ARKIVI:
7 Mars 2026

Analisti Vehbi Kajtazi e thërret “popullin” të vije në shesh, që ta rrëzojmë diktatorin Albin Kurti nga pushteti”!

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani
___
Analisti i Klan Kosovës, Vehbi Kajtazi, shkruan:
___
“Ejani në shesh, le ta rrëzojmë diktatorin Albin Kurti nga pushteti.”
Sikur Albin Kurti të ishte diktator, atë mendim nuk do ta kishte shkruar kurrë. Nuk di nëse ka pasur guxim ta shkruante një apel të tillë kundër diktatorit Tito.
Nëse atëherë ka qenë i vogël, ndoshta e ka shkruar gjatë kohës së diktatorit Millosheviq. Nëse ka qenë i rritur, në epokën e Sllobodanit, dhe nuk e ka shkruar, ose ka pasur frikë, ose tash është bërë trim me ‘diktatorin’ e ri, Albin Kurti.
E dyta, ndoshta nuk i ka përjetuar rendet ku sundonte një diktator. Prandaj i mjafton fitorja mbi 50% për ta shpallur kryeministrin ‘diktator’. Thua se Kurti e votoi vetveten, jo populli.
Meqenëse sot guxon të bëjë një apel publikisht për rrëzimin e tij, Kurti nuk është diktator i vërtetë, por imagjinar. Se është i vërtetë, e besoni ju te Klan Kosova. Arsyen nuk e di; ju e dini vetë.
Dikur kishim trima që bënin apele për rrëzimin e diktaturës së Millosheviqit. Dhe përfundonin në burg ose në varr.
Sidoqoftë, dilni dhe protestoni kundër ‘diktatorit’ Kurti dhe jini të sigurt se ai do t’ju befasojë: do t’ju lejojë të protestoni sa të doni dhe kur të doni. Madje, as nuk do t’ju shikojë nga dritarja si Vuçiqi studentët.
Vazhdoni tutje dhe rrëzojeni ‘diktatorin’ në imagjinatë; kur të zgjoheni, do të shtangeni se si ia dolët ta ndihmoni Kurtin t’i fitojë përsëri zgjedhjet, ndoshta me mbi 60%.
Pikërisht mendimet si ky, nga Kajtazi dhe kolegët e tij, kanë ndikuar në rritjen dramatike të simpatisë ndaj Kurtit.
Dilni! Ndoshta, pasi të ktheheni, do të kuptoni se jetoni me një qeveri demokratike që dëshiron të luftojë korrupsionin, krimin dhe të ndërtojë një shtet ligjor.
Për disa, shteti juridik përjetohet si diktaturë, sepse qeveria thjesht do të zbatojë ligjin me përpikëri – pa përjashtuar as oligarkë, as kriminelë, e as të korruptuar. E as halla, dajë e teze. Pse? Sepse ligji nuk e parashikon.
Sidoqoftë, ju dilni në protestë, sepse kjo do të shërbejë edhe si një lloj autoterapie për të kuptuar në cilin rend jetoni. Ndoshta do të ndriçoheni dhe do ta kuptoni realitetin…

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu