Djali i aktorit legjendar Naim Frashëri, Anil Frashëri, ka reaguar ashpër pas një interviste të Reshat Arbanës, të publikuar në faqen “Aktorët shqiptarë”, duke e akuzuar këtë të fundit për mospërmendje të figurave të mëdha të kinematografisë shqiptare.
Në reagimin e tij, Anil Frashëri shpreh indinjatën për faktin se Arbanës i përmend disa emra, por sipas tij, shmang me qëllim emra si Naim Frashëri, Sandër Prosi apo Pjetër Gjoka. “Si ka mundësi që ky aktor të zërë në gojë Gjon Karmen dhe Ndrek Lucën, por të mos përmendë kurrë Naim Frashërin, Sandër Prosit apo Pjetër Gjokën?
Madhështia e të tjerëve këtij i vret sytë. Këtë ka bërë edhe kur e kisha koleg në teatër”, shkruan ai. Më tej, Anil Frashëri e quan të turpshëm këtë qëndrim dhe e akuzon Arbanën për hipokrizi: “Sa për turp është për këtë aktor. Historikisht, që kur isha në teatër, nuk i përmendte. As Naimin, as Sandrin. Aq i vogël si njeri është.
Po kujt i plasi për sekretarin e partisë, që tani del i persekutuar.” Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Reshat Arbanës, i cili në intervistë kishte thënë se dikur arti shqiptar kishte emra të mëdhenj si Kadri Roshi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Gjon Karma dhe Ndrek Luca, ndërsa sot sipas tij dominojnë “banalitetet”.
Këto deklarata kanë ndezur polemika të forta në rrjet, duke hapur sërish debatin për figurat e mëdha të artit shqiptar dhe mënyrën se si ato përmenden – ose anashkalohen.



Një mendim (urti) e Naim Frashërit:
“O njeri! Mendo mirë, si kur e lavdëron dikë, por edhe kur e gjykon tjetrin, për të dyja ti e mban’ përgjegjësinë!”
Pasi e dhash’ komentin me urtinë e Naimit, e logjikova një HISTORI: Naimi ka lind në vitin 1846 e ka vdekë në 1900, dmth ka jetua 54 vjet.
*
Sa vjeçar duhet jetë djali i Naimit, kur tani jemi në vitin 2026?!
Apo kur është dhënë kjo Intervistë nga z. Arbana?!
Këtu, diçka NUK nuk përthekon LLOGJIKA?!
Ismet, po flitet per Naim Frasherin si aktor e jo Naim Frasherin si shkrimtar.