ARKIVI:
7 Mars 2026

Ambasadorët, ushtarakët, ata që i ruajnë kufijtë e Kosovës, kur pandërpre e dëgjojnë se “Liria ka emër”, mund të thonë: “A ndihmohet ky popull?!”

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Nga: Lis Bukuroca

Liria ka emra…!

Liria nuk ka vetëm emër të përveçëm, por emër kolektiv shqiptar dhe emra të përveçëm si Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair. Mosmirënjohja shkatërron aleanca e miqësi!

Bibla thotë: në fillim ishte fjala. Unë them: për ne, në fillim ishte Amerika, pastaj fjala.

Gjermania, në çdo festë përkujtimore, e falënderon Amerikën për çlirimin nga fashizmi dhe ndihmën pas luftës. Tek ne, sekuestruesit e lirisë e kanë reduktuar atë në një fjalë demagogjike: aleat.

Kur ti më thua se dikush ka humbur dikë në luftë, se ka luftuar, se duhet të respektohet edhe kur vjedh, edhe kur kërcënon, edhe kur shan, unë të them: si nuk ke kokërr dinjiteti e ftyre ta përmendësh atë, kur ke përballë flijimin e Jasharajve me 59 anëtarë, dhe në mesin e tyre gra e fëmijë? Si të lutem?

Merreni me mend për një çast, ju lutem, se jeni një përfaqësues i ambasadës amerikane, angleze, gjermane, apo edhe vetë ambasador i njërës prej tyre. Ju jetoni në Kosovë dhe shihni çdo ditë, në debate, tribuna, protesta, fushata, portale e media sociale, se “Liria ka disa emra” dhe ata qenkan: Thaçi, Haradinaj, Lushtaku, Veseli e të tjerë.

Dhe merreni me mend tani se jeni një ushtarak amerikan në Bondsteel, dhe ju gati çdo ditë dëgjoni se cilët emra i paska liria. Disa të përveçëm. Disa emra që e privatizuan shtetin e Kosovës, e përvetësuan dhe e trajtuan si pronë private, duke gëzuar imunitet për çdo vepër me të cilën shkelnin ligjet e Kosovës. Jo të Serbisë.

Madje edhe duke krijuar institucione drejtësie jo për drejtësi, por për të fituar disa prej tyre një lloj licence për t’u bërë milionerë me vjedhje.

Dhe atyre ambasadorëve, ushtarakëve, atyre në Bondsteel dhe atyre nëpër kufijtë e Kosovës, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të tundin kokat dhe të thonë: “A ndihmohet ky popull?! Vallë kjo qenka mirënjohja për çlirimin dhe për ruajtjen e sotshme të sovranitetit? Për ruajtjen e lirisë së tanishme?”

Mosmirënjohja, zotëri, shkatërron miqësi private dhe aleanca mes shteteve!

Ajo mosmirënjohje nuk ka ekzistuar kurrë në kodin shqiptar. Shqiptari edhe për një cigare falënderohet. Ajo është sjellje tallava e një grupi mediokërish, të arsimuar përgjysmë apo fare, me pak vite shkollë apo diploma të blera, që besojnë se dinë shumë edhe pse dinë tepër pak — madje çdo gjë gati përgjysmë. Copa-copa.

Haradinaj e Lushtaku

Që besojnë se e çliruan vendin, edhe pse realisht NATO na çliroi të gjithëve: ata dhe neve.

Nga shantazhet, vokabulari mafioz, kërcënimet dhe zëshmëria e ashpërsia e disa prej tyre, njerëzit as që guxojnë ta thonë të vërtetën publikisht. Kanë frikë.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Te shkret jane keta, ne esence jane te shkret, e qe mendojne se jane “shefat, bossa” Te Kosoves. Per fat te keq dhe Ramush Haradinij qe ka qene luftar i kalibrit. Qe keshtu… veq Propozim: Ndoshta se shpejti leshohet nga burgu Milorad Ulemek Luković ne nofken Legija qe ka vra 59 Jasharet. Qe… po e marim keshtu: Adem Jashari, Hamza Jashari dhe baba i tyne kan pas pushke dhe i jane kendervy kesaj aradhe speciale “Crvene Beretke” nen komande te ketij Milorad Ulemek Luković Legija qe pa nje milimikron meshire i vrajne gra dhe femij te Jasharve. Qe shansa e ketyre trimave qe e kane zaptu Kosoves te i kundervihen dhe te i a kthejne keto vrasje TRISHTUESE te Jasharve te ashtuquajturit “Zemunski klan”, e ne krye te cilit eshte Milorad Ulemek Luković Legija dhe “Crvene Beretke” cileve ai ishte, dhe eshte komandant. Ata, konkretisht ne kry me kete Legija e kane vra 2000., kryetarin e kryesise te Jugoslavise Ivan Stambolić ne menyre me brutale, e me urdher te Slobodan Milošević, e pastaj e kane vra, pra Milorad Ulemek Luković Legija e ka qellu me dy plumba dhe kryeministrin e Serbise Zoran Džindžić me 12. mars 2003. Pra qe MUNDESIA per keta trima te Kosoves qe mendojne se Kosova eshte prone e tyne, QE… mundesia te tregohen pernime trima dhe te e neutralizojne Zemunski klan dhe Milorad Ulemek Luković “Legija”. Qe hajdeni trima e te beni kete pune ngjajshem me skenarin e filmit te Clint Eastwood “Unforgiven”, filmi qe fiton disa qmime OSCAR 1993., e nder cmime me te rendesishme OSCAR per Film Me i Mire 1993. Hejdeni trima, tregoni trimni me serbin terorist LEGIJA qe i vrau gjithe Jasharet. Ndaj atij kalxoni se jeni trima, qe disa nga juve ishit trima te UCK-se e mbetet gjalle. Qe MUNDESIA NESE JENI PERNIME TRIMA! Se gjaku i Jasharve, femijve dhe grave NUK FALET DERI NE PERJETESI! QUNU TRIMA HARADINAJ, THACI, SELIMI DHE KY NE FOTO ME HARADINAJ…. LUSHTAKU! Te e shofeim ate trimni te juaj ndaj okupatorve dhe vrasesve serb! Sa per shqipetaret…. e ne Kosove i keni zaptu me frige?!!! M FRIGE PO I ZAPTONI SHQIPETARET???!!! Ku po dalloheni nga regjimi BESTIAL serbo- jugosllav? QE, tregoni qe jeni shqipetar dhe se dalloheni nga vrasesit dhe okupatoret serb, TREGONI SE DALLOHENI!!! Se paku ndaj simbolit te Kosoves, ndaj Jasharve! Trima…. QUNU!!! Dhe drejt Milorad Ulemek Luković Legija dhe shokeve te tij “Zemunski Klan” qe beren krime makabre ne Kosove!! HAJDE TRIMA!!!

  2. E QYTETARET E KOSOVES DUHET TE JENE TE LUMTUR, TE GEZUAR DERI NE QIELL, SE NUK PO I MALTRETOJNE DHE I PLAQKISIN MO SERBET, POR SHQIPETARET. “LIRIA KA EMER!” Po a?! Nuk jane mo emna serb por ne shumice por emna arab. Dhe pese here ne dite po ushton gjuha arabe ane e mbane Kosoves!!!!E Gjuha shqipe veq peshperitet. Aty qenka dallimi?! Na qe e filluam ate Lufte per Kosove, LUFTE mediatike ne nivelin Botror, NUK LUFTUAM PER ASI KOSOVE! Na thuani HAPTAS se deshtuam dhe bjerni arabet, te “Palestines” pershembull…. Qe i dhunuan femrat hebreje si dhe serbet qe i dhunuan femnat shqipetare. Me nje dallim te vogel…. keshtu te vogel: Arabet mbas dhunimit te femrave hebreje i a nxjershin per se gjalli me thika nga barku mitra femnave hebreje. Asi areb ju po i preforoni dhe me za po i a flitni gjuhen e tyne ane e mbane Kosoves?!!!! Po a?!!! E shofim. Topi i futbollit eshte i rrumbullaket!!! Kete mos e haroni KURRE!!! KURRE ME DY RR KURRE MOS HARONI SE TOPI ESHTE I RRUMBULLAKET!!!!!!!!

  3. Ky artikull është i nevojshëm për t’u lexuar me vëmendje sepse jo vetëm që zgjon ndërgjegjen publike, por edhe i jep zë një ndjenje të brendshme kombëtare: se falënderimi nuk na ul, por na nderon. Është një thirrje e fuqishme për reflektim. Me një qartësi të rrallë dhe një guxim intelektual që mungon shpesh në diskursin publik, ai na rikujton se liria nuk është pronë personale, por një sakrificë kolektive dhe një dhuratë e çmuar që mban mbi vete emra të mëdhenj të dëshmorëve që dhanë gjithçka dhe të aleatëve që na mbështetën.
    Forca e shkrimit qëndron te sinqeriteti, te mprehtësia dhe te aftësia e autorit për të thënë hapur një të vërtetë që shumë e mendojnë, por pak e shprehin: liria nuk mund të privatizohet, të keqpërdoret apo të përdoret si mburojë për korrupsion dhe abuzim.
    Autori thekson rëndësinë e mirënjohjes ndaj aleatëve, e cila përbën themelin e marrëdhënieve mes popujve dhe shteteve.
    Mesazhi i tij është i qartë: mirënjohja nuk të bën më të vogël, përkundrazi ajo të madhëron. Popujt rriten kur e pranojnë të vërtetën, nderojnë aleatët dhe qëndrojnë besnikë ndaj asaj që i ka bërë të lirë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu