ARKIVI:
7 Mars 2026

Edhe një herë rreth pasivizimit serbomadh të adresave në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Fshat i braktisur i Medvegjës…

Isuf B.Bajrami, Gjilan 

  • Pasivizimi selektiv i adresave nga vendbanimi dhe vendqëndrimi në Preshevë,Bujanoc e Medvegje që po përdoret vetëm ndaj shqiptarëve, shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut ! 

Jo rastësishtë Eleanor Ruzvelt thotë: “Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbarë botës.”  

Serbia me Pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë,Bujanoc e Medvegje shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut,miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,më 10 Dhjetor,1948,në Paris! 

Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie  Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.” 

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një praktikë diskriminuese e institucioneve shtetërore të Serbisë,e cila shkel kushtetutën dhe ligjet vendore dhe ndërkombëtare!  

Shqiptarëve kur ju “pasivizohet”shtetësia,e humb vendbanimin (adresën) në Republikës së Serbisë! E humb të drejtat civile! E humb të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin ose pasaportën! E humb të drejtën e patent shoferit! E humb të drejtën ta regjistrojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme! E humb të drejtën të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale! E humb të drejtën të blejë ose të shes pronë! E humb të drejtën të jetë i votuar apo të votojë! 

Qeveria e Serbis qëllimisht,po vazhdon me praktika diskriminuese në raport me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes! Kjo po ndodh në prani edhe të strukturave ndërkombëtare,të cilët jan prezent në Serbi! Sidomos ata të OSBE-së dhe trupi diplomatik në Beograd!  

Serbia pasivizoi adresat e mbi 4000 kryefamiljarëve shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegje! Nga ky veprim institucional shterërorë i Serbisë,qytetarët shqiptar i vuajnë pasojat e pasivizimit të adresave! U mohohen të drejtat themelore të njeriut,nga e drejta për letërnjoftim,të drejtat ekonomike,sociale,si dhe e drejta për të votuar! 

Pasivizimit të adresave të shqiptarëve është si mekanizëm i qëllimshëm,për të forcuar dominimin e partisë së Vuçiqit dhe qëllimin për ta ndryshuar strukturën etnike në Preshevë,Bujanoc e Medvegje dhe partneret e saj në jug të Serbisë!  

Vendi i Lekës, më 18.12.2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu