ARKIVI:
7 Mars 2026

Edi , për Kosovën vendosim ne! 

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë 

Deklarata e Edi Ramës në Beograd dhe premtimi i tij dhënë serbëve për autonomi i tejkalon suazat e kompetencave të tij. Ky rast po dëshmon se Rama ndodhet pas pazareve me tokën e Kosovës, siç flitej më parë për coptim dhe siç dëshmoi edhe me vizitën e fundit në Kosovë, ku u prit ftohtë dhe u shikua edhe me sytë e “tradhëtarit” jo vetëm nga një pjesë e elitës por edhe nga një pjesë e madhe e  popullatës, që shumë shpresuan te ky njeri, dhe po aq edhe i zhgënjeu. 

Pozicioni i tij në raport me Vuqiçin dhe Serbinë është duke i bërë dëm të madh Kosovës dhe po na përkujton periudhën e komunizmit  kur në Shqipëri, krahas fotografisë së Enver Hoxhës  mbaheshin edhe fotografitë e Stalinit dhe e Titos. Athua kjo koincidencë është edhe një  

 

dëshmi i tjetër se Edi në shpirt vazhdon të mbetët pionier i Internacionalizmit proletar, dhe i PPSh-sl, dhe nuk po mundet të çkoqet nga ideologjia komuniste për “vëllezërit serbë”, apo mbetet i paguar shtrenjtë për ta dëmtuar Kosovën.  

Projekti i tij për Asociacionin është kontribut direkt për Serbinë, për coptim dhe bosnjizim të Kosovës.  

Shembulli i fundit i vendimit të Republikës serbe të Bosnjes kundër vendimit të Deytonit, dëshmon se në Bosnje një OJQ e pranuar në Deyton u shndërrua në shtet që po merr vendime për shkëputje dhe po shndërrohet një oazë ruse në atë anë. 

Prandaj çdo kompromis në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë, Kosovën e shndërron në Bosnje, një zonë jo funksionale dhe gjithmonë e destabilizuar.  

Shi për këtë, Ramës duhet t’i tërhiqet vërejtja seriozisht të mos bëjë pazare me tokën e Kosovës. 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu