
Nga: Zef Bushati
___
Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë është një Kerkesë Anti- Europiane e Qarqeve pro shovinistëve Serbe brenda BE që synojnë të dëmtojnë e të çmontojnë Kosovën.
Le ta themi qartë dhe pa ekuivoke: Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë nuk është model europian, nuk ka precedent në Bashkimin Europian dhe nuk synon mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb. Ai është një projekt politik i Serbisë për ta mbajtur Kosovën të paqëndrueshme, të bllokuar dhe të cunguar në sovranitet.
Europa nuk ndërtohet mbi ndarje etnike. Në asnjë shtet të BE-së nuk ekziston asociacion komunash mbi bazë etnie apo gjuhe, e aq më pak me kompetenca kolektive politike. Europa:
• nuk krijon struktura paralele,
• nuk legjitimon veto etnike,
• nuk importon modele destabilizuese.
Autonomitë europiane janë kushtetuese, territoriale dhe integruese, jo instrumente për fragmentim shtetëror. Gënjeshtra e shembullit bask. Të përmendësh Baskinë për të justifikuar Asociacionin Serb është manipulim politik. Baskia:
• është autonomi e sanksionuar nga Kushtetuta e Spanjës,
• nuk është asociacion komunash,
• nuk funksionon mbi bazë etnike paralele.
Krahasimi është i rremë dhe keqdashës.
Asnjë shtet serioz nuk e pranon këtë model.
As Turqia me komunat kurde, as Italia, as Belgjika, as Zvicra nuk kanë asociacione komunash etnike brenda shtetit. Pse? Sepse çdo shtet e di se asociacionet etnike janë fara e federalizimit të dhunshëm dhe e shpërbërjes shtetërore.
Qëllimi real: Republika Serbe nr. 2
Asociacioni i Komunave Serbe nuk kërkohet për shkolla, spitale apo gjuhë, këto tashmë ekzistojnë.
Ai kërkohet për:
• kontroll politik kolektiv,
• bllokim institucional,
• ndikim të drejtpërdrejtë të Beogradit.
Është projekt për krijimin e një Republika Srpska brenda Kosovës, me emër tjetër dhe me bekim ndërkombëtar. Turp dhe Skandal. Turp per ata drejtues Europiane që e kërkojnë. Një shtet nuk negociohet me struktura paralele
Kosova është shtet unitar dhe i pa-ndashëm.
Asnjë shtet sovran:
• nuk krijon institucione etnike paralele,
• nuk pranon veto territoriale,
• nuk negocion funksionalitetin e vet.
Çdo insistim për Asociacionin është sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Europa nuk duhet të kërkojë nga Kosova atë që nuk e zbaton vetë. Është hipokrizi politike t’i kërkohet Kosovës:
• një model që nuk ekziston në BE,
• një strukturë që Europa vetë e refuzon,
• një kompromis që cenon themelet e shtetit.
Kosova nuk është laborator eksperimentesh gjeopolitike.
Asociacioni i Komunave Serbe:
• nuk është europian,
• nuk është demokratik,
• nuk është i padëmshëm.
Ai është instrument destabilizimi dhe presioni politik, dhe si i tillë duhet refuzuar pa kompromis, nga Qeveria e Kosoves, Qeveria e Shqiperise, Qeveria e Maqedonise se Veriut ( ku shqiptaret jane shtet-formues me komuna Shqiptare ) Nga Qeveria e Malit te Zi ( ku ka komuna Shqiptare) Nga Qeveria e Turqise (ku jetojne 13 Milion shqiptare) Nga Qeveria e Greqise ( ku jetojne 2 milion shqiptare) nga Qeveria e Italise ( ku jetojne 1.5 milion shqiptare dhe te Gjitha Qeverite e shteteve ku jetojne Shqiptarët. Shtetet ndërtohen mbi qytetari dhe ligj, jo mbi ndarje etnike të institucionalizuara.



z. Zef Bushati!
Portali DRINI.us, Kryeredaktori Bajram Gjergj Kabashi, publikon shkrime relevante, që zgjojnë kërshërinë e lexuesit edhe për KOMENT.
*
Lexova me kujdes shkrimin e juaj, dhe veçova këtë pjesë, pocitoj fjalitë e fundit:
“Ai është instrument destabilizimi dhe presioni politik, dhe si i tillë duhet refuzuar pa kompromis, nga Qeveria e Kosoves, Qeveria e Shqiperise, Qeveria e Maqedonise se Veriut ( ku shqiptaret jane shtet-formues me komuna Shqiptare ) Nga Qeveria e Malit te Zi ( ku ka komuna Shqiptare) Nga Qeveria e Turqise (ku jetojne 13 Milion shqiptare) Nga Qeveria e Greqise ( ku jetojne 2 milion shqiptare) nga Qeveria e Italise ( ku jetojne 1.5 milion shqiptare dhe te Gjitha Qeverite e shteteve ku jetojne Shqiptarët. Shtetet ndërtohen mbi qytetari dhe ligj, jo mbi ndarje etnike të institucionalizuara.”
*
Po ju përkujtoj se Kosova është Republikë DEMOKRATIKE, por NUK ËSHTË SHTET SOVRAN, për derisa qëndron në fuqi REZOLUTA 1244*
*
Nuk po e zgjas më tepër me KOMENT!