
HASAN PRISHTINA – SIMBOLI I FLIJIMIT PËR ATDHEUN / PASHALLARËT E RIJ – SIMBOLI I TRADHTISË DHE PLAÇKËS
__
Hasan Prishtina – u flijua për Dardaninë
Esat Pashë Toptani – e shiti Shqipërinë
Pashallarët e shekullit XXI – më të zotë në plaçkë, të njëjtë në tradhti
Pashallaret e ri nuk luftuan për liri, por për pushtet.
__
Nuk e ndërtuan Dardaninë, por e ndanë për interesa personale.
Sot kërkojnë votën, jo për të shërbyer popullin, por për të ruajtur pasuritë dhe për të fshehur tradhtinë.
Ata nuk janë pasardhësit e Hasan Prishtinës – janë kopja moderne e Esat Pashës.
Dhe historia i njeh mirë të tillët.
Në historinë shqiptare, emri Hasan Prishtina qëndron si simbol i fjalës “flijim”.
Ai nuk kërkoi pasuri. Nuk kërkoi poste. Ai shiti gjithçka që kishte – gjysmën e Prishtinës dhe Vushtrrisë – për t’i dhënë lirisë një shans.
Në vend që të rehatohej në kolltuqet e Turqisë, ai zgjodhi malet dhe luftën për çlirimin e Kosovës.
Sot?
Në emër të luftës kemi prodhuar pashallarë të rinj, që s’kanë më nevojë për top e bajonetë. Ata vrasin me firmë, shesin me letër, pushtojnë me kravatë.
Pashallarët e shekullit XXI – pasardhësit politikë të Esat Pashës
Ashtu si Esat Pasha Toptani, që në fillim të shekullit XX bashkëpunoi me Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Francën për të copëtuar Shqipërinë, këta të sotmit kanë bashkëpunuar me interesa të huaja për ta shpërbërë Dardaninë.
Esat Pasha u akuzua për mbi 10 vrasje, si dhe për shumë grabitje, plaçkitje dhe uzurpime.
Këta të Hagës, bashkë me jaranët e tyre që ende janë të lirë, dyshohen për qindra vrasje, për uzurpime e grabitje të panumërta – jo për atdheun, por për pushtet dhe pasuri.
Esat Pasha shiti tokë shqiptare në këmbim të mbështetjes për pushtetin e tij personal.
Pashallarët e Dardanisë shiten më shumë: shiten kishat, territoret, emrat dhe vetë identitetin – duke e lënë Kosovën pa veri, pa sovranitet dhe me një “republikë serbe” të instaluar brenda saj.
Kush e vrau idealin e Lirisë ?
Ata që sot sillen si çlirimtarë, në fakt luftuan një vit dhe plaçkitën njëzet.
Ata nuk vranë vetëm ushtarë të farkut,ata vranë kundërshtarë politikë.Ata vranë shpresën, besimin dhe ardhmërinë e këti vendi.
Në emër të një lufte të drejtë, kthyen çlirimin në tregti, Kosovën në çmim, dhe gjakun në kapital politik.
Ndërkohë …Hasan Prishtina u vra për idealin
Ai nuk u dorëzua kurrë.
Ai nuk hyri në pazare.
Ai dha gjithçka – pasurinë, sigurinë, jetën – për të fituar diçka që të gjithë e kishin humbur: ndërgjegjen kombëtare.
Një komb nuk ndërtohet me mërcenarë.
Ata që sot janë në Hagë – dhe mbështetësit e tyre që shetisin me xhipa të zinj dhe sillen si kapadaij – janë fukarenjtë e djehit, por milionerët e sotëm.
Sillen si muskulorë, si trashëgimtarë politikë të Hagës, dhe sot kërkojnë votën e popullit për të ruajtur pushtetin dhe pasurinë.
Por këta nuk janë pasardhësit e Hasan Prishtinës.
Jo.
Këta janë pasardhësit politikë të Esat Pashës – madje ndonjëri i Rrahman Morinës.
Sot, në Dardaninë tonë kemi pashallarë modernë – një version i sofistikuar i Esat Pashës: me më shumë pushtet, pasuri marramendëse dhe, mbi të gjitha, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie ndaj këtij populli.
Citimi i Hasan Prishtinës:
“Për lirinë e Atdheut nuk mjafton me dashtë – duhet me u flijue.”
(Hasan Prishtina)
Zëri i ndërgjegjes kombëtare sot duhet të jehojë
Jo më heshtje përballë tradhtisë!
Jo më votë për ata që shitën gjakun për pasuri!
Jo më nderim për ata që flasin për flamurin, por e kanë përdorur si mbulesë për vjedhje!



