ARKIVI:
28 Korrik 2026

E përjetshmja , Nëna Tereze …!

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

Në gjuhën frënge, nëse i kërkon dikujt një shërbim tepër të madh, ndodh që të hasësh ndonjëherë këtë përgjigje: “je ne suis pas Mère Teresa” (“unë nuk jam Nënë Tereza”).
Larg së qenuri një fyerje, kjo shprehje është dëshmi e vendit të paharrueshëm që figura e Nënë Terezës ka zënë në ndërgjegjen e përbashkët të njerëzimit, si simbol i mëshirës së pakufishme. Thënë ndryshe, në mbarë botën, Nënë Tereza u bë pikë referimi i bamirësisë dhe i vetëflijimit për të tjerët. Na ka zbardh fytyrën në sytë e krejt botës!
Për këtë arsye, dhe për fat të keq, më ka rastisur shpesh të shikoj pseudo-dokumentarë (në gjuhë frënge dhe angleze), ku sulmohet padenjësisht imazhi i Saj, me lloj-lloj akuzash, pa asnjë provë minimale! Vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombit tonë.
Autorët (të gjithë e dimë se kush ka interes që ta bëjë këtë gjë) e këtyre sulmeve përdorin pseudo-shkencëtarë dhe “influencues” në rrjetet sociale për me arrit këtë qëllim.
Ndaj, nëse ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë ta shqyrtojnë mundësinë e përndjekjeve ligjore, eventualisht në bashkëpunim me Vatikanin.
Po ashtu, sërish, i bëjmë thirrje vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të besimit islam të largohen urgjentisht nga çdo xhami dhe imam që ka fyer Nënë Terezën.
Ata nuk janë në shërbim të Zotit e as të kombit.
P.S.: “Një popull që ka lindur një Grua kaq të Madhe, nuk mund të konsiderohet popull i vogël.” (Papa Gjon Pali II për Nënë Terezën)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kurre dhe Kurre nje krishter autentik nuk e shkruan kesi teksti ku kerkon “perndjekje ligjore” nga shteti, cilido shtet. Dhe nuk e qet kryqin ne shqiponjen e aq me pak fotografohet me syza dielli ku nuk i shifen syt. Zotri, si duket pak e keni kuptu Vepren Madhshtore te Anjese Gonxhe Bojaxhiu- shen Nenes Tereze, e aq me pak, si duket, e njifni Jesu Krishtin dhe VEPREN E TIJ. Dhe thirreni ne emer te Vatikanit…. Pra pa pike konsederimi per shqipetaret te besimit krishter ortodoks.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu