Në gjuhën frënge, nëse i kërkon dikujt një shërbim tepër të madh, ndodh që të hasësh ndonjëherë këtë përgjigje: “je ne suis pas Mère Teresa” (“unë nuk jam Nënë Tereza”).
Larg së qenuri një fyerje, kjo shprehje është dëshmi e vendit të paharrueshëm që figura e Nënë Terezës ka zënë në ndërgjegjen e përbashkët të njerëzimit, si simbol i mëshirës së pakufishme. Thënë ndryshe, në mbarë botën, Nënë Tereza u bë pikë referimi i bamirësisë dhe i vetëflijimit për të tjerët. Na ka zbardh fytyrën në sytë e krejt botës!
Për këtë arsye, dhe për fat të keq, më ka rastisur shpesh të shikoj pseudo-dokumentarë (në gjuhë frënge dhe angleze), ku sulmohet padenjësisht imazhi i Saj, me lloj-lloj akuzash, pa asnjë provë minimale! Vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombit tonë.

Autorët (të gjithë e dimë se kush ka interes që ta bëjë këtë gjë) e këtyre sulmeve përdorin pseudo-shkencëtarë dhe “influencues” në rrjetet sociale për me arrit këtë qëllim.
Ndaj, nëse ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë ta shqyrtojnë mundësinë e përndjekjeve ligjore, eventualisht në bashkëpunim me Vatikanin.
Po ashtu, sërish, i bëjmë thirrje vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të besimit islam të largohen urgjentisht nga çdo xhami dhe imam që ka fyer Nënë Terezën.
Ata nuk janë në shërbim të Zotit e as të kombit.

P.S.: “Një popull që ka lindur një Grua kaq të Madhe, nuk mund të konsiderohet popull i vogël.” (Papa Gjon Pali II për Nënë Terezën)





Kurre dhe Kurre nje krishter autentik nuk e shkruan kesi teksti ku kerkon “perndjekje ligjore” nga shteti, cilido shtet. Dhe nuk e qet kryqin ne shqiponjen e aq me pak fotografohet me syza dielli ku nuk i shifen syt. Zotri, si duket pak e keni kuptu Vepren Madhshtore te Anjese Gonxhe Bojaxhiu- shen Nenes Tereze, e aq me pak, si duket, e njifni Jesu Krishtin dhe VEPREN E TIJ. Dhe thirreni ne emer te Vatikanit…. Pra pa pike konsederimi per shqipetaret te besimit krishter ortodoks.