Pamje e Masakrës së Mejës, të kryer nga Policia, Ushtria dhe paramilitarët e Serbisë në Kosovë.
Lirim Gashi, Prizren
Valon Syla, krejt natyrshëm, ndien më shumë simpati e dhembshuri për të ashtuquajturit veteranë të rremë, që luftën e kanë përjetuar nga ekranet televizive nëpër qytetet kryesore dhe dytësore të Evropës Perëndimore, sesa për viktimat shqiptare të luftës – të të gjitha moshave, gjinive, profesioneve e besimeve – që u masakruan nga ushtarët, paramilitarët e policët serbë, të zhveshur nga çdo ndjeshmëri njerëzore.
Atij, si gjithmonë, i vjen lehtë të shfaqë empati – por jo për fëmijët e masakruar, as për nënat e dhunuara, e as për pleqtë e moshuar që u dogjën për së gjalli në shtëpitë e tyre.
Jo. Zemra e tij rreh më fort për ata “veteranë” që e përjetuan luftën me një birrë në dorë, ulur para televizorit në ndonjë kanton të Zvicrës apo në ndonjë restorant të Belgjikës.
Dhe gjëja më e çuditshme – kjo sjellje i shkon atij tepër natyrshëm për fytyre.
E çfarë tjetër mund të presësh nga dikush që është rritur nëpër tryezat serbe, ku urrejtja ndaj shqiptarëve dhe mallkimet përpiheshin bashkë me bukën, dhe trashëgoheshin si një pasuri e errët familjare?
Ai thjesht është rritur në mesin e dajallarëve që as nuk kanë nevojë të flasin serbisht – sepse ata e thithin frymën serbe.
Janë bijtë e maleve të zeza, atje ku UDB-ja nuk bënte vetëm dosje, por formësonte identitete të reja – ose më saktë: krijonte shqiptarë të shkëputur nga rrënjët e veta, që ishin të gatshëm ta kafshojnë mishin e popullit të tyre, vetëm për t’i pëlqyer perëndisë mitologjike serbe të quajtur Vid.
Në atë narrativë të përmbysur, krimineli shpallet viktimë, ndërsa viktima e vërtetë hesht, si një relike e historisë që nuk shitet mirë në emisionet televizive.
Dhe kështu, Valoni ynë vazhdon të psherëtijë për “veteranët” e ekraneve LCD, ndërsa tallet me varret që ende nuk kanë emër.
Çfarë tjetër të presim nga një njeri, dajallarët e të cilit janë serbë të infektuar me një urrejtje të papërshkrueshme ndaj shqiptarëve, apo më saktë – janë malazezë të serbizuar nga UDB-ja, si ata të Lovçenit?
Oficerët dhe ushtarët e mençur të Ushtrisë së Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës kurrë nuk janë mburrur nëpër televizione, as me heroizma të vërteta e as me të trilluara.
Përkundrazi – ata dëshmuan për masakrat e përgjakshme të ushtrisë gjenocidale serbe mbi civilët boshnjakë të të gjitha moshave, gjinive, profesioneve dhe besimeve, dhe në fund humanizmin dhe atdhedashurinë e tyre e kurorëzuan me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.
Paradoksalisht, janë pikërisht ata komandantët tanë që kurrë nuk shkelën në vijat e para të frontit, ata që për vite të tëra rrëfyen në ekranet televizive për heroizmat e tyre të shpikura, por kurrë nuk i përmendën viktimat e vërteta të luftës.
Pikërisht ata komandantë që i lanë ushtarët pa pajisjet më themelore, e shpesh edhe pa bukë e pa ujë – sepse paratë që populli ua dha i përdorën për të blerë toka gjatë luftës, apo për pushime ëndrrash në ishuj të rezervuar për më të pasurit – janë të njëjtët që për vite të tëra u lavdëruan në ekranet televizive me heroizmat e tyre të shpikura.
E çfarë përfituan në fund?
Një Gjykatë Speciale që gjykon vetëm shqiptarët.
Ja – këta janë “heronjtë” e parapëlqyer të Valonit, sepse ai sot jeton si Perëndia në Paris, falë parave të tyre të ndotura.




E cfare duhet te presim nga nje deputete e VV (Fatmire Kollcaku) e cila gjithashtu i ka dajet ne Serbi? Ndoshta edhe dajallaret e Fatmires jane te infektuar me urrejtje te papershkrueshme ndaj shqiptareve.