
Shkruan: Ragip Kçiku
___
Fadil Kajtazi
DOSJA: Ideologjia serbe e gjenocidit
(Analizë nga burime serbe dhe ndërkombëtare)
Shpeshherë, idetë janë më të vlefshme se veprat. Apo, ideja e
Fadil Kajtazit, një ekspert në fushën e sigurisë kombëtare, ka përpiluar një vepër e cila duhet të lexohet dhe stërlexohet për temat e saj të përmbledhura.
Për temën që trajton autori, ky libër pa hezitim duhet të kosiderohet një antologji e veprave serbe dhe ndërkomnëtare ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve.
Kur them veprat, kupto edhe bëmat. Pra, kemi të bëjmë me të bëmat dhe veprat. Të bëmat i ka shkruar historia, ndërsa veprat janë ato që intelekti serb i ka shkruar, herë si programe, herë si evidentime.
Autori ka nxjerrë ekzemplarët e këtij misioni që serbët kanë bërë apo shkruar në librat e veta.
Pikërisht kjo metodë e autorit e bën më tërheqës dhe më të dobishëm tek lexuesi i rëndomtë. Lexuesi i cili nuk ka mundësi të vrapojë tek secila vepër për të marrë saktësisht atë që kemi dëgjuar apo në mënyrë episodike kemi lexuar tek librat e tjerë.
Autori fillon me artifaktet të cilat me çdo kusht serbët janë munduar t’i përvetësojnë materialisht dhe “shkencërisht”, siç është okarina “ “Fyelli dardan”, Mbretëresha (Dardane) në Fron” etj.
Ai trajton edhe çështje leksikore të cilat shpeshherë, as mund të dëshmohen se janë ilire-dardane-pellasge por, sllave jo e jo.
Në kapitullin “historik”, autori nis që nga fillimet e mesjetës. Epoka e Car Dushanit, Car Uroshit, Nemanjiqët, Bizanti e deri tek Sllobodan Millosheviçi, të cilët punuan institucionalisht dhe fetarisht për të bërë asimilimin e elementit autokton, të atij shqiptar.
Padyshim, nuk janë epoka serbe për t‘u sharë. Janë suksese të tyre gjeostrategjike në dëm të popujve të tjerë, por, ne duhet të kuptojmë se bota është e të fortit. Ata kishin mbështetje rusinë, përmes kishës dhe shtetit si dhe faktorin vendës ortodoks të cilin politikat sllave ditën t’i shfrytëzojnë në të mirë të “botës sllave”. Edhe otomanët, sot turqit, po në vijën sllave kanë qenë në dëm të interesave të natyrshme shqiptare.
P.sh. “Stefan Dushani që ka mbretëruar deri më 1334 (1355) nën maskën e ortodoksisë, shkruan autori, – pushtoi, Maqedoninë, Shqipërinë, Thesalimë dhe Shqipërinë, Greqinë e Veriut. Kufiri i mbretësisë së tij, nga perëndimi arriti deri në veri të Vlorës” (S. Kulçe, Shqipëria në historinë osmane) e cila ndodhi me ndihmën e otomanëve duke shtypur rezistencën katolike shqiptare kundër ortodoksizmit.
Autori ka arritur të përmbledhë shembujt më ëmblematikë të letërsisë, historisë, publicistikës dhe shkencës serbe dhe asaj botërore për t’ia ofruar lexuesit si një tërësi tematike.
Emrat më të mëdhenjë të kohës si Tricky dhe Tolstoj si dhe emra më në zë të publicistikës dhe shkencës historike të Serbisë si Kosta Novakoviç, Dimitrie, Tucoviç, Atanasie Urosheviç Dtagishs Vasiçit etj., kanë shkruar për barbaritë serbe ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve. Autori ka arritir t’i përmbledhë si në kohë që nga pushteti i Dushanit të Tmerrshëm, në kohët e LP bodërore, 1910, 1912, 1914, 1920 si dhe 1968 e deri më 1999.
Këtë e ka arritur duke u shtrirë në Kosovë, Dukagjin, Sanxhak si dhe në Plavë dhe Guci, po ashtu në Shkup, Sharr, Dibër, Kumanovë, Gjilan etj. Duke folur gjithmonë me emra fshatrash, si dhe me emra personazhesh, viktima përkatësisht kriminelë.
Autori ka material të bollshëm për të dëshmuar se si “shkenca” dhe politika seebe ka arritur ta falsifikojë historinë duke regjistruar krimet që ata kanë bërë ndaj shqiptarëve, t’i përshkruajnë si vuajtje dhe pësime slëave, së bashku me rastin kur ata i përzënë shqiptarët nga vendet autoktone, bërtasin dhe i regjistrojnë në histori dhe publicistikë si “shpërngulje serbe”. “Vellika seoba serbe” por viktimat janë me veshje të traditës, kulturës shqiptare. që dëshmon se kjo është shpërngulja e madhe shqiptare. “Nahija e Gjilanit sot iu është nënshtruar mëshirës dhe pamëshirësisë së shqiptarë e (arnauti), të egër, shkruan konsulli serb S. Simiç.
Autori vë në pahë edhe kur deklaratat e vetë autori demanton vetveten siç është fjala me Gjorgjeviçin e Cvijiçi. “Shqiptarët janë autokton dhe menjëherë i paraqet si ardhacakë.
Ai popullit serb i atribuon pikërisht (boshnjakëve) ua atribon edhe shqiptarëve si ish serbë të islamizuar për shkak të mbijetesës nën pushtimin osman. Dhe, më pas pohon për serbët (sllavët) që erdhën në ballkan dhe gjetën shqiptarët e tërhequr tani në male por që kishin shtëpi të bukura dhe të bëra me material të fortë.
IDEOLOGJIA E GJENOCIDIT
Pjesën e dytë autori e fillon me tri citate: e para, ç’është gjenocidi, i dyti dhe i treti janë citate admirimi ndaj gjenocidit nacist hitlerian nga peshkopi Nikollaj Velimiroviq si dhe citati i V. Çubrilloviqit “Shteti ynë nuk ka ndërmend të shpenzojë miliona për ta bërë jetën më të lehtë për shqiptarët, por të heqë qafe sa të jetë e mundur më shumë prej tyre. (1935).
Pra, që në krye të kapitullit autori na jep të kuptojmë se çfarë trajton dhe cili është materiali i tij hulumtues.
Pastaj autori radhitë serbët më meritorë që përmes shkencës së rreme me orientim fashizoid ndaj shqiptatëve, kanë bërë elaborate, programe dhe libra propagandistikë për të bindur botën se shqiptarët janë një popull i dëmshëm për Evropën dhe si të tillë, duhet të zhduken.
I pari nga ta është I. Garashanin i pasuar me 10 autorë (Gjorgjeviq, Protiq, Çubrillo iq, Vukotiq, Andriq etj), së bashku me Akademinë e Shkencave të Serbisë.
Autori sjall mjaft autorë humanistë të cilët demaskojnë apo gjykojnë ideologjinë serbe kundër shqiptarëve.
“…Po, është vështirë të dëbohen
Ujqërit e zemëruar nga mali
edhe më e vështirë është
Të lëvizësh nga guri shqiptarët”. Janë vargje të shkrimtarit johumanist serb Lubomir Nemadiviç, të cilit i përgjigjet Lubica Stefan në “Serbija i albanci”; “Propozim për gjenocid (Serbët dhe shqiptarët). libri 3.
Shih: Kajtazi, f. 117.
Autori sjell të dhëna se si në këtë mision antishqiptar janë të implikuar edhe shtete të tjera por më e dhimbshmja më duket tradhëtia e pushtetit turk në marrëveshje me qeveritë serbe, që nga kohë e Ataturkut, deri më 1981.
“Sa më pak arrnautë, që mbesin në territoret e çliruara nga Turqia, aq më shumë do të kntribuoni për shtetin” duke mos lënë asnjë gjurmë: “Nuk ka kufoma, nuk ka krime…njëkohësisht të pastrohet terreni “. f. 122.
Nga kjo vepër me shumë vlera mëspjmë edhe një fakt interesant: “Ideja për hegjemoninë serbe në Ballkan fillimisht buron nga princi polak Adam Jezhi Cartoriski, 1770 -1861 ish-ministri rus i punëve të jashtme. Ai, si ministër i Rusisë, qysh para kryengritjes serbe të pashallëkut të Beogradit të viteve 1804-1813, në kuadër të politikave pansllaviste, shkruan F. Kajtazi, kishte vlerësuar: “që Serbia duhej të luante rol udhëheqës midis sllavëve të jugut dhe besonte se ajo duhej dhe mund t’i mblidhte të gjithë ata në një shtet”, pra një vlerësim pas pranimit “Memoari – plani për çlirimin e popullit serb”, i hartuar nga priftlrinjë serbë.
Autori shfaqë materiale të mjaftueshem për të kondërshtuar bindshëm gënjeshtrat. Pikërisht për shkrimet me karakter barbar kundër shqiptarëve që Vlladan Gjorgjeiqi i paraqet, si “njerëz me bishta”.
Autori, gjen krahasim për traditat që shkruan historia serbe. Ai, paraqet fenomenin e prindvrasjes të serbëve, traditë kjo deri pak para LDB kur serbët vrisnin prindët për shkakun se ishte bërë problem social në familjen fakt si fenomen pra të regjistruar nga autori serb Branomir Anziboviq.
Mënyrat për zhdukjen e shqiptarëve nga Ballkani, autori i paraqet me shembuj: imponimi i besimit sllav ortodoks të të dy besimeve nga shqiptarët, dhunën ushtarake, dhunën policore, dhunën administrative, varfërimin duke ua marrë tokat, pengimi për t’u shkolluar pas shkollës fillore, tatimet e veçanta për shqiptarët, mos afrim të ndihmës shëndetësore etj. Krejt këto në krijimin e psikozës për pasigurinë e shqiptarëve nga popullata vendëse dhe organet e pushtetit jugosllav, kupto, serb.
Në këtë mision antishqiptar janë përfshirë të gjitha profesionet: shkrimtarë, shkencëtarë, ushtarakë, diplomatë, politikanë, ofiqarë, priftër, hoxhë, mësues, mjekë, policë, deri edhe serbë bujqë, serbë me ndikim në rrethin e caktuar.
Ca nga ata janë të njohur si Garashaninj, Cfijiqi, Çubriloviqi etj., por merita e sutorit është se ka përzgjedhur fragnentet më reprezentativë të krijimtarisë së tyre.
Diplomacia dhe shërbimi serb, ka bërë që të krijojë veglat e veta në Shqipëri sikur janë figurat e njohura; Esad Pashë Toptani, Haxhi Qamili, pjesërisht mbretin Zog, me Enver Hoxhën e tj.
Ata, përmes dokumenteve të veta, çdo gjë e konsiderojnë serbe sikur janë Serbi e Vjetër (Shqipëri), Djepi i Serbisë (Kosovë), Shkodra qytet serb etj.
Për t’i bërë këto akte të përfunduara, veprat e hegjemonisë serbe, për ndihmë, kishin edhe vetë pushtuesin otoman. Serbët, siç del në dritë në këtë vepër, gjithmonë kanë luftuar pushtuesit, njëkohësisht edhe kanë qëndruar vazalë të otomanëve, hungarezëve etj., vetëm për ta prurë botën para një akti të kryer me motivacionin: “ Shiko! Këto vende gjithmonë kanë qenë tonat dhe se shqiptarët, si myslimanë, qoftë dhe si të krishterë, nuk kanë vendin në Ballkan. “ këta janë të ardhur këtu dhe si të tillë duhet zhdukur.
“Qielli është me ngjyrën e kaltër serbe
Dhe aty Zoti serb banon
Rreth tij engjëjt serbë qëndrojnë
Dhe i shërbejnë serbit, zotit të vet”.
Sipas dokumenteve që sjell autori, e që për mua janë risi konkrete, del se kisha qëndron edhe mbi shtetin. Nëse kisha (patriarku) vendosë për të bërë një krim, atëhetë është urdhër, edhe ësht i paevitueshëm një dënim me vrasje.
“Për detyrën shpirtërore, kupto sllavoortodokse, secili njeri t’i bindet kryepeshkopit të tij…..Nëse dikush gjendet që ka bërë mëkat … dhe nëse nuk pendohet, atëherë për te vendos kisha.
Këto padëgjueshmëri i kanë përjetuar shqiptarët e të dy besimeve me vrasje, deri me rrjepje të priftërinjëve katolikë para turmës dhe para familjes. Kur pushteti është në vijën e duhur të hegjemonisë së kishës serbe, atëhetë edhe kisha deklarohet për mbretin se janë mbështetës të politikave të mbretit.
Madje, misioni i kishës së “re” serbe, është tërësisht në kundërshtim me parimet e sveti (shën) Savës i cili nuk e përligj vrasjen në asnjë mënyrë.
Autori shënon shumë shembuj nga letërsia popullire serbe për luftën e Kosoës të cilat janë vetëm legjenda të besueshme të marra si të vërteta në popullun serb. Edhe humbjet janë “fitore” madhështirem edhe vdekjet, (ekzekutimet) janë vdekje të “bukura” siç është ajo e princ Llazarit në gjotinën e sulltanit.
Glorifikohen vdekje të dëshirueshme qiellore, deri tek Serbia qiellore e cila “ka” të drejtë të bëjë çfarë të dojë me popujt e tjerë të cilët nuk e quajnë vetin të tillë. “Të gjithë, të tjerët janë xhaurë. Të pabesë mundër zotit”.
Një popull aq shumë i dhënë pas luftave në dëm të fqinjëve saqë ka frikë të ikën një brez pa bërë luftë.
E gjitha kjo, është e drejtuar në kurriz të shqiptarëve të cilët kishin një territor tri hetë më të mçadh se Serbia.
Mbreti, Petri I Karagjorgje shprehet: “Çfarë interesi kam unë nga shqiptarët? Duhet të vriten të gjithë, jo me pushkatim, sepse harxhohet municioni, por me dajak” F.K, f. 186.
Në pjesën e tretë autori pëfshinë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1877-1967. Një epokë tetëdhjetëvjeçare. Përveç tjerash, autori trajton pastrimin etnik të Moravës së poshtme ku vetëm nga tri qytete për të manifestuar dhunën jep 2090 të vrarë nga dokumentet britanike nga 227 fshatra, 5.793 shtëpi janë të përzënë edhe 42300 banorë. Me këto raste krerët shqiptarë ftohen në mbledhje për marrëveshje dhe pushkatohen të gjithë. F. K. f. 191, 192.
Ai jep statistikat e popullatës së trevave në fjalëmnga statistikat serbe, bullgare dhe grek, duke vënë përballë statistikat e regjistrimit të popullsisë nga arkivet osmane të paraqitur nga Sami Frashëri.
Ekzemplari më i sinqerti dhe më njerëzori na paraqiten shkrimet e Dimitrie Tucoviçit. Një intelektual serb i cili si gazetar ka marrë pjesë në luftat kundër shqiptare në Dhqipëri – Lumë. “Për shumë popuj ballkanas, fjala “liri” donte të thoshte dorë e lirë për të masakruar myslimanët (shqiptarët) dhe për të rrëmbyer pasuritë e tyre…… fanatizmi i tyre fare më ka habiur që atëherë. Nuk ishin për t’u çuditur që serbët urrenin islamizmin, por urrenin çdo kishë tjetër të krishtere, nuk e prisja”. Pra, në emër të antiislamizmit, shkatërrohej çdo gjë shqiptare; edhe kishat katolike, edhe kishat shqiptare ortodokse.
Ai mbledhë thëniet më fashizoide, ksenofobe, raciste dhe antinjerëzore nga faktori serb: “shqiptari është i tëri i mbushur me krim, i përzier me poshtërsi dhe mashtrim”, andaj “kusuritja (shfarosja) nuk duhet të jetë e përkohshme, por rrënjësore, sa të mos i shkonë mendja askujt më të na shqetësojë. Serbia duhet të vendosë vetë se si ta përfundojë këtë…duke marrë parasysh vetëm interesat e popullit të saj”, pra për t’i siguruar Serbisë bregdetin Adriatik. Kjo është ideologjia e regjistruar nga Josip Antiç, “Libri për tema të migrimit”.
Pastaj vjen kapitulli “Reforma agrare”, e cila u shpik vetëm për të vështirësuar jetën e shqiptarëvr, për t’ua marrë tokat dhe pasurimë, deri te fundi Aleksandër Rankoviqit, me rënien e të cilit nga pushteti, u ndërprenë shpërnguljet si mision dhe marrëveshje me qeveritë turke për t’i mbushur shkretëtirat e Anadollit me shqiptarë si dhe për t’i përdorur shqiptarët si “kriminelë” për të vrarë e rrahur lazë dhe armenë në emër të islamit për t’ua marrë tokat atyre, kur vet i kishin lënë tokat më pjellore në Toplicë, Kosovë e gjetiu.
Vepra e Fadil Kajtazit, është e plotësuar edhe me shumë autorë joserbë si: Tricky, Durham, Frendlich, Bue, Herbert etj.
Vepra me tema historike “Dosja: Ideologjia serbe e gjenocidit” – analizë nga burimet serbe dhe ndërkombëtare, është një vepër që në masën më të mundshme e ka plotësuar një mungesë shekullore të bibliografisë shqiptare.
Autori ka derdhur gjithë mundin prej intelektuali për të na i sjellë në biblotekat tona ekzemplarët model për luftën serbe dyshekullore për ta zhdukur nga dheu popullin shqiptar.


