ARKIVI:
6 Mars 2026

Bordi Paqes, pse mos ta zëvendësoj OKB-ën

Shkrime relevante

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Shpërndaj

Pse “Bordi i Paqes” të mos e zëvendësojë OKB’në?!!!
OKB është krijuar për të mbajtur ekuilibrin në mes dy superfuqive të kohës (ShBA’së dhe Rusisë Sovjetike), ndonëse në praktikë ato gjithmonë mosmarrëveshjet e tyre i zgjidhnin me anë të samiteve bilaterale.
Por, nga rënia e “Murit të Berlinit” bota ka ndryshuar rrënjësisht. Tashti e kemi një superfuqi me disa fuqi tjera.
Më Rusia nuk është superfuqi. Sepse për të qenë superfuqi nuk mjafton vetëm posedimi i armëve bërthamore. Për faktin se armë atomike të mjaftueshme për shkatërrim masiv kanë edhe Pakistani dhe India, pa përmendur Izraelin, Francën apo Mbretërinë e Bashkuar.
Tani superfuqia matet me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik, të cilat pastaj ju mundësojnë shteteve ndikimin global politik dhe ushtarak – e jo vetëm arsenali bërthamor.
Pastaj, në KS të OKB’ës, si anëtare permanente me të drejtë të vetos e kemi Francën dhe jo Gjermaninë, kur dihet mirëfilli se Gjermania është shtylla kryesore e UE’së, e cila ja imponon Francës (dhe anëtarëve tjera të UE’së) vullnetin e saj politik. Për mos ta përmend faktin se ekonomia e saj është dy herë më e madhe se e Rusisë.
E megjithate Gjermania nuk është anëtare e përhershme e KS kurse Rusia, Franca dhe Britania po!?
Po ashtu, India – e cila tashmë e ka kaluar Kinën për nga numri i banorëve – nuk është anëtare e përhershme. Pikërisht pesha demografike ishte arsyeja që Kina komuniste mori ulësen e përhershme në vitin 1971, duke zëvendësuar Republikën e Kinës (Tajvanin), etj.
Pra, realiteti gjeopolitik i vitit 1945 nuk përputhet më me realitetin kontaporan.
Fakt tjetër është se reformat në OKB, sidomos në Këshillin e Sigurimit, janë praktikisht të pamundura, sepse secili nga pesë anëtarët me të drejtë vetoje mund ta bllokojë secilën nismë që cenon interesat e tij, dhe ky fakt e bën strukturën aktuale të ngrirë dhe joefektive.
Shih për këtë, ngase OKB’ja – dhe sidomos Këshilli i Sigurimit – e ka konsumuar modelin e vet historik, atëhere pse nuk po bëjka që “Bordi i Paqes” të zhvillohet paralelisht dhe në një të ardhme të afërt ta zëvendësojë OKB’ën, afati së cilës i ka skaduar?!
Sidomos kur edhe ne – Kosova dhe Shqipëria – jemi pjesë e kësaj nisme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu