ARKIVI:
7 Mars 2026

Dy “heronj” të Kohëve Tona…!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë

Dy `Heronj` te Kohëve Tona – Pëllumb Pilinci dhe Haxhi Qamili – Dy qëllime të njëjta

(Pamflet)

Është Fjala për Profesorin Heroin e kohëve tona, Pëllumb Gani Pilinci, nipi i gjyshit të tij Hetem, i cili së bashku  me ambasadorin Ulysses Grant-Smith mbërritën në Tiranë në një nga  nëntorët e kaluar të 1922 … për të mbarështruar Shqipërinë e atëhershme të  Katër Anarkive të përshkruara aq bukur nga Fan Noli i Madh.

Po çfarë po e bën `Hero` z. Pilinici në kohët tona të demokracisë gjithashtu anarkike shqiptare ku megithë ndihmën e SHBA dhe BE  mund të plotësojmë ëndrën tonë Europiane aty nga viti 2029?

Pikërisht z. Pilinci  për këtë ka ardhur po Lufton; të rregullojë anarkinë e shoqërisë shqiptare ku  i korruptuari në Shqipëri bëhet drejtues i vëndit, ku militantët bëhen Shefa administrate, ku  shkelësit e ligjit mbajnë fjalime për të vendosur ligjet, ku hajdutët bërtasin në media e portale-kapeni hajdutin…, ku bilbil-fryrësat spiunojnë për hesap të disa ustallarëve, ku patronazhistët vjedhin votat, ku gjobaxhinjtë e veshur me pushtetin  lokal telendisin me taksa e tarifa popullin, ku policia  punon me vetmohim dhe ka suksese  ndërkombëtare  në  kapjen e k.rvave dhe le të lirë tutorët e `pafajshëm`, ku kontrabandistët e drogës  kapen nga të huajt sepse në Shqipëri i kap `prezumimi ipafajësisë` dhe prokurorët e ndershëm detyrohen pastaj të mbajnë në arrest me burg  ata që në fakt duhej tu hiqej licensa nga Insitucionet e Urdhërave Profesionalë, por si prokurorë të paprekshëm që janë mundohen ti ndihmojnë duke thyer edhe ata ligjet, apo ku pushteti lokal për hesap të vet e në kundërshtim me ligjet, ka lënë bashkitë përkatëse, plot plehra por taksat i merr sepse zbaton ligjin, apo ndërtimet pa leje, të cilat i kap vetëm qeveria e korruptuar kohë më vonë ashtu siç i thonë fjalës `qeveria e kap lepurin me qerre`.

Me pak fjalë problemet e mëdha si ato më sipër që duhet të zgjidhë z. Pilinci, cili nuk mori pjesë në zgjedhjet që i ka deklaruar të  pavlefëshme me Partinë e tij Namëmadhe `Partia Shpresa Demokrate`, u detyrua të bëjë një sulm të rrufeshëm  duke bërë një hyrje befasuese në Theth ku shtroi tezën se të gjithë qeveritarët `….duhet të shkojnë në hell`- pra në burg, por edhe opozita duhet të ketë të njëjtin fat sepse edhe ata sipas Pilincit kanë një kostum me atë xhaketën e vjetër të ish drejtuesve komunistë që morën në qafë këtë popull për gjysëm shekulli…

Sidoqoftë, kulmin e përpjekjeve patriotike  e bëri në Vlorë ku zgjodhi qeverinë e re të përkrahur nga SHBA-ja vetëm e tij,  ku kishte marrë disa diploma universitare dhe Certifikata për patriotizëm, pasi ishte larguar nga Shqipëria komuniste që në vitin 1975 (Nga Pëllump Gani Pilinci/ Bien kambanat në të gjithë Shqipërinë! – Politikë), dhe që aty e gjithë këta vite e deri në ditët e sotme ka përgatitur Dosjen e Shqipërisë  e cila mbetet e hapur, megjithse pushtetarët e sotëm duan ta mbyllin para kohe në 2029.

Qeveria e tij mbështetet nga populli i rrugës, sidomos nga Prefektura e Korçës (por dhe e Vlorws e plot tw tjerw)  ku ai mbrriti dje me Limuzinën e tij dhe me dhjetra makina nga pas, ku rojet e tij personale i hapën derën me një ceremoni që edhe Mbreti Charles 2 i Ingliterrrës do ta kishte zili. Fjala e tj mori dhenë dhe tha se pas tij është vetë – SHBA…..

Interesant se edhe qeveria e Ramës dhe e nongrattës aty mbështeten dhe mbështeteshin. Pak Konspirative kjo , sidoqoftë këtë konspiracion do të na e sqarojë korçari tjetër poaq ifamshëm sa ky, – z.Cako.

Interesant që si Pozita ashtu dhe Opozita kanë heshtur (!?) sepse domosdo,  i janë frikësuar pamasë goditjeve të fuqishme nëpërmjet deklaratave nga z. Pilinci, i cili deri tani  vetëm ka folur, por në duar, ama me urdhër të amerikanëve mban prangat për duart e të korruptuarve pushtetarë dhe opozitarë.……

Njëherësh mu kujtua ngjashmëria e këtij trimi më Haxhi Qamilin e Famshëm alias Qamil Zyber Xhameta sheh i teqese te sektit Melami të Dervishlerëve. Ky sekt kundërshtonte pronën private.

Haxhi Qamili  cili në atë kohë ishte më trim se z.Pilinci sot, sespe mori armët dhe vrau të gjithë bejlerët e Shqipërisë së mesme dhe u dogji dhe shtëpitë e tyre, por Haxhi Qamili kishte një mbrotjës të atëhershëm gjithashtu po aq të madh sa SHBA e sotme, dhe mbrojtësi ishte Perandoria Osmane me Sulltanin e  madhdërishëm për të cilin Haxhi Qamili, mbrojtësi  i Shqipërisë së mesme bërtiste: “Padishahem Çok Jasha” (Rroftë Sulltani), sepse e deshte Shqipërinë një shtet Osman, njëlloj si z. Pilinci na e do Shqipërinë sot e 100 vite pas Haxhi Qamilit – një shtet të SHBA !?!?

Ngjashmëria e këtyre dy heronjve të anarkisë shqiptare, njëri nga një fshat i Shqipërisë së  mesme -Sharra, e tjetri pas 100 vitesh, gjithashtu nga një fshat i krahinës së Korçës, disa historianë thonë se është ersekar nga zona e vakëfeve, apo disa historianë të akademisë së shkencave i hedhin poshtë shpifjet e të parëve duke deklaruar se është pikërisht nga një fshat i Maliqit, madje ka lindur në burgun e Maliqit ?! (Nga Pëllump Gani Pilinci/ Bien kambanat në të gjithë Shqipërinë! – Politikë), tregon edhe njëherë se Shqipëria gjithë këto 123 vite, është qeverisur, hedhur në protesta, bërë revolucione dhe kundër revolucione gjithmonë nga vegjëlia fshatare, madje dhe vetë diktatori duke patur inat intelektualët ose i fuste në burg, ose i bënte bashkëpuntorë të sigurimit, ose i linte në lumin e harresës në humbëtirën e rrugëve bosh pasdrekës  të provincës shqiptare, apo të përkujtuar njëherë në vit apo asnjëherë në epitafet e varrezave nga të afërmit gjithashtu të hutuar nga zhurma dhe sharjet me rob shpije të politikanëve shqiptarë, apo edhe me mëndje që të largohen sa më parë nga ky vënd ku edhe Shejtani thuhet se kur kaloi  në Shqipëri pas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu- shkundi brekushet (i futi një p.rdhë), u zgërdhi, dhe u largua me të katra për në Perandorinë osmane……

Njëlloj si Haxhi Qamili (Xhameta) i cili me qeverinë e tij nga Shqipëria e mesme të përbërë nga Myfti Qazim Beqari, Qamil Haxhifeza, Dervish Biçakçiu, kërkonte që të rivendoste ligjin e Sharia-s njëlloj si Lidhja e Parë e Prizrenit nëpërmjet Kahrarnamesë dhe kundër një qeverie kristiane të Princ Wied-it, dhe me programin e tij të ri shpalli  parullat fetare por kërkonte që  të thellonte masat e ashpra ndaj pronarëve dhe intelektualëve (Diktatori prandaj e respektonte Haxhi Qamilin, pikërisht për këto program), ashtu edhe Zoti Pilinci në programin e tij kërkon të vendosë një shtet amerikan ku të sundojë Kushtetuta e SHBA, madje disa nga pikat e qeverisë së tij në letër janë të njëjta me ato të para 100 viteve të kohës së Haxhi Qamilit.

Së fundmi shpresoj që ngjashmëritë të mos jenë njëllojta me fundin e Haxhi Qamil trimit icili u egzekutua në gusht të 1915, por besoj me shumë  sinqeritet që z.Pilinci dallimin me Haxhi Qamilin e ka tek forma e demokracisë: nëse Haxhi Qamili kërkonte një demokraci fetare ku predominonte Sharia, z. Pilinci kërkon një Demokraci perëndimore amerikane ku predominon Kushtetuta, prandaj fati I z, Pilinci sigurisht është komplet I ndryshëm duke patur parasysh se akoma nuk dihet se kush e financon për këtë ngjarje tip Portokalli, kurse Haxhi Qamili i shkretë luftoi me paratë e tij. Amen.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu