambicie individuale e pambështetur në realitet.

      Ironikisht, niveli i këtij arsyetimi dhe gjuha e përdorur e konfirmojnë pikërisht atë që artikulli përpiqet të shpjegojë: pse opozita humbi besimin e elektoratit. Problemi nuk është dominimi i një lideri të vetëm, por pamundësia për të kuptuar votuesin, për të ndërtuar alternativë dhe për të kaluar nga retorika personale në politikë serioze.

    • I nderuar z. Ismet,
      ju falënderoj sinqerisht për fjalët dhe vlerësimin. Qëllimi im ka qenë pikërisht ky: të ofroj një lexim të balancuar dhe reflektues, ku shkrimi të shërbejë si pasqyrë – jo për të errësuar, por për të nxitur vetëdije dhe maturi. Besoj se vetëm përmes analizës së ndershme mund të ecim përpara si shoqëri.
      Respekte.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu