ARKIVI:
7 Mars 2026

Dardan Gashi, në Kosovë nuk ka islamofobi, por shqiptarofobi, dhe kjo shqiptarofobi predikohet në xhamitë e Kosovës

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

Nga: Blerim Nika
___
Dardan A Gashi, rastin që paske paraqitur në publik është i shëmtuar dhe i papranueshëm, por mënyra si paske tentuar ta përdorësh është edhe më e rrezikshme. Një huligan që ofendon në rrugë nuk përfaqëson askënd tjetër përveç vetes. Të tentosh ta lidhësh një individ anonim me një Lëvizje, me profesorë universiteti apo me kritikët e Islamit Politik tregon qartë se ku e ke synimin, jo shqetësimin. Mos u mundo të ngresh paralele të paqena për ta shndërruar një incident të izoluar në armë politike. Ajo që po bën është manipulim narrativ, jo mbrojtje familjare.
Në Kosovë nuk ka islamofobi, por shqiptarofobi, dhe kjo shqiptarofobi predikohet në xhamitë e Kosovës nga imamë që i përçmojnë vlerat tona kombëtare, që e përqeshin shqipen, flamurin, Gjergj Kastriotin, Nënën Terezë dhe Rilindjen kombëtare. Për këtë fenomen ti nuk thua asnjë fjalë. Në vend që të flasësh për problemin real, gjen një rast të vetëm dhe e përdor për ta sulmuar tërë shoqërinë dhe për të mbrojtur Islamin Politik, i cili ka probleme serioze të brendshme me narrativat anti-shqiptare. Islami politik në Kosovë sot nuk është thjesht praktikë fetare. Ai është vazhdimësi ideologjike e narrativës osmane, e cila historikisht ka qenë antishqiptare, anti–shqiptarizim, anti–identitet, anti–gjuhë, dhe anti–kulturë evropiane të shqiptarëve.
Është interesante edhe diçka tjetër: si aktivizoheni menjëherë ju islamistët e radikalizuar sa herë vjen Nëntori, muaji më i shenjtë i shqiptarëve. Sikur në çdo 28 Nëntor t’ju kapë një alergji e veçantë ndaj vlerave të kombit. Kjo thotë shumë më tepër për ju sesa për këdo tjetër.
Nëse të intereson drejtësia, merre rastin konkret te Policia. Por mos e përdor një fëmijë dhe një incident të vetëm për të hedhur baltë mbi ata që mbrojnë identitetin shqiptar nga infiltrimi i ideologjive të huaja. Kjo sjellje nuk është as e sinqertë, as e ndershme.
Më 27.11.2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Nika!
    Fjalia e juaj, po citoj:

    “Në Kosovë nuk ka islamofobi, por shqiptarofobi, dhe kjo shqiptarofobi predikohet në xhamitë e Kosovës nga imamë që i përçmojnë vlerat tona kombëtare, që e përqeshin shqipen, flamurin, Gjergj Kastriotin, Nënën Terezë dhe Rilindjen kombëtare. Për këtë fenomen ti nuk thua asnjë fjalë. Në vend që të flasësh për problemin real, gjen një rast të vetëm dhe e përdor për ta sulmuar tërë shoqërinë dhe për të mbrojtur Islamin Politik…”

    1. Kjo NUK qëndron! Ngase Ju përfshini xhamitë e Kosovës!? Duhet të bëheni real: për cilën xhami – konkret!?
    2. Ka imam’ të xhamiave në Kosovë që kanë tituj mr., dr. – mbajnë “Hytbe” (ligjëratë) në gjuhën shqipe, ka imam’ që janë pjesëmarrës të UÇK-ës dhe kanë humbur gjymjtyrët; ka imam’ që i udhëzojnë besimtarët muslimanë: RESPEKTO FÉNË TËNDE, POR MOS URREJ FÉNË E TJETRIT; etj.
    3. Pra MOS i “FUTNI TË GJITHA XHAMIAT NË NJË THES”:
    3. Sa i përket fjalisë s’uaj, po citoj: “…për çdo 28 nëntor t’ju kapë një alergji e veçantë ndaj vlerave të kombit.”
    Ju them me plot gojën se as kjo NUK qëndron!
    Po ju përkujtoj:
    1. Kur âsht kthy’ SKËNDERBEU NGA TURQIA NË KRUJË, më 28 nëntor 1443, e kas ngritë FLAMURIN E KASTRIOTËVE;
    2. I ka thirrë (tubue) krejt Krenët e Fiseve Shqiptare e ju ka thânë:
    TASH T’I LIDHIM DUER E GISHTA,
    E T’I BRAKTISIM XHAMIA E KISHA!
    … Kupto: edhe atëherë (1443-tën) ka pasë xhamia e kisha.
    3. pas 426 vjetësh, Vaso Pasha, i ka thânë fjalët e FAMSHME:
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA!
    FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA

    4. Ti, përmes Dardan Gashit i përfshinë TË GJITHA XHAMITË NË KOSOVË DHE të gjithë shqiptarët muslimanë. Gabim!

    TË LUTËM PËR MIRËKUPTIM!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu