ARKIVI:
6 Mars 2026

Çdo të thotë realisht të kesh shtëpinë tënde?

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Të kesh një shtëpi, për të gjithë njerëzit besoj, është gjëja e parë më e rëndësishme, pas shëndetit. Një shtëpi e bërë prej muresh e çatie, por që në thelb shpirtërisht e mendërisht është shumë më tepër sesa kaq. Shtëpia është ajo hapësira e padukshme ku shpirti merr frymë lirshëm, pa frikë, pa maska, pa trysni, pa doreza. Është vendi ku mund të jesh krejtësisht vetvetja, edhe kur kjo “vetvete” është e lodhur, e thyer, e pasigurt.
Në kuptimin më të thellë, shtëpia është një gjendje e brendshme, një hapësirë e sigurisë emocionale, ku gjithçka që je pranohet pa kushte. Është streha që vè murin ndarës nga zhurmat e botës, nga gjykimet, nga ftohtësia dhe manipulimi i realitetit të jashtëm. Kur ke një shtëpi, e gjithë struktura e qenies fillon të qetësohet. Trupi nuk mban më tensionin e alarmit të vazhdueshëm. Mendja nuk endet më në ankth për atë çka do të vijë. Zemra guxon të dojë, të besojë, të dorëzohet. Ndaj shprehja: “shtëpi, e ëmbla shtëpi” ështe kaq reale, kaq e prekshme dhe e kuptueshme.
Në psikoanalizë, kjo ide lidhet ngushtë me nevojën themelore për “mbrojtje” dhe “lëshim të vetes”, në kuptimin pozitiv të saj. Qenia njerëzore ka nevojë për një vend ku ndjen se emocionet nuk janë “shumë” për askënd, as për veten, as për të tjerët që bashkëjetojnë me ty. Vetëm brenda atyre mureve, shpirti pushon së mbijetuari dhe jeton në të vërtetë.
Filozofikisht, shtëpinë mund ta konsiderojmë si përkufizim të së shenjtës, vendi ku njeriu lidhet me thelbin e vet, larg zhurmës së përditshme, larg lëkundjeve të identitetit që na i imponon shoqëria. Kjo lloj shtëpie është kulti i intimitetit të vërtetë. Aty nuk hyjnë dot këmbët e rastësishme të kujtdo, as duart që nuk dinë të prekin me dashuri. Është një territor i shenjtëruar, ku ftohja e botës nuk ka e nuk duhet të ketë fuqi të depërtojë.
Për mua personalisht, shtëpia, qoftë me mure, me kallamishte, me gurë apo teneqe, përveç rëndësisë së objektit që përfaqëson, është njeriu të cilin ti zgjedh për të ndarë jetën. Ai njeriu i veçantë është hapësira reale, është vetë brendia e shtëpisë. Njeriu atëherë ndjen se nuk ka më nevojë të luftojë për të ekzistuar, ai është. Dhe kjo “të jesh” është plotësisht e zhveshur nga mbrojtjet. Eshtë dhurata më e madhe që mund t’i bësh shpirtit tënd e shpirtit të atij apo asaj që ndan jetën me ty.
Sepse shtëpia e shpirtit nuk është vetëm vendi që e ndërtojmë me duar por vendi që në rradhë të parë e ndërtojmë me zemër.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu