ARKIVI:
7 Mars 2026

Bashkë me Shqipërinë dhe me Kroacinë, Kosova është më e forte, rajoni më i sigurtë dhe paqja më e qëndrueshme

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić.
Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Kjo pasi sot në Tiranë, kemi nënshkruar një deklaratë trepalëshe, bashkë me dy homologët dhe miqtë e mi, Pirro Vengun, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ivan Anušić, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë.
Duke u nisur nga vlerat tona të përbashkëta, nga orientimet e njëllojta gjeostrategjike dhe angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova deklarohen për forcim të bashkëpunimit dhe avancim të hapave për mbrojtjen e territoreve dhe të njerëzve tanë; për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; si dhe për prodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes.
Për këtë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, do të angazhohen për forcimin e lidhjeve mes tyre, rritjen e ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tri shteteve tona përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta; rritjen e angazhimit për t’i luftuar kërcënimet hibride dhe për tu mbrojtur prej tyre; bashkërendimin e politikave për integrime euroatlantike dhe me theks të veçantë ndihmën e nevojshme ndaj Kosovës për tu integruar në nisma rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë.
Kjo deklaratë sikur edhe i tërë bashkëpunimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, rrjedhë nga fryma e miqësisë ndërshtetërore dhe e angazhimit të përbashkët për fqinjësi të mirë, për paqe dhe siguri. Ky bashkëpunim i yni nuk është kërcënim ndaj askujt, por angazhim shtesë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Bashkë me Shqipërinë dhe me Kroacinë, Kosova është më e forte, rajoni më i sigurtë dhe paqja më e qëndrueshme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu