ARKIVI:
6 Mars 2026

Asdren Bytyçi dhe dalja e tij jashtë thirrjes profesionale e në mbrojtje të islamizimit, kërcënim ndaj kombit dhe mendimit të lirë

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Luan Dibrani, Prishtinë

Në një shoqëri që synon demokracinë dhe integrimin evropian, avokati duhet të jetë mbrojtës i ligjit, jo instrument presioni ideologjik. Kur një përfaqësues i profesionit juridik e braktis neutralitetin dhe e përdor pozitën e tij për të kërcënuar mendimin e lirë dhe debatin publik, atëherë kemi të bëjmë jo më me çështje personale, por me problem serioz shoqëror dhe institucional.

“Liria e mendimit dhe debatit publik nuk frikësohet nga presioni ideologjik, as nga procedurat ligjore të instrumentalizuara.”

Rasti i Asdren Bytyçit përfaqëson pikërisht këtë rrëshqitje të rrezikshme: një dalje e hapur e një avokati jashtë kornizës profesionale, ku kërcënimi me padi penale shndërrohet në mjet presioni politik ndaj intelektualëve dhe zërave kritikë që trajtojnë tema kombëtare, identitare dhe rreziqet e ideologjive të huaja në shoqërinë shqiptare.

Në këtë rast, vëmendje të veçantë meriton edhe fakti se avokatja Fehmije Gashi Bytyçi , nënë e avokatit Asdren Bytyçi, është e përfshirë drejtpërdrejt në mbrojtjen e njërit prej personave të arrestuar. Në daljet e saj publike vihet re një insistim që rasti të trajtohet ekskluzivisht si çështje individuale penale, duke minimizuar ose anashkaluar dimensionin ideologjik dhe kontekstin më të gjerë shoqëror. Kjo qasje, ndonëse formalisht brenda të drejtës së mbrojtjes juridike, ngre pyetje legjitime për transparencën e diskursit publik, veçanërisht në një rast ku autoritetet kanë arrestuar gjashtë persona dhe ku hetimet janë ende në zhvillim.

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika ka tronditur thellë opinionin publik dhe përbën një nga aktet më të rënda të dhunës kundër rendit kushtetues. Sipas autoriteteve kompetente dhe hetimeve zyrtare, rasti lidhet me veprimtarinë e një grupi të organizuar me motive ideologjike, ndaj të cilit gjashtë persona ndodhen aktualisht në paraburgim dhe për të cilët pritet epilogu gjyqësor dhe ndëshkimi sipas ligjit. Në këtë kontekst, çdo përpjekje për ta reduktuar ose depolitizuar këtë akt përbën shmangie nga përgjegjësia për të adresuar shkaqet reale që rrezikojnë sigurinë publike dhe rendin demokratik.

Ky reagim nuk ka për qëllim sulmin personal ndaj askujt, por mbrojtjen e një parimi themelor: liria e mendimit dhe e shprehjes nuk mund të kriminalizohet, as të frikësohet përmes procedurave juridike të përdorura jashtë qëllimit të tyre ligjor. Nëse sot heshtet përballë këtyre rasteve, nesër çdo qytetar kritik mund të bëhet objekt presioni.

Shqiptarët nuk frikësohen me padi.
As dje nga pushtuesit, as sot nga kërcënimet e maskuara si procedura ligjore.

Së fundmi, avokati Asdren Bytyçit, duke dalë haptazi jashtë rolit profesional të avokatit, ka zgjedhur të përdorë institucionet e drejtësisë jo për mbrojtjen e ligjit, por si instrument presioni politik dhe ideologjik kundër intelektualëve shqiptarë që mendojnë ndryshe.

Kërcënimi me kallëzim penal ndaj Msc Belisar Jezerci nuk është akt juridik i mirëfilltë, por tentativë për frikësim dhe heshtje të një zëri kritik ndaj islamit politik dhe ndikimeve të huaja ideologjike në shoqërinë shqiptare.

Kjo përbën shkelje morale të profesionit të avokatit dhe deformim të rolit të drejtësisë në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe evropian.

Duhet thënë qartë:
Avokati Asdren Bytyçi nuk po vepron si jurist neutral, por si aktivist ideologjik i islamit politik të menduar si i tillë që në vitin 1928 nga “Vëllazëria Myslimane” e mësuesit reformator të Islamit nga Egjipti, Hasan al-Banna, i rreshtuar hapur në mbrojtje të një narrative që përpiqet ta paraqesë islamin politik si të paprekshëm nga kritika publike.

Pra, që mos të ketë mundësi ta pengoj askush në marshimin e tij antinjerëzore e antishqiptar!

“Vëllazëria Myslimane”, frymëzuesja e madhe e Al Kaedas, është e ndaluar me ligj në Egjipt dhe e shpallur si organizatë terroriste ne shumë vende të fuqishme të botës, edhe nga vende arabe madje, ndërsa “tek ne” provon ta mësoj drejtësinë se si duhet vepruar ndaj atyre që kanë brenga e preokupime kombëtare.

Kjo nuk është më çështje individuale.
Kjo është çështje kombëtare dhe shoqërore.

Kur një avokat:

  • sulmon publikisht intelektualë shqiptarë
  • relativizon rrezikun e radikalizmit fetar
  • dhe etiketon kritikën kombëtare si “përçarje”

ai ka humbur neutralitetin profesional dhe ka hyrë në fushëbetejë politike.

Lëvizja për Rikthim në Katolicizëm nuk është organizatë urrejtjeje, por lëvizje kulturore dhe kombëtare, që artikulon një të vërtetë historike:
shqiptarët janë komb evropian, me identitet të shumëfishtë fetar, por me bosht kombëtar të panegociueshëm.

Askush nuk ka të drejtë:

  • të kriminalizojë debatin historik
  • të heshtë kritikën ndaj ideologjive të huaja
  • apo të shantazhojë mendimin e lirë përmes padive politike

Më shqetësuese është fakti se disa individë, të fshehur pas petkut të juristit, heshtin përballë praktikave regresive që cenojnë:

  • emancipimin e gruas shqiptare
  • arsimin laik
  • dhe orientimin evropian të shoqërisë

Heshtja përballë këtyre dukurive nuk është tolerancë, por bashkëfajësi morale.

Shqiptarët nuk kanë luftuar shekuj për liri që sot:

  • të tremben nga padi pa themel
  • të etiketohen si “ekstremistë” pse mbrojnë identitetin
  • apo të nënshtrohen ndaj ideologjive që na largojnë nga Evropa

Nëse dikush ka arsye të frikësohet nga transparenca, debati dhe drita publike, ajo nuk është pala kombëtare, por ata që përfaqësojnë agjenda ideologjike të importuara.

Unë, në emrin tim, deklaroj qartë:
kombi shqiptar, kultura shqiptare dhe liria e mendimit nuk janë objekt shantazhi juridik.

Historia do t’i dallojë qartë:
ata që qëndruan në krah të kombit
dhe ata që, me vetëdije ose pa të, u vunë në shërbim të përçarjes.

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu