ARKIVI:
7 Mars 2026

Col Delia, 17 vjeçari nga Gegyseni që e vrau Mehmed Ali Pashë Maxharin në sarajet e Abdullah Pashë Drenit në Gjakovë

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Shpërndaj

Ilir Seci, New York
______
Çka e lidh Col Deline e Gegysenit te Malsise se Gjakoves,(Tropojës), me poetin e famshem turk Nazim Hikmet? E kishte mendue kush najhere se ka nji lidhje kund mes tyne? Fakti asht se kundër deshires se tyne lidhen pra sepse plot 145 vjet ma parë, ne shtatorin e vitit 1878, malsori 17 vjeçar nga Gegyseni, Col Delia vret me doren e tij Mehmed Ali Pashën, me graden marshall, shefi i shtabit te ushtrise osmane…e ky Mehmed Ali Pasha i njoftun ndryshe edhe si Maxhar Pasha asht stergjyshi i poetit te famshem turk Nazim Hikmet…pikerisht ky paraardhes i poetit Nazim Hikmet – Maxhar Pasha kishte qene delegat perfaqesues i Perandorise Osmane ne Kongresin famekeq te Berlinit mbajtun po ate vit ne Berlin,(1878), ku ai ishte zotue me ia dorezue Malit të Zi krahinat shqiptare të Plavës e të Gucisë. Nji muej mbasi ishte kthye nga Berlini delegati osman Maxhar Pasha kishte shkue ne Gjakove ne perpjekje me sabotue Lidhjen Shqiptare të Prizrenit qe kish marre vendimin me i mbrojtë me çdo kusht trojet shqiptare. Keshtu ne ate fillimshtator te vjetes 1878 Maxhar Pasha ne krye te disa batalioneve osmane hyn ne Gjakovë dhe ban konak ne sarajet e Abdullah Pashë Drenit, figure e njoftun e qytetit asokohe…por Pasha qe kish ba pazarlleqe me tokat shqiptare ne Berlin kesaj rradhe nuk i kishte ba hesapet si duhet kur vendosi me hy ne Gjakove…
Sarajet e Abdullah Pashë Drenit në Gjakovë…
Malsoret kryengrites te zemeruem pa mase nga pazaret e Portes se Nalte rrethuen sarajet e Abdulla Pashe Drenit dhe krisi pushka mes forcave kryengritese dhe atyne mbrojtese mbrenda sarajeve…Siç shkruejne kronikat e kohes kryengritesit qe kishin rrethue sarajet ishin mbi 4 mije forca ndersa mbrenda sarajeve ishin dy batalione ushtaresh osmane, rreth 30 miq e perkahes gjakovare të Abdullah Pashë Drenit, mes tyne edhe Shaqir Curri i ati i Bajram Currit si dhe 70 mirditorë qe Abdulla Pashe Dreni i kishte si djem mbas veti. Lufta ka qene shume e pergjakshme e ka zgjate disa dite…ne fund u vranë mbi 90 veta mbrenda rrethimit kurse jashte mureve te sarajeve ne mesin e sulmuesve u vrane mbi 500 veta. Mbrenda sarajeve mbet i vrame i zoti i shpisë Abdullah Pashë Dreni bashke me Shaqir Currin. Kurse Maxhar Pashen e vret i riu 17 vjeçar Col Delia nga Gegyseni i Krasniqes se Malsise se Gjakoves,(Tropoja)…Col Delia si i ri vetem 17 vjeç, me shtat imcak hyn lehtesisht nga nji frëngji e sarajeve te Abdulla Pashes e çan mes mbrojtesve deri te pozicioni ku gjindej Maxhar Pasha te cilin e vret ne vend…por Coli vritet edhe vetë aty, siç thote edhe kanga :
“Eu Colë Delia sy sahati
I lumtë goja o mir vikati
O vet po jes e Pashën prej çarti
Man Avdinë po ma pret bajraki
Po rri n’besë o sikur i ati
Po rri n’besë si baba i vet
Qysh ke njeh eu yzbashi mbret
Fukaranë more pse pe shet”
Man Avdia i Mulosmanaje qe permendet ne këtë kangë ishte bajraktari i fist te Krasniqes, fisit qe bashke me Gash, Nikaj-Mertur, Ptyç e Berishe kane mbajte peshen kryesore te sulmit ate dite kur Gjakova u la me gjak…
Po kush ishte ky Mehmet Ali Pashe Maxhari? Nofkën “Maxharri” e kishte marre per shkak te origjines se tij prusiane…Mehmet Ali Pasha,(Maxharri), ishte prusian i lindun si Ludwig Karl Friedrich Detroit, me 1827 në Magdeburg, Prusi, sot Gjermani. Mbiemni Detroit i familjes ku lindi e nxjerr ma shume si francez, nga ato familjet protestante Hugenote qe iken nga Franca per shkak te perndjekjes qe u bahej protestanteve asokohe. Mbiemni familjar “Detroit” asht frangjisht dhe domethane “Ngushticë”, nga kjo fjale frangjisht e ka marre emnin edhe qyteti Detroit ne Miçigan,SHBA, nga kolonet e parë franceze qe e quejten lumin “le détroit du Lac Érié” – shqip “ngushtica e Lkenit Erie”…ne moshe te re Ludwig Karl Friedrich Detroit i hyn zejes se detarise dhe perfundon ne Stamboll ku konvertohet ne mysliman e merr emnin Mehmed Ali, nis nji karriere meteorike qe e bani delegat te Portes se Nalte ne Kongresin e Berlinit…pasardhes i kesaj figure te mistershme qe vendosi fatet e shqiptareve ne Berlin me 1878 asht poeti i famshem Nazim Hikmet…

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ali pash maxharri ti o qen i zi
    ti sdin çka është shqiptari
    ai të vretë për liri
    E sylejman vokshi ai burri i ri e dha jeten për liri….
    Kush e këndon këtë këngë?

  2. Sipas asaj qe kam degjuar une Shaqir Curri (baba i Bajram Currit) nuk ka vdekë ne kullë por ka dalë prej kullet i veshun si gru ( me duvak) duke e turperuar per here te dyte fisin e tij ! Kur e kane zbulu duke qene se lidhja e prizrenit i kishte denuar me vdekje te gjithe burrat qe ndodheshin ne kullën Abdullah Pashe Drenit , Qerim Delija (vellai i madh i Colit) ka qene ai qe ka vrare Shaqir Currin i cili iu dha fisit te Currajve per ta ekzekutuar ne menyre qe te lanin turpin, por asnjeri nuk kishte zemer ta bënte! Atehere mbi te ka qelluar Qerim Delija!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu