ARKIVI:
7 Mars 2026

Avni Rrustemi në kujtesën popullore

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Shpërndaj

Nga: Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Avni Rustemi lindi në Libohovë më 22 Shtator 1885. Gjat tërë jetës së tij Avniu u shqua si patriot dhe revolucionar; në qershor më 1920, disa ditë pasi filloi Lufta e Vlorës, vrau në Paris Esat Pashë Toptanin, i cili përbënte një rrezik të dorës së parë për interest e Shqipërisë. 

Më 20 prill 1924 kur akrepat shënonin 15:55, Isuf Reçi, pa i thënë asnjë fjalë Avni Rustemit, nxori pistoletën nga brezi, ia drejtoi dhe dy krisma të thata e lëkundën Avni Rustemin. Duke u mbajtur në objekte aty pranë, Avniu arriti të nxirrte nga brezi pistoletën e vet dhe të qëllojë katër herë drejt tij, por asnjë plumb nuk e preku atentatorin. Rrëmuja, klithmat dhe urdhri pa objekt i dëshmitarëve “kapeni vrasësin” ishte skena e dytë e ngjarjes. Një pellg gjaku përreth trupit të plagosur dhe zhdukja e atentatorit përbënin skenën e tretë, e cila pati si epilog vdekjen pas dy ditësh të tij, më 22 prill 1924. 

Avni Rrustemi (Portret)

O AVNI RUSTEM MARINA 

(Libohovë) 

Telegrafët ven’ e vinë 

Pjesin për Avni Rustemnë: 

“Vrau Esat Pashë Zadenë.” 

O Avi Rustem Marina, 

Shkove burra, shkove trima, 

Në Paris ç’e bërë prima: 

Qëllove si vetëtima! 

Që më gjasht’ e gjer më tetë, 

Në këmbë e bëre nobenë, 

Të mbaroje marifenë! 

Marifenë ç’e mbarove, 

Esat Pashën ç’e qëllove. 

U ngrenë policët e ranë: 

“Kush e qëlloi Pashanë?” 

“Un’ e vrava qerratanë, 

Se punonte propagandë 

Me Serbin’ e me Junanë.” 

“Avni vatan’ e nderove, 

Shqipërinë e gëzove!” 

AVNI Rustemn na e vranë  

(Dukat – Vlorë) 

Kjo Vlora këtë herë, 

Bir’ i nënës , o Avni! 

Të madh e vuri veremnë, 

Që kur vranë deputenë, 

Trimn’ e madh, Avni Rustemnë. 

“Në hotel, te haje bukë, 

Të mori plumbi në kukë” 

Zogu me ca tradhëtarë 

Avni Rustemn na e vranë. 

S’do t’ja lëm’ hakën pa marrë! 

Avniu e tha një fjalë:  

“Vlorë të ma bëni varrë, 

Bashkë me Smail Qemalë, 

Të kem përkundrejt Sazanë, 

Karaborun’ e limanë!” 

NJË DJALË NGA LIBOHOVA 

(Gjirokastër) 

Një djalë nga Libohova,  

djalë e deli djalë,  

i mbaruari nga shkolla,  

mbushi xhepat me të holla,  

dhe u nis për Ingliterë,  

rrovoleergjëndë e plumbaverdhë. 

Më të prapë e hodhi de(t)në,  

për Paris mori dervenë. 

Në Paris vate qëndroi. 

Esat Pashën e kërkoi. 

Seç e gjeti Esat bejnë,  

në hotel tek pij kafenë;  

një letër ia dorëzoi; 

Esat Pasha s’e peshoi,  

letrën e shkretë vështroi. 

– O Pasha, more Pasha,  

s’ka gjë brënda letëra,  

për tradhëtarë plumb aka,  

po t’I dërgon nëneja,  

shqipe hallemadheja. 

– Aferim ! Avni, o djalë,  

ç’e ngordhe Esat lugatnë. 

Dual policët e thanë: 

– Kush e vrau Esat Pashanë? 

– Unë e vrava qerratanë, 

se punoi prapagandë,  

me Serbi e me Junanë,  

me thes e mori paranë,  

që të na shesë vatanë. 

LULE, O AVNI RUSTEMI 

( Tepelenë) 

Mos pandeh se u harrove, 

Lule o Avni Rustemi, 

Në Paris vajte qëndrove, 

Esat qenin e qëllove, 

Të shtat ja numurove, 

Shqipërinë e shpëtove. 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Kolonel!
    Lexova me kujdes shkrimin e Juaj për Avni Rrustemin dhe këngët kushtuar Avniut, dhe më lanë përshtypje të thella, ndaj vendosa të jap koment.
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
    *
    Me sa kam mësuar: Për me e vra Esat Pashën, Avni Rrustemin e kanë nxitë fjalët e “telallit” i cili me sipas porosisë se “Hanmit” të Pashës, ka piskatë nepër Tiranë dhe kur është afruar afër Hotelit e ka ndie Avni Rrustemi dhe ka dalë e e ka pyete “telallin”; – janë të vërteta këto fjalë tua: kush e vret Esat Pashën ka “alltan” sa të don,se ai ka shkue ne Pariz “me e shitë” Shqipninë” – Po, i ka thanë “Tellali” të vërteta janë, shkon e pyete “Hanmin” e Pashës! ajo me ka porositë me dal e me piskatë nepër Tiranë! Avnija ka shkue të “hanmi” dhe ajo ia ban: po unë i kam thanë “telallit” Avnija (me dy alltija në shokë) ka hyp në vaporr në Durrës dhe ka shkue në Stamboll, aty ka bujtë nji natë, e të nesermen n’sabah o hyp në ballon dhe drejt e në Pariz. Aty takon njie françez dhe e pyet, – Ku po mbahet “mexhlisi”” dhe a asht aty Esat Pasha, francezi i ka thanë: – per “mexhlis” nuk e di, a Esat Pashën e pashë qe sa hyni në Hotel. Avnija i ka thanë francezit, po unë nuk e njoh Pashën!? Francezi i ka thanë: Ai i ka nji nishan dhe nji yll e ni hanë!” Avnija ka hy në Hotel dhe aty e vret Esat Pashën…”
    *
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu