ARKIVI:
7 Mars 2026

Deklaratë zyrtare e Federatës së Arbërisë kundër shpërfilljes së gjuhës shqipe në teknologjitë globale dhe platformat digjitale

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

DEKLARATË ZYRTARE E FEDERATËS SË ARBËRISË

Kundër shpërfilljes së gjuhës shqipe në teknologjitë globale dhe platformat digjitale

Të nderuar autoritete, institucione kulturore, gjuhësore dhe akademike, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare,

Federata e Arbërisë, si një organizatë kulturore dhe identitare me mision të qartë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, historisë dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare, shpreh shqetësimin e saj të thellë për mosrespektimin dhe deformimin e gjuhës shqipe në platformat teknologjike, sistemet e inteligjencës artificiale dhe programet grafike globale.

Në një kohë kur teknologjia po udhëheq mënyrën e komunikimit, mungesa e përfshirjes së plotë dhe të drejtë të shkronjave shqipe “Ë” dhe “Ç”, si dhe deformimi i fjalëve shqipe në mënyrë automatike, përbën një rrezik real për asimilimin digjital të gjuhës sonë dhe përçudnimin e identitetit tonë kulturor në sytë e botës.

 Kjo nuk është një çështje teknike – është çështje e sovranitetit kulturor dhe gjuhësor.

Kërkesat tona:

  1. Përfshirja e standardit të gjuhës shqipe në sistemet ndërkombëtare të AI-së, grafikes dhe komunikimit digjital, me korrektësi absolute të shkronjave tona burimore.
  2. Reagim zyrtar nga Ministritë e Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës, Akademitë e Shkencave, si dhe Institucionet Gjuhësore Kombëtare, për të garantuar përdorimin e saktë të shqipes në teknologji.
  3. Thirrje komunitetit akademik, dijetarëve të gjuhës, shoqatave të diasporës dhe mediave shqiptare, që të mos heshtin përballë këtij asimilimi digjital që po i ndodh gjuhës së Skënderbeut, Naimit dhe Fishtës.

Federata e Arbërisë nuk do të heshtë. Ne do të reagojmë në çdo formë të mundshme kombëtare dhe ndërkombëtare, për të ruajtur dritën dhe pastërtinë e gjuhës shqipe, ashtu siç na e lanë amanet rilindasit, patriotët dhe martirët tanë të historisë.

Me nderime kombëtare,
FEDERATA E ARBËRISË
Zëri i identitetit, unitetit dhe kulturës shqiptare-Tiranë-Prishtinë-Shkup -Diaspora Shqiptare

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu