ARKIVI:
7 Mars 2026

Dilaver Goxhaj: Përgjigje fyerjeve dhe shpifjeve të Ibrahim Kelmendit

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Dilaver Goxhaj, Tiranë
Më 24 Qershor 2025
Ibrahim-Miran Kelmendi Ekziston nje aforizëm e tillë: “Vjen nje ditë dhe krimineli kthehet në vendin e krimit”. Dhe këtë aforizem na e ka bere te besueshem Ibrahim Kelmendi, i cili, ne kete shkrim ne fejsbukun e tij, te dates 21 qershor 2025, midis te tjerave shkruan: “vet Jusufi nuk e ka ditur që ishte militant në organizatë të formuar nga UDB-ja dhe e vlerësonte pothuajse si idhull kryetarin e organizatës Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ).”.
Me kete deklarate, IBRAHIM KELMENDI pohon akuzen e bere kunder ketij Ibrahimi jo vetem prej familjes se vellezerve Gervalla, por prej shume ish-anetare te LPK-se, se vellezerit Gervala i ka spiunuar Ibrahim Kelmendi menjehere porsa ka dale nga banesa e vellezerve Gervalla, dy orë më pas. Më gjatë ,kushdo qe ta plotesoi kuriozitetin e tij, mund te kerkoi e mund te gjeje shume intervista por edhe shkrime ne internet qe e akuzojne Ibrahim Kelmendin si agjent te UDB, i cili, per te qene i besueshem, akuzon te tjeret per agjente te UDB-se. Kesaj i thone: “Therret hajduti: kapni hadutin!”
Se dyti, Ibrahim Kelmendi midis te tjerabv shkruan se, une figuroj veteran ne listat qeveritare te Kosoves. Nuk eshte e vertete. Meqense Ibrahimi pretendon, le te na japi numerin rendor te emrit tim ne ate liste zyrtare te Qeverise se Kosoevs.
Se treti, Ibrahimi thote se ne piken 3 te Kapitullit 8 te Marreveshjes se Rambujese, e pasqyruar edhe ne Rezoluten 1244, nuk thuhet “referendum”. Me sa kuptohet, ky “shume i dituri” kopjon ate pike te asaj marreveshjeje: “Tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të VULLNETIT TE POPULLIT”, Me sa duket ky shume “i dituri” nuk e di se VULLNET I POPULLIT do te thote REFERENDUM. I falet meqenese e trubullok krimi i vrasjes se Gervalleve.
Se katerti, Ibrahim Kelmendi hiqet kompetent edhe per ligjin e veteraneve kur shkruam: “duhet ta kenë hequr nga pagesa (170 Euro në muaj) sepse në ligjin përkatës është precizuar që ndihmë marrin vetëm veteranët që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër të rregullt financiare, nga puna, pensioni… E këshilloj të informohet me përcaktimet që i përmban Ligji për veteranët”, qe do te thote se shpifjen, mashtrimin, cinizmin dhe ligesine shpirterore i ka ne karakter, dhe si i tille nuk ka mundesi qe te korrigjohet. Po e japim piken nr.2 të Nenit Nr. 16 te atij ligji, i cili shkruan: “Veterani luftetar i UCK-se uk mund te jete shfrytezues i asnje pensioni nga skemat e tjera pensionale te financuara nga shteti. Nese veterani luftetar eshte shfrytezues i ndonje skeme pensionale te financuar nga shteti i Republikes në Kosovë duhet te percaktohet se cilin pension duhet te marre.”
I dashur lexues, kuptojeni se deri ku shkon ligesia shpirterore kunder luftetareve qe çliruan Kosoven, ngaqe vet u tregua shume “atdhetar” dhe erdhi ne Kosove nje vit pasi ishte cliruar Kosova, se nuk ishte i sigurte nese kishin ikur serbet apo jo, ky trimij spiuni-vrases. Ligji e percakton perzgjedhjen e pensionit per veteranet qytetare te Republikes në Kosove dhe jo per veteranet nga radhet e vullnetareve nga trevat e tjera shqiptare ne Ballkan jashte Kosove. Te themi se Ibrahimi kete ngaterese e ka nga injoranca, nuk e besonn kush, pasi UDB-ja nuk zgjidhte injorantë, por intrigantë. Po atë shperblim (ne ligj thuhet “Benifacion” dhe benifacion vjen nga latinishtia qe do te thote “bamiresi”), pra, shperblim, e nderpreu qeveria e Albin Kurtit per te gjithe veteranet vullnetare jo qytetare te Republikes e Kosoves, pasi ne nga Shqiperi pensionin e pleqerise nuk e marrim nga skemat pensionale në Republika e Kosoves, por nga ajo e Shqiperise.
Se pesti, Ibrahim Kelmendi , ngjashem si Bardhyl MAHMUTI, më quan mua mercenar. Edhe kete e ka nga urrejtje por edhe nga xhelozia qe nuk ia mbajti te vinte edhe ai në luftë,nga qe une dhe djali im shkuam per te ndihmuar sadopak ne ate luft bashkekombasit tanë ne Kosove e Preshevë, duke qene te gatshem te jepnim edhe jeten per lirine e Kosoves, pasi shkuarja ne lufte dihet por kthimi nuk dihet, por le te na japin dokumentat se nga cili institucion i UCK apo i Fondit “Vendlindja therret” na jane dhene ato financa. Shpifja eshte nje nga veset më të liga e më të keqija të KARAKTERIT NJEREZOR – kuptohet, per ata qe jane n jerez te vertete dhe jo gjallesa me dy kembe qe flasin e shkruajnë. I tille shte karakteri i spiuneve-vrases te tipit Ibrahim Kelmendi .
Se gjashti, Une ne ate interviste me znj.Rudina thashe edhe dicka tjeter, qe nuk i vjen per hosh ketij shpifsi spiun-vrases-agjent i UDB. Midis te tjerave thashe: “Diten e neserme te mbarimit te luftes ne Kosovë, Komandanti i NATO-s, gjenerali Uesli Klark na dergoi pershendetjen per bashkeveprimin e SHP te UCK me Aviacionin e NATO-s, ku, midis te tjerave theksonte: “BASHKEVEPRIMI ME I MIRE NE HISTORINE 50-VJECARE TE NATOS”. qe do te thote se SHP i UCK ishte në nivel profesional edhe me lart se i gjithe ushtrive te 19 shteteve te atehershem te NATO-s, . Dhe ate bashkveprim i ka mbajtur ky “mercenari” Dilaver Goxhaj, qe do te thote se nderova jo vetem Akademine Ushtarake te Shqiperise por Ushtrine e Republikes Popullore te Shqiperise dhe ushtrine Clirimtare te Kosoves. Por kësaj gjallese tërë ligësi nuk i vjen mire qe ta thote. Dhe ky njeri kaq i ulet në karakter merr kurajon dhe e quan SHP te UCK, “NPK- Ndermarje e Perbashket Kriminele”! A ka tradheti kombetare më të madhe se kjo e Ibrahim Kelmendit?!, i nderuar lexues.
Po te ishte Ibrahim Kelmendi shqiptar në ndjenja dhe në bindje, sikunder mundihet te na bindi, nuk do merrej me grumbullimin e Markave Gjermane dhe pervehtesimin e tyre, gje per te cilen edhe akuzohet, por do te vinte në lufte sikunder erdhen me mijera mergimtare prej Kosove. Madje, Ibrahim shpirtligu Kelmendi arren deri atje sa na thote se “Eshte bere gabim nga Jakup Krasniqi pse ka shtuar ne formulem e betimit. ushtarak te UCK.,. “do luftojme deri ne bashkimin kombetar”, me te cilen na jep te kuptojme se jo vetem Ibrahimi por e gjithe LPK-ja nuk kane qene per bashkim kombetar! Te jete e vertete, valle? Nëse e ka pas edhe udheheqja e LPK kete mendim, ku edhe ju Ibrahim benit pjese në të, atehere kemi te drejten te shprehemi se Ju personalishjt, ndoshta edhe Kryesia e LPK, meqenese nuk u ka demantuar juve, nuk kanë pas besim se UCK-ja do te mund ta çlironte Kosoven prandaj dhe nuk erdhen ne Kosovë , apo e kam gabim? Ruajna o Zot nga te tillet! Nga tipa te tille, qe ia kane shitur shpirtin UDB-se mund te presesh çfaredo lloj shpifjeje, fyerje dhe ligesie.
Vazhdo Ibrahim dhe shpif e fyej, se ndryshe po ndalove nje dite pa e kryer kete profesion, ke per te vdekur shpejt. Por, prandaj dhe ke gjetur kete menyre jetese me shpifje, ngaqe e di mire se Rrufeja nuk bie kurre në qenef, dhe ke per te rrojtur shume per te keqen e shqiptareve. Lum Kosova per te tilla gjallesa pa karakter.
Me sa duket, I brahim,e kebere tënden shprehjen naziste: “Shpif, shpif se diçkla do mbetet”.
IBRAHIM KELMENDI:
Zotëri Goxhaj, po më vjen keq që jeni katandis në këtë nivel – që t’ua mbash ison UDB-ashëve dhe viktimave të tyre me shpifjen që keni modifikuar: “IBRAHIM KELMENDI pohon akuzen e bere kunder ketij Ibrahimi jo vetem prej familjes se vellezerve Gervalla, por prej shume ish-anetare te LPK-se, se vellezerit Gervala i ka spiunuar Ibrahim Kelmendi menjehere porsa ka dale nga banesa e vellezerve Gervalla, dy orë më pas.” Këso shpifje nuk ka bërë asnjëri deri tani, ndërsa shpifje të ngjashme nuk ka bë asnjëri që ishte anëtar në LPK apo pjesëtar në UÇK. As edhe asnjë përkahës i UÇK-së. Do ju isha falënderues nëse munden ta konkretizo vetëm një emër anëtari të LPK-së që ka shpif ngjashëm, si ju kësaj radhe.
Edhe pse nuk ju intereson, unë isha bashkëpunues i hetuesisë gjermane dhe prokuroria e gjykata në Shtutagrt me kanë pas caktuar dëshmitar, kur i është bërë gjyq të dyshuarit Riza Salihu, të cilin e dyshonin si vrasës potencial.
E keni keqkuptuar qëllimisht mendimin tim “vet Jusufi nuk e ka ditur që ishte militant në organizatë të formuar nga UDB-ja dhe e vlerësonte pothuajse si idhull kryetarin e organizatës Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ).” Sigurisht, as unë nuk do të bëhesha bashkëveprimtar po ta dija në vitin 1979 se LNÇKVSHJ-ja ishte formuar nga UDB-ja, duke e angazhuar Sabri Novosellën kryetar të përhershëm të saj. Këtë e kam mendim e kam krijuar në vitin në vitin 2007, sepse pas botimit të romanit ATENTATET, dolën dëshmitarë që i konkretizuan komplotet që ia kanë bërë Jusufit UDB-ja dhe Sabri Novosella gjatë natës se 14 dhjetorit 1979, të cilat e kanë pas traumatizuar Jusufin, siç del nga letra që Jusufi ia ka shkrua xhelatit të tij, Sabri Novosellës, në prill 1981, duke mos e dit se ishte pikërisht udhëheqësi i ti, Sabri Novosella, të cilin edhe e idhullonte si veprimtar veteran, komplotisti. Meqë Juve nuk ju intereson e vërteta, por shpërdorimet, nuk po ua ofroj edhe këtu fragmentin e asaj letre.
Nuk dihet ndonjë rast i ngjashëm, që unë dhe Jusufi jemi bë bashkëveprimtarë qysh në takimin tonë të parë, unë pa e njohur e as pa dëgjuar ndonjëherë emrin e Jusufit, ndërsa Jusufi ishte i informuar vetëm duke qenë i impresionuar nga Organi ynë “Bashkimi”, i cili është shpërnda edhe në Kosovë, dhe nga rrëfimet që ia kishte bërë vëllai, Bardhoshi, të cilin e kisha bërë shok qysh gjatë vere 1977. Bardhoshi ishte punëtor social i OJQ-së gjermane Arbeiterwohlfahrt AWO, e cila kishte marrëveshje me Jugosllavinë, të angazhonte si punëtorë social për t’i këshilluar imigrantët nga Jusollavia, ata që do ia dërgonte Jugosllavia. KSA e Kosovës i ka ra kuota t’i dërgonte dy të tillë, Bardhoshin dhe një tjetër. Kishte nga ata që e akuzonin Bardhoshin si ishte marionetë e Jugosllavisë, për shkak të ati punësimi, ndërsa unë i kam besua intuitës time, se ai ishte Shqiptar i mirë, pavarësisht ati punësimi “zyrtar”. Dhe jo vetëm i besova Jusufit, por edhe e lutëm të bëhej kryeredaktor i organit tonë, meqë organizata jonë, FKP-ja, nuk kishte kuadër adapt. Prandaj vazhdoj me qenë i sigurt se Jusufi nuk ishte i informuar, kush, kur, e kishte formuar LNÇKVSHJ dhe kush e udhëheqte. Edhe më i sigurt jam, se po të kisha unë informim për LNÇKVSHJ, siç kam tani, sigurisht që nuk do të krijonim bashkëveprimtarin me Jusufin e Bardhoshin, deri në ditën e kobshme të 17 janarit 1982, kur ata i vranë.
Mund që nuk e dini, se unë e kam denoncuar Zonjet Suzana (Mimunoviq) Gërvalla për shpifjet që i ka plasuar në një televizion lokal në Prishtinë, por, siç po ndodh me shumë lëndë në Prishtinë, Porokuroria në Prishtinë po e zvarrit ngritjen e akuzës ndaj Zonjes Gërvalla. Ajo viktimë, deri sa ishte në Gjermani, nuk ka bërë asnjë akuzë. Përkundrazi, kemi qenë shumë miq që kishim respekt ekstra mes nesh. Kur u shpërngul në Tiranë, në maj 1982, duket se e kanalizuan oficerët e Sigurimit, të caktuar për t’u përkujdes për Zonjen Gërvalla, por që njëherëit ishin marioneta klandestine edhe të UDB-së.
Mbase ju mjafton kaq, që të mos i shpërdorni ato fatkeqësi që na kanë ndodhur, sepse mund të polemizojmë e grindemi për tematika që ishit edhe Ju protagonist, siç del nga intervista Juaj, kundër të cilës pata reaguar.
“Se dyti”, Ju ishi në listën zyrtare të Qeverisë, si veteran. E kemi komunikuar gjatë atë listë edhe në privat, sepse ju kam pas pyet nëse vërtetë kishin qenë gjithë ata në Shtab të Përgjithshëm. Ju i keni ofruar emrat e pjesëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, duke kontestuar disa veteranë që ishin zyrtarizuar nga ai komision qeveritar. Pasi listat po shqyrtohen në procese gjyqësore, i kanë larguar nga portali i qeverisë, ku kanë qenë. Pasi është zyrtarizuar ajo listë, as Hashimi nuk ka pask kompencë me ju largua, meqë lista po shqyrtohet në gjykatë.
“Se treti”, edhe tani vazhdoni me i besua mashtrimit, se në “marrëveshje të Rambujesë” ishte sanksionuar referendumi. Fatkeqësisht nuk ishte, dhe nuk ishte as sepse ditën e fundit, me kushtëzim nga Hashimi, e paskësh fut Sekretarja amerikane Ollbrajt. Hashimi nuk e pat firmos atë “marrëveshje” më 23 shkurt 1999, sepse ashtu e pat urdhëruar francezi Danjean Arnaud, shef i drejtorisë për Jugosllavi në DGSE-në serbifile franceze…
“Se katërti”, nuk ndihem e nuk jam kompetent për ligjin për veteranët, por kam dëgjuar shumë debate për atë tematikë dhe vazhdoj me mendua, që ndihma nuk u jepet atyre veteranëve që kanë të ardhur tjetër të rregullt. Mendoj se nuk është shkak, pse nuk jeni shtetas i Kosovës, nuk ju jepen ato 170 Euro në muaj, por sepse keni pension në Shqipëri si ushtarak.
Në Kosovë jam hy më 17 qershor 1999, pas gati 24 vite vegjetim në ekzil, e jo siç paskeni dezinformuar ju: “[Ibrahim] u tregua shume “atdhetar” dhe erdhi ne Kosove nje vit pasi ishte cliruar Kosova, se nuk ishte i sigurte nese kishin ikur serbet apo jo, ky trimij spiuni-vrases.” Janë të paktën 240 veta, pjesëmarrës në Kuvendin e LPK-së, që e mbajtëm në Prizren më 27 qershor 1999, të cilët mund ta demantojnë këtë shpifje Tuaj.
“Se pesti”, nëse ju kam lënduar duke ju diskredituar si mercenar, ju kërkoj falje, sepse kërkesa juaj ndaj kooptues tuaj, për ta kompensuar pagën që merrnit duke mbajt kurse për mësim të anglishtes, ka qenë simbolike në krahasim me rrezikun që të priste duke u angazhuar në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së në Kosovë (nga 8 marsi 1999). Për atë kompensim financiar jam informua nga rrëfiem tua, por mund që e paskam keqinterpretua.
“Se gjashti”, Ju në intervistë duhet të keni broçkullisë edhe akuzën se zenlensi na qenkësh tradhtar i popullit të ti, por Zonja Xhunga, fatmirësisht ndërhyri të mos ju lejon të mos shkretoni më shumë, sepse goxha moti po guxon me qenë altoparlant i Rusisë putiniste… Prandaj, as deklaratën e Gjeneralit Clark nuk e citova e komentova, sepse nuk isha i sigurt ta ketë thënë.
Tashmë unë nuk ju besoj as në përgjegjjen që do jepni, nëse do ju pyesja sa është ora! Fatkeqësisht, siç nuk i besoj shpifjes tuaj: “Dhe ky njeri kaq i ulet në karakter merr kurajon dhe e quan SHP te UCK, “NPK- Ndermarje e Perbashket Kriminele”!” Keqardhje që jeni katandis kaq keq, për të shpif ka ulët.
Zotëri Goxhaj më bën me faj, pse nuk jam hy në Kosovë gjatë lufte, si mijëra mërgimtarë tjerë. Edhe nëse do të kisha qenë i ndikuar nga frika, njerëzore e legjitime do të kishte qenë. Por unë bëja pjesë në LPK dhe kisha përgjegjësi si anëtar i Kryesisë se LPK-së dhe si anëtar i Këshillit të Fondit “vendlindja thërret”, prandaj nuk më lejohej të veproja sipas dëshire.
Kot mundohesh me e mbrojt Jakup Krasniqin për kontrabandim të formulës se betimit, meqë në kishim formuar UÇK për ta çliruar Republikën e Kosovës e jo për të luftuar për bashkim kombëtar.
Uroj të ju ketë kaluar hidhërimi afektiv dhe të konkretizoni e demantoni ndonjë shpifje timen, meqë kësaj radhe e paskeni HUÇ.
Shëndet, mbarësi, respekt!
DILAVER GOXHAJ:
Ibrahim-Miran Kelmendi eshte e kotë te merrem më tej me Ibrahim Kelmendin ( Shpifes-fyes e me ligesi shpirterore), prandaj ju uroj pune te mbare ne shpifje, ne fyerje dhe me shpresë se do t’u rritet edhe më shume urrejtja ndaj neve qe shkuam e luftuam kundër pushtuesve serbë. Te kuptoj ty dhe te gjithe sebofileve si ty qe fyeni dhe sulmoni gjithkend qe ka luftuar kunder Serbise pushtuese te Kosoves, duke u maskuar mrekullueshem se gjoja luften e keni kunder disa individeve dhe jo kunder UCK-se. Fshati qe duket – nuk do kallauz, Ibrahim. Shpif, shpif sa me shume, Ibrahim, se diçka edhe do besohet nga ata qe te lexojne, prandaj ngaqë e keni shnderruar shpifjen në një lloj industrie moderne.
Sado qe ju mundoheni ta mohoni angazhimin tuaj ne vrasjen e vellezerve Gervalla, ate e kane kuptuar edhe zogjte e malit, per vet faktin se pak kohe pas daljes tuaj nga ajo shtepi ku u muarr vendim per inicimin e luftes çlirimtare ne Kosove, shkuan dhe i vrane vellezerit Gervalla, dhe Ty nuk të hyri më pas asnje gjemb në këmbë! Te jete rastesi, vallë? Asgje ne kete rrugen tuaj nuk eshte rastesi ,Ibrahim. Edhe me kete shpifjen kunder meje, ndoshta pa e kuptuar se ke bërë AUTOGOL, u ktheve te vendi i krimit, prandaj asgje nuk eshte rastesi ne veprimtarine tuaj politiko-shpifese-vrastare.
Keshtu qe edhe sikur ty te vendosesh apo te duash te mos shpifesh e mos fyesh ketej e tutje pjestare te UCK-se, nuk do te lënë rehat ata qe te kane futur ne ketë rrugë antishqiptare. Prandaj vazhdo profesionin e fyerjeve dhe shpifjeve, madje menjehere porsa te lexosh edhe kete pergjigje. Në te vertetë je per te te qare hallin, ngaqë te kane zënë keq dhe nuk ke nga t’ia mbash, Kush futet në keto “lojra” si ty, i vuan gjithe jeten, Ibrahim. Vazhdo se mire shume e ke.
Si eshte e mundur, porsa dualet ju nga shtepia e Gervalleve ku vendoset te iniconit luften clirimtyare ne Kosove, shkuan dhe i vrane vellezerir Gervalla, ndersa zotrote nuk i hyri kurre nje gjemb në kembë per ate qe u vrane dy vellezerit Gervalla dhe qe ishe edhe ty ne ate marreveshje.
IBRAHIM KELMENDI:
Zotëri Goxhaj, duket se keni pas sulm në tru, prandaj broçkullisni: “ju uroj pune te mbare ne shpifje, ne fyerje dhe me shpresë se do t’u rritet edhe më shume urrejtja ndaj neve qe shkuam e luftuam kundër pushtuesve serbë”. Ju lum zotëria, i jeni bashkëngjitur Luftës çlirimtare me 7 mars 1999, dhe për aq sa më takon mua, u jam falënderues, sepse më mirë vonë se asnjëherë. Por unë qysh në vitin 1978 jam angazhuar konkretisht në Emigracion, duke bashkëformuar organizatë (FKP), e cila ishte më numerikja në Europë Perëndimore, deri më 17 janar 1982, kur u bashkuam në organizatën Lëvizja për Republikën e Kosovës (bashkëthemelues Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe unë). Ju nuk do të kishit mundësi të shkonit në Luftë në Kosovë, më 7 mars 1999, nëse ne të LPK-së nuk do ta formonim UÇK-në në vitin 1993 dhe nuk do e financonim me mjete tona financiare dhe me ndihma nga bashkatdhetarët, të cilët ne i kemi lut e bind të jepnin ndihma për UÇK.
Në ndërkohë, qysh kur i kam hetuar, jam ndie i detyruar t’i demaskojë e diskreditojë ca sabotues e komplotistë të UÇK-së, me mendim se po mbroj dinjitetin e UÇK-së, sepse ata sabotues e komplotistë (Xhavit Haliti & Co) ju, zotërote dhe ca profiterë si ju, po dezinformoni se ata ishin liderë e udhëheqës të UÇK-së. Ju kuptoj se kjo ju ka hidhëruar, por vetë jeni përgjegjës sepse jeni bërë avokat i tyre. Jeni bërë goxha shumë profiterë e tifozë viktima, që edhe po dezinformoni: aktakuza që ka ngrit ZPS-ja kundër Hashimit & Co është aktakuzë kundër UÇK-së, sepse doni ta komprometoni edhe Shtetin e Kosovës, sikur nuk do të jetë shtet ligjor.
Duhet me u tjetërsuar në PIS ordiner për me e shpërdor tragjedinë e 17 janarit 1982, kur na i kanë vra udhëheqësit Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka dhe bashkëveprimtarin Bardhosh Gërvalla. E kam sqarua më shumë se njëherë, dhe jam i sigur që e keni lexuar, se më 17 janar 1982, rreth orës 15, jam larguar bashkë me Sylë Nuhajn, pikërisht me insistim të Jusuf Gërvallës, sepse Jusufi një javë më herët kishte bërë lajmërim në Klubin Shqiptar në Dyseldor që do shfaqej film i Shqipërisë, prandaj videokaseta që i kishte ardh Jusufit nga Tirana, duhej ta dërgonim në Dyseldorf dhe unë të isha koordinues i bisedës që do bëhej në Klub me atë rast. Vrasjet kanë ndodh rreth orës 22:15. Hetuesi, duke i analizuar duçat e cigarëve që i ka tymua njëri nga vrasësit, ka konstatuar se vrasësit e kishin zënë pusinë në orët e mëngjesit, shumë orë para se të largoheshim unë dhe Syla nga shtëpia ku jetonin Gërvallët.
Fatmirësisht institucionet gjermane nuk janë ndikuar nga shpifjet e UDB-së dhe viktimave të saj, siç është edhe rasti juaj kësaj radhe, prandaj mua më kanë pas caktuar dëshmitar në procesin që i qe bërë të dyshuarit Riza Salihu…
Shpreh keqardhje që nuk ndihesh mirë pse unë i kam mbijetuar ato vrasje. Dhe nuk jeni i vetmi, sepse dëshmitë e mia kundër jush po ju trondisnin, meqë keni shpresuar se mashtrimet tuaja do të zënë vend, nëse nuk do ju demaskon e diskrediton asnjë protagonist i atyre zhvillimeve.
Ju lutëm, merruni me tematikën që e keni nxit me intervistën tuaj, e mos bëni “fizkultura” anashkaluese, duke shpërdor ngjarje, për të cilat nuk keni qenë aspak i informuar.
***
Këtu është teksti i reagimit tim, në fund të të cilit është edhe intervista e Z. Goxhaj:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu