ARKIVI:
7 Mars 2026

Bedri Hysa – bletë dhe hambar për kulturën tonë

Shkrime relevante

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Shpërndaj

Don Lush Gjergji, Prishtinë
___
Me dhembje dhe pikëllim, por edhe me krenari dhe shpresë, do t’i them disa fjalë për mikun, shokun, villain dhe krijuesin tone të mirëfillët, tashmë të ndjerin Bedri Hysa, sipas dëshirës dhe kërkesës së Ylber Hysës dhe familjes.
Vdes trupi, jeta tokësore dhe njerëzore, por jo edhe shpirti, mbi të gjitha krijimtaria letrare flijuesi dhe frymëzuese, të cilën ai me mend dhe zemër, pend dhe letër, vite të tëra e ka mbjellur dhe vulosur ndër ne.
Kush ishte Bedri Hysa për mua? Një krijues mjaft i frymëzuar dhe motivuar, mbi të gjitha i dashuruar në të mirën, të drejtën, të vërtetën, jetën dhe Dashurinë, njeri që nuk ka jetuar dhe vepruar  vetëm për vete, për familje, për rrethin e miqve dhe dashamirëve, por për Popullin tone, edhe më gjerë, për njeriun dhe njerëzimin.
Atë unë e kam krahasuar me “bletën” e cila fluturon prej lules në lule, prej gjëlbrimit në gjëlbrim, duke kërkuar nektarin e çmuar dhe të dalluar, por pa prishur dhe lënduar lulet.
 Bedriu ynë në stilin e bletës së pari vetë ka krijuar vepra me tipare dhe karakteristika dalluese dhe formuese, pastaj ka “gëlltit” apo lexua shumë shkrime, lexime, botime, dhe gjitha këto është munduar t’i ruaj në bibliotekën personale, familjare dhe me gjerë.
Ai, si punëtorë i Bibliotekës, më vonë edhe Drejtor i saj, prej gurthemelit e deri në përfunim, dikur Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, sot “Pjetër Bogdani” në Prishtinë e ka përclell sit ë ishte në ndërtim shtëpia e tij, edhe më shumë, shtëpia jonë e përbashkët.
Shpesh thoshte kështu: “Sikur të lashtat, veçmas gruni, drithnat e bardha, kanë nevojë, për korrje, pastaj frytin e korrjes ta ruajmë në hambare apo dridhnikë, që kur kemi nevojë, e marrim, e blujamë, e gatojmë bukërn dhe e hamë apo iu ofrojmë miqëve tanë. Ashtu edhe libri, botimin, në dy ballina, ruan dhe ofron lexuesit të mirën, të drejtën, të vërtetën, jetën dhe dashurinë, dhe secili merr sipas nevojës dhe oreksit…”
Bedri Hysa ishte i vetëdijshëm që libri, biblioteka, leximi, kultura dhe qytetërimi është “buka e shpirtitit, zemrës dhe ndrgjegjjes”. Mu për këtë ai gjithnjë lexonte, “konsumonte” krijimtaritë e ndryshme, por edhe krijonte dhe ofronte, mundësonte nga mendja e ndritur dhe zemra e madhe që edhe tjerët të jenë pjesëmarrës në gëzimin, përjetimin dhe begatimin me libra dhe porosi, vlera dhe virtyte.
Si krijues I mirëfillët i gëzohej çdo libri, botimi, dhe ate e krahasonte me lindjen e fëmijës, sipas Tagores, i cili pohonte kështu: “Deri sa të çelin lulet dhe lindin fëmijët, domethënë se Zoti nuk është lodhur me ne.”
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare për të ishte “shtëpia e dytë”, ka ai orë të tërë i kalonte në shkrim dhe lexim, në rregullim dhe kategorizimi, sepse thoshte kështu: “Tash e kemi enën, por duhet ta mbushim me thesare dhe virtyte. Kjo bëhet nëpërmjet librave dhe botimeve.”
Bedri Hysa shpejt dhe mire e kishte kuptuar këte: një popull jeton,aq sa shkruan dhe lexon, sa ka kulturë dhe qytetërim, vlera dhe virtyte…
Mu për këtë, çdo botim të tij, si dhe të tjerëve, që e konsideronte të rëndësishme, ma sjellte, shpesh ma dhuronte me shumë përkushtim dhe dashuri.
Bedri i dashur, krijove një “zbrazëti” të madhe, dhembje dhe pikëllim me kalimin tend në amshim në familje, në rreth, në kulturën tonë shqiptare.
Mirëpo Ti e dite mirë pse dhe si jetove, si blet dhe dridhnik për popullin tonë, sidomos për rininë tonë në shkollim, arsimim dhe qytetërim.
Për këtë dhe shuçka tjetër, nga zemra të falënderoj! Pusho në paqe dhe gëzoje dhe shijoje amshimin e pambaruar, dhe Autorin, që ka krijuar për ne gjithësinë! Pusho në paqe!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu