Organizata Shqiptaria reagon ndaj mënyrës se si incidenti i datës 26 nëntor në sheshin “Zahir Pajaziti” po shndërrohet në skemë propagandistike nga eksponentë të Islamit politik, përfshirë aktorin Dardan Gashi, i cili po e përdor këtë ngjarje për të prodhuar tension dhe për të ushqyer narrativën e viktimizimit.
Së pari: çdo formë ofendimi ndaj kujtdo – qoftë për arsye fetare, etnike apo personale – është e papranueshme dhe duhet trajtuar institucionalisht. Por rasti në fjalë nuk mund të kthehet në armë politike për të goditur zërat laikë dhe patriotikë të shoqërisë. Sheshi i Prishtinës është nën monitorim të vazhdueshëm me kamera; e vërteta zbardhet me prova, jo me emocione të ndezura artificialisht dhe kërcënime nënkuptuese.
Deklarimet dramatike të z. Gashi, retorika e fryrë mes religjionit, dhunës së nënkuptuar dhe mitizimit personal, janë pjesë e një modeli që Islamit politik i ka shërbyer vazhdimisht: të prodhojë frikë, të krijojë ndjesinë se “muslimani është i rrezikuar”, e pastaj të kërkojë hapësirë edhe më të madhe shoqërore, kulturore e politike.
Kjo taktikë po shoqërohet edhe me një zhvillim të rrezikshëm, të cilin e konstatojmë prej muajsh:
Islamit politik në Kosovë po lobon në mënyrë të organizuar në strukturat hetimore dhe në segmentet e prokurorisë që të nisin procedura ndaj lëvizjeve patriotike dhe qytetare që prej 20 tetorit 2023 kanë mbrojtur hapur identitetin, kulturën dhe karakterin laik të vendit.
Kemi informacione të mjaftueshme se disa grupe të organizuara po bëjnë presion sistematik për t’i etiketuar këto lëvizje si “përçarëse”, ndërsa udhëheqësit e tyre po synohen të kriminalizohen përmes narrativave të rreme. Ky është një përpjekje e qartë për të ndëshkuar qytetarët që kanë ngritur zërin kundër tjetërsimit kulturor dhe ekspansionit ideologjik të huaj.

E themi hapur: përçarje nuk është mbrojtja e identitetit kombëtar. Përçarje është importimi i kulturave të huaja dhe përplasja e tyre me kulturën shqiptare. Përçarje është të godasësh zërat laikë dhe intelektualët publikë që mbrojnë karakterin kushtetues të Republikës. Përçarje është të shpallësh popullin tënd armik, nëse nuk pranon kornizat e tua fetare.
Ndërkohë, lëvizjet e 20 tetorit e më pas nuk janë të manipuluara, nuk janë të financuara, nuk janë të drejtuara nga askush përveç ndërgjegjes qytetare shqiptare. Ato dolën nga zemra e popullit pikërisht si reagim ndaj një procesi të qartë tjetërsimi kulturor që po tenton të normalizohet përmes viktimizimit dhe propagandës së koordinuar.
Organizata Shqiptaria nuk pranon frikësim, presion institucional apo etiketime.
Ne nuk pajtohemi me asnjë formë dhune – por nuk do të lejojmë që një incident i izoluar të kthehet në shantazh politik kundër identitetit kombëtar.
Kultura shqiptare nuk është negociatë. Laiciteti i shtetit nuk është opsion.
Dhe definimi i përçarjes nuk mund të lihet në dorë të atyre që tentojnë ta riformulojnë kombin sipas modeleve të importuara.
Organizata Shqiptaria
Qëndrim i prerë.
Identiteti nuk negociohet.

Për organizatën Shqiptaria: Basri Beka



PO, POPULLI SHQIPTAR ASHT I PERCARE!!
Populli shqiptar asht percare mbas pushtimit turk-osman i trojeve shqiptare tue iu imponume dhune islamin.
Natyrisht populli shqiptar po ZGJOHET dhe ma se fundi NUK PO PRANON MA DHUNEN NGA IDEOLOGJIA E PUSHTUESIT.
Kush asht ATEDHETAR KUNDERSHTON DHUNEN.