ARKIVI:
5 Maj 2024

Drançolli: Në ditën e sotshme më 16/19 tetor 1448 , para 574 vitesh, u zhvillua Beteja e Kosovës

Shkrime relevante

Kosova para çerek shekulli: Shqiptarët, mburojë e gjallë

ATSH-zyra në Kosove-Pallati-Rilindja-Behlul Jashari me telexin e raportimeve nga 24 maji1992-Greve...

Para çerek shekulli – 6 Maj 1999: Në Kosovë forcat serbe vrasin Akademik Fehmi Aganin

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë -Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me...

Idriz Lamaj: Revista “Rinia shqiptare në mërgim” (e viteve 1970-të)

Idriz Lamaj* ___ Publicistika e shqiptarëve të Amerikës është thesar i çmuar për...

Pse e urrej Islam Radikaloviqin e jo Islam Miroviqin…?!

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Dikush më pyeti nëse e urrej Islamin. Unë u...

“Kombi shqiptar musliman” dhe islami politik

Nga Driton Tali Kombi shqiptar musliman dhe islami politik Ka kohë qe tashmë...

Shpërndaj

Prof. Dr. Jahja Drançolli, historian nga Prishtina
Si sot, më 16/19 tetor 1448, u zhvillua Beteja e Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europën mesjetare. Vëmendje e veçantë tërheqin burimet që dolën pas betejës të cilat së bashku me epikën popullore ngatërruan personazhet tregimtarë të Betejës së Kosovës të vitit 1389 me ato historike të Betejës së Kosovës të vitit 1448!
Ndërsa, për Betejën e Kosovës në vitin 1389, historiografia e sotme ende nuk ka qenë në gjendje të dallojë Kosovën historike nga Kosova mitike, nga ana tjetër Beteja e Kosovës e vitit 1448 sipas burimeve historike të kohës konsiderohet si një nga më të famshmet betejat që ndodhën në Europën Mesjetare. Prandaj, nga mesi i shek. XV, Kosova kishte tërhequr vëmendjen e frymëzuesve të luftërave anti-osmane të udhëhequr nga Janosh Hunyadi dhe Gjergj Kastriot-Skënderbeu.
Fushë Kosova, më 16-19 tetor 1448, u bë arena midis aleancës së Europës Juglindore të udhëhequr nga Hunyadi dhe ushtrisë osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati II. Në krah të aleancës europiane ishin arbërorët e drejtuar nga Gjergj Kastrioti.
Në verën e vitit 1448, pasi mblodhi njësitë hungareze, polake, rumune, çeke, etj., Hunyadi kishte kaluar Danubin dhe shkoi në Krushevac. Nga atje, ai mbërriti në Kosovë. Nga ana tjetër, Murati II, pasi u informua nga despoti Brankoviq, kishte ndërprerë ekspeditën e përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje, kishte mbledhur rreth tij të gjitha njësitë, të cilat numëronin 50,000-60,000 ushtarë; nga kronikat perëndimore numri i tyre trefishohet. Njësitë e aleancës së krishterë, sipas burimeve perëndimore numëronin 22-72.000 ushtarë, ndërsa sipas burimeve osmane 24.000.
Lufta tre-ditore përfundoi me humbjen e ushtrisë së aleancës.
Premtimet e bëra nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu për t’u angazhuar në anën e aleancës së krishterë e kishin inkurajuar Hunyadin të nxitonte për t’u përballur me osmanët. Përgatitja e Gjergj Kastriotit për këtë përplasje dëshmohet sipas burimeve zyrtare dhe narrative.
Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhës dhe pasojave të betejës, burimet kohore japin detaje për vonesën e shqiptarëve në bashkimin me trupat hungareze. Arsyeja kryesore për vonesën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ishin pengesat e despotit Gjuragj Brankoviq, aleat i dhëndrit Murat II, i cili mbylli të gjitha rrugët dhe shtigjet në të cilat ai mund të kalonte. Shumica e burimeve, duke justifikuar vonesën e Gjergj Kastriotit, nxorën në pah dhe pa aftësinë e Hunyadit, i cili nuk duhet ta kishte pranuar betejën para ardhjes së Gjergj Kastriotit në Kosovë.
Përveç të dhënave të epilogut, janë ruajtur detaje për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi kishin marrë rrugën drejt jugut jo larg Fushë-Kosovës, takuan Gjergj Kastriotin, i cili kishte filluar të bëhej bashkëluftëtar i Hunyadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, afër Vushtrrisë, u përpoqën të gjejnë Bogdanin, një paraardhës të Pjetër Bogdanit.
Burimet që dolën pas betejës tërheqin vëmendje të veçantë, të cilat së bashku me eposin popullor kanë ngatërruar personazhet e Betejës së Kosovës në vitin 1389 me ato të Betejës së Kosovës në vitin 1448.
Si shembull, mes tjerash këtu, duhet parë librin e përmasave europiane të humanistit nga Raguza, Mauro Orbini (1601), dhe ndonjë tjetër pas tij.!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu