Agnes Gonxhe Bojaxhiu, para se të niset në misionin e saj të bëmirësisë nëpër botë, ku më vonë do të nihet si Nënë Tereza .
Gonxhe Bojaxhiu, Shkup
Me nderim dhe përulësi, ju sjellim Çertifikatën e Pagëzimit të Nënë Terezës
Në zemrën e Shkupit, më 27 gusht 1910, një fëmijë u pagëzua me emrin Agnes, një emër që do të mbante dritën e shenjtërisë që nga fëmijëria e deri në përjetësi.
Ky dokument i rrallë, Çertifikata e Pagëzimit e Gonxhe Agnes Bojaxhiut, është dëshmi e një fillimi të shenjtë për një jetë të kushtuar plotësisht dashurisë, përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit. Kjo ishte një praktikë e zakonshme në familjet katolike shqiptare: përveç emrit të përditshëm (në rastin e saj “Gonxhe”), fëmijës i jepej edhe një emër i shenjtë gjatë pagëzimit – në këtë rast, Agnes, që është forma latine e emrit të shenjtores Shën Agnesa.
Kjo çertifikatë nuk është thjesht një dokument kishtar – ajo është germë e historisë, kujtim i një vajze shqiptare që, me besim të palëkundur dhe zemër të madhe, u bë Nënë për botën dhe shenjtore për përjetësinë.
Me këtë akt, kujtojmë rrënjët e saj të shenjta, dhe përmes këtij dokumenti nderojmë jo vetëm jetën e saj, por edhe trashëgiminë e një kombi që solli në jetë një prej figurave më të ndritura të njerëzimit.




