ARKIVI:
7 Mars 2026

Çka i duhet Kosovës, në këto orë të liga në horizont?

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
___
1. Nëse, totalitarizmi i ri neoliberal, (lexo: “izolacionist” e korporativ që ndërtohet me Donald Trump) fillon ta trajtoj Kosovën si një levë dukusuritjeje apo edhe si një lloj transaksioni e “këmbimi” bilateral të (ri)integrimeve të reja rajonale, atyre kontinentale, po edhe atyre globale, ku realisht do mund të cenoheshin rëndë interesat vitale kombëtare shqiptare, mendoj që duhet pa hamendje dhe me gjitha mjetet ta vonojmë këtë synim kobëzi e ambicie të gabuar e në disfavor të interesave afatgjata kombltare!
2. Mirëpo, nëse ky lloj “koncesioni” a transaksioni vlerësohet unanimisht nga këndi i interesave vitale se është dobiprurës, është fleksibil e madje për imperativ e ka funksionalitetin, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të kombit shqiptar por edhe të partnerëve tanë strategjik, atëherë, ai duhet përkrahur pa asnjë rezervë…Ndërkaq, për t’i arritur këto objektiva historike dy shteteve shqiptare u duhet; ad hoc një “intervenim kirurgjik” mbi vetën e tyre, në mënyrë që të lirohen nga hipoteka e inferioritet, ndjenja e servilizmit dhe poltronizmit të shartuar gjatë dekadave nëpër kokat e politikanëve mediokër e poltron.
3. Mjeshtria dhe urtësia e diplomacisë (efektive) dhe politikës sonë (pragmatike) qëndron mu në koherencës e avokimit të interesave tona nacionale në bashkërenditje me interesat e miqëve në rajon. Ndryshe, me lajka, poltronizëm e servilizëm të tepruar, nuk do mund t’i arrijmë këto objektiva. Botën e sotme, jemi dëshmitarë që po e udhëheqin ekskluzivisht interesat ekonomike që korespondojnë me ato gjeostrategjike. Bota po ndryshon me shpejtësi drite, andaj, edhe ne duhet ta ndjekim këtë ritëm…!
Ndryshe, do na mallkojnë brezat që po vijnë…
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "YouTube Hap aplikacionin"

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu