ARKIVI:
7 Mars 2026

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Fahri Xharra, Gjakovë

Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. ”E megjithatë, ai është populli kryesor , i lashtë e i rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës – Johan Tunman, 1774,Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.

Po, pse ishim aq të panjohur? Çfarë pluhuri historik  u deshtë të bie mbi ne ,që rrota e historisë të rrotullohet  përmbi ne e afër nesh; herë duke na anashkaluar e herë duke na ndrydhur deri në ngufatje? E tmerrshme!

Marrëveshjet turko –serbe shkonin aq larg sa që : “…serbin ortodoks e kemi më të afërt se shqiptarin katolik.*”( *Q. Zekolli)

Po kush i hapte e i përhapte këto marrëzira? Dihet se kush, Po sot? Dihet se kush. Në Kosovë, Serbia  në vitet e `30-ta i kishte hapur do shkolla (në gjuhën serbe) për fëmijët shqiptar . Por: ”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja(serb) !, …mos e dërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë (serbe)*!” Nga kush vinin këto “këshilla” që me çdo kusht donin të na “ruanin “ kombin? Qëllimi i kjartë , ikje nga vetvetja; largim nga rrënjët ,përçudnim i vetvetes.

Largpamësia e dashamirëve të errësirës shqiptare shkonin edhe më larg me këshillat e tyre qe sjellin urrejtje, shthurje dhe zhbërje: se “…në qoftë se je i shoqëruar me gruan dhe takohesh me një serb dhye një shqiptar të krishterë, gruaja e besimtarit islam duhet të fshihet pas serbit që mos ta shoh katoliku,…”E dini ku ishte qëllimi?

E dimë ne që jemi në vëmendjen e botës ? Bota dashamirëse djersitet nga paradokset tona, i vie keq se me kënd është mik por nuk heq dorë. Bota dashakeqe i fërkon duart nga gëzimi ,se po iu “dalin” fjalët si të  vërteta ;ato fjalë që i fliste dhe i flet  ende për ne.

Derisa natyra e mbanë Fluturën jetëshkurtër vetëm si lloj nga llojllojshmëria e qenieve të saja ; neve pushtuesit na mbanin në metodën e njëjte e të mbijetuarit.

Për  çfarë na mbanin pushtuesit shekullor?  Edhe pse iu pengonte qenja shqiptare;ata na kishin si makinë prodhimi të qenjës njerëzore. Ne iu duheshim ,iu duheshim për popullim të shkretëtirave, iu duheshim si mercenarë ,iu duheshim si vrasës, iu duheshim … Dikur ishim vetëm furnitorë të qenjës njerëzore, por që nevojat e tyre aspak nuk përkonin me interesin tonë kombëtar.

Deri sa Sulltanët në pallatet e tyre i mbanin eunukët për qëllime të ditura ,neve si komb edhe turku edhe serbi na donin të  ishim  “eunukë “ nga mendja .”Populli shqiptarë ,nuk guxon të arsimohet ,ai është popull i zgjuar  dhe si i tillë paraqet rrezik për Perandorinë”-vazhdonin edhe xhonturqit ate që e thonin osmanët gjithmonë.

”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja!”.

Por ,vazhdohet edhe sot  në mënyra të tilla ? A duhet të lejojmë që të jemi ende “eunukë” nga mendja dhe që  farën e mendësisë të na japin të tjerët?

“Kosova është një vend i banuar nga një shumicë shqiptare. Dihet se në planetin tonë, vendet, trojet, qytetet nuk përcaktohen as nga drurët, as nga kaprojtë, as nga ndonjë shenjë tjetër që ndodhet sipër tyre, por nga njerëzit. Shkurt, toka dhe njerëzit mbi të shkojnë bashkë. Kosova banohet nga shumicë shqiptare, rrjedhimisht, në të gjitha kuptimet ajo konsiderohet në radhë të parë shqiptare.(I. Kadare) “. Kërkesa për tjetërsimin e identitetit tonë është vetëm se një grackë dhe pranimi i saj si e tillë është vetëm se një mashtrim pas buzëqeshjes së ujkut. Duke mos e pranuar një popull tjetër afër vetes ,mundohen me metoda të cilat i kanë ushtruar që moti për “ t`i dëbuar “ shqiptarët në mënyrë më dhelparake . Ku?  Atje ku bën dreqi ,ve.

Të gjithë ne duhet ta dimë që ne ishim populli që i përballoi shumë pushtime gjatë historisë, saktësisht  365 pushtime mbi tokën tonë. pushtuesit ishin barbarë që  na kallën, na  mbytën ,na asimiluan dhe në vazhdimësi duke na vjedhur kulturën tonë dhe trashëgimin tonë .  Të fshehur ,të ndrojtur dhe të vjedhur që ishim , prapë  mbetëm dhe jemi Iliro- Shqiptarë.

. Akti më i shëmtuar i mashtrimit ka qenë  kallja e kishave ortodokse në vitin 2004. Ishte një goditje  e rëndë që iu pat ber Kosovës së lirë.
“Ata” me çdo kusht e donin  ftohjen e Perëndimit dhe aleatëve të Kosovës prej nesh; me at akt i bëhej jehonë “dashamirëve” tanë që lufta e Kosovës ishte një luftë fetare e me këtë të shkaktonte pendim tek Europianët dhe Bota e civilizuar për ndërhyrjene tyre . Akti ndodhi ; ai u dënua prej nesh dhe shpresoj t ‘ishte mashtrimi i fundit .

Kohërat e tilla kanë kaluar ; por ende po jemi robër të një ngecjeje e cila po na imponohet. Ngecja e tillë nuk po na lejon të ecim krenarë rrugës sonë të civilizuar ; ngase mëlmesat e së kaluarës ende po i japin shije të dikurshme gjellës sonë të sotme. Dhe kurrsesi të ndahemi nga ai “lezet” i imponuar i gatesave tona.

Deri sa bota e civilizuar me përparimet e saja  shkencore po shkon shumë e shumë larg ,neve në mënyrë të pa dukshme po na ngadalësohet hapi dhe s`ka as një “fuqi” që na mundëson lëvizjen normale të” planetit” tonë mendor rreth Diellit për 365 ditë.Për ditë e më tepër i ngjasim Planetit të Neptunit që vitin e ka të gjatë sa 248 vite të tokës ,dhe të cilit që nga zbulimi i tij nga ana e njeriut në vitin 1930 ,i duhen edhe 166 vjet që të bënë një rrotullim rreth Diellit. Pra edhe 166 vite që shkenca të feston ditëlindjen e parë të zbulimit të tij.
Për ne  viti këndelljes së mendjes dhe  i shpirtit tonë, a thua sa është i gjatë?

Më 6 shkurt 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu