
Nga Sak Muji – Smuji’25
Në zemrën e Evropës, në qytetin e librave, Frankfurt, më 18 tetor 2025, ndodhi një çast që s’harrohet: Në Panairin Ndërkombëtar të Librit, në “Orën e Madhe Letrarë” të Stendës së Kosovës, fjala shqipe u ngrit si flamur.
Aty ku kulturat botërore takohen, u dëgjua zëri i poetes shqiptare Sevëme Fetiqi, i kthyer në ujëvarë drite, që përfshiu çdo zemër shqiptare në sallë.
Nga goja e saj, poezia ime “FJALA QË S’U PËRKUL KURRË” u shndërrua në këngë, në lutje dhe në amanet kombëtar. Ajo nuk e lexoi – ajo e jetoi poezinë! Zëri i saj ishte si fllad i butë i malit dhe i dritës, si një valë që përplaset në gurët e Rugovës dhe kthehet përsëri në tingull dashurie.
Në sfond, zhurma e Panairit u bë pjesë e recitimit — si kor i qetë që shoqëronte një himn të shpirtit shqiptar. Në atë çast, edhe librat heshtën për ta dëgjuar poezinë që foli për ta. Të gjithë ndjenë se Kosova po recitonte në gjuhën e përjetësisë. Sevëme Fetiqi, ky zë i butë dhe i fuqishëm i poezisë së kombit, nuk ishte vetëm koordinatore, por misionare e gjuhës shqipe në Evropë.
Bukuria e saj shpirtërore, eleganca e mendimit dhe përkushtimi për letërsinë, e shndërruan këtë ditë në manifest të fjalës, artit dhe dashurisë kombëtare.
Në një mesazh të saj dërguar pas recitimit, ajo shkroi: “Ka pasur pak zhurmë nga vizitorët e shumtë të Panairit, por poezia ka zgjuar interesim dhe vëmendje të madhe tek vizitorët shqiptarë.”
Por ajo “zhurmë” ishte në fakt gjallëria e Evropës që dëgjonte shqip. Ishte frymëmarrja e një kontinenti që ndaloi për një çast, për të dëgjuar gjuhën që nuk u përkul kurrë. Në sytë e Sevëmes ndizej një dritë krenarie – ajo që vetëm një nënë, një poete, një shqiptare mund ta ketë.
Në buzëqeshjen e saj ishte gjurmë shpirti, në zërin e saj – melodia e atdheut, në recitimin e saj – përjetësia e fjalës. E për ta përjetësuar këtë ndjesi, duart e mia të malesorit krijuan një mozaik bardh e zi, ku figura e saj qëndron si shenjë e ujëvarës poetike që rrjedh nga zemra e kombit.
Ky vizatim, me nënshkrimin tim Smuji ’25, është falënderim dhe përulësi për atë që ndodhi në Frankfurt: dita kur poezia u bë flamur dhe fjala shqiptare u ngrit mbi Evropë.
_______
UJËVARA E POEZISË SHQIPE NË FRANKFURT Nga goja e poetes së kombit, Sevëme Fetiqi, rrjedhi “Fjala që s’u përkul kurrë”
Në Frankfurtin e artë të Evropës, ku gjuha dhe dritat përzihen si ylber kulturash, u dëgjua një zë i butë e i fuqishëm njëkohësisht — një zë gruaje shqiptare, që s’e lexonte poezinë, por e lindte atë me shpirt.
Ishte Sevëme Fetiqi, poete, organizatore e kulturës shqiptare, femër e urtë dhe guximshme, që në stendën e Kosovës në Panairin e Librit, e ktheu sallën e madhe të Frankfurtit në një ujëvarë shqiptare të fjalës.
Nga goja e saj, poezia ime “Fjala që s’u përkul kurrë” rrjedhi si mjaltë në hoje, si dritë mbi varg, si lutje që u ngrit drejt qiellit të librave. Ajo nuk lexoi — ajo e jetoi poezinë. Zëri i saj ishte si fllad që përqafonte secilin fjalë, si zë nënë e muze që ngre flamurin e kulturës në zemër të Evropës. Në çdo tingull të saj kishte fisnikëri e butësi, në çdo pauzë, kishte shpirt dhe frymë shqiptare. As zhurma e Panairit, as ecjet e vizitorëve nuk e zbehën atë çast: ishte si në një film poetik, ku poezia s’ishte më tekst, por shpërthim ndjenjash. Të gjithë ndalën, dëgjuan, dhe për disa sekonda, Evropa heshti – dhe foli shqip.
Në ato vargje që lindën nga Bjeshkët, në ato fjalë që dolën nga zemra, ishte përzierja e dy shpirtrave poetikë: i imi që i shkroi, dhe i Sevëmes që i dha frymë. Ajo u bë zëri i Kosovës poetike në Evropë, simbol i butësisë që nuk dorëzohet, i fjalës që s’përkulet, i femrës shqiptare që nuk kërkon lavdi, por e sjell me dinjitet — në heshtje e në dritë.
____
EPILOG – POEZIA QË U BË DHURATË
Pas recitimit, ajo më shkroi me modesti të madhë: “Ka pasur pak zhurmë nga vizitorët e shumtë të Panairit, por poezia ka zgjuar interesim dhe vëmendje të madhe te vizitorët shqiptarë.” E unë, me shpirt të përlotur, mendova: ajo zhurmë ishte duartrokitja e qiellit, ishte gjallëria e një kombi që s’ka frikë të flasë me varg. Në zërin e Sevëmes, Kosova foli si nënë, Shqipëria si motër, e diaspora si zemër. Në Frankfurtin e këtij tetori letrar, poezia shqiptare nuk u recitua — u ndje!
Faleminderit, Sevëme Fetiqi, për zërin tënd që shndërroi poezinë në dritë, dhe për buzëqeshjen tënde që e bëri Shqipërinë të ndriçojë më afër Evropës.
______
• P.S.
– Poezia që e tronditi Frankfurtin FJALA QË S’U PËRKUL KURRË (Poezi nga Sak Muji – Smuji’25) (Kushtuar poetëve shqiptarë në “Orën e Madhe Letrarë” – Frankfurt, 2025) _____
I. Hyrja – Betimi i Fjalës Në Frankfurt… nuk u mblodhën vetëm libra… por zemra që digjen… për një fjalë. Në çdo germë… një plagë, në çdo varg… një betim të lashtë. Nga malet e mia vjen zëri im, si jehonë prej gurësh që s’flenë. Nga Parajsa e Zvicrës zbret ky varg, me erë shqipe… me djegie nderi. Fjala jonë s’është stoli, as strofë — është gjak që rreh nën lëkurën e kombit!
______
II. Ora e Madhe – Fryma e Librave Kjo është Ora e Madhe Letrarë, ku nuk lexohen faqe – por shpërthejnë jetë! Këtu Martin Camaj rri si yll mbi libra, fjalët e tij pezull, si gjethe dritash mbi kokat tona. Ai thotë: “Mos e ulni gjuhën tuaj, ajo është flamuri i qiellit!” Dhe ne, poetët e kombit, rrimë drejt, me penën si shpatë, me zemrën që shkruan pa frikë, me shpirtin që s’e shet dot askund! ‘
____
III. Poetët në Dritë Shihni si ngrihen emrat në dritë: Shqipe Malushi – që i flet natës me zjarr! Brahim Hoxha – që shkrin mjegullën me varg! Marigone Kelmendi – që e puth qiellin me rimë! Aziz Mustafa – që e sfidon vdekjen me fjalë! Avdyli e Bekimi – dy male që heshtin, por trondisin tokën! Ata janë një – si gurët në murin e dritës sonë!
_____
IV. Kulmi – Shpërthimi Poetike Eh… Frankfurt, dëgjo! Këta s’janë poetë që shkruajnë për famë — janë poetë që shërojnë plagë! Në çdo germë kanë një thërritje, në çdo rimë – një lot të nënës, në çdo metaforë – një gur të varrit shqiptar! Dëgjoje si buçet fjala jonë! S’është zë, është breshër! S’është varg, është gjëmim i shpirtit! S’është letër, është flamur që valon në zemër!
______
V. Epilogu – Fjala që Rrëqeth Dhe unë, Sak Muji, si biri i Bjeshkëve, ngre dorën drejt qiellit të librave, e them me shpirt, si në këngë malesore: Heuuuu… ju lumtë shpirti, o poetë të kombit tim! Ju që s’e shitët fjalën për asnjë çmim, ju që i kthyet plagët në dashuri, ju që mbollët gjuhën në gur, dhe e bëtë botën ta dëgjojë shqip! Heuuu… ju lumtë shpirti, se fjala juaj është pushkë që s’vret, por ndez dritë në errësirë!
_______
VI. Mbyllja – Fjala që Ecën Përjetësisht Nga Parajsa e Zvicrës unë sjell këtë zë, nga gurët e Rugovës sjell frymën, nga librat tuaj marr dritën, e nga vargjet tuaja – përjetësinë. Se fjala që s’u përkul kurrë, është vetë shpirti shqiptar që ecën… pa frikë, pa urrejtje, me dashuri të përjetshme… për njeriun dhe për kombin!
_______
“Fjala që s’u përkul kurrë, është shpirti i kombit që s’vdes.” Smuji’25 – Frankfurt, 2025 _______
Fotografi & Vizatim Mozaiku Në fund të kësaj dite të paharrueshme, u përjetësua edhe një vizatim bardh e zi mozaik me nënshkrimin tim Smuji ’25, kushtuar Sevëme Fetiqit – ujëvara e fjalës që e bëri Evropën të dëgjojë shqip.
_______
Shkroi dhe përjetoi: Sak Muji – Frankfurt, tetor 2025
Botuar në: Drini.net | Bota Sot | Telegrafi | KultPlus
Shoqata Kulturore “Aleksandër Moisiu” – Paradiso, Zvicër


