Foto ilustrim

Drizan Shala, ekspert i sigurisë
Ngjarja e fundit në afërsi të “pikës zero”, ku dyshohet se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, kanë plagosur dhe rrëmbyer një qytetar kosovar, ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e sigurisë së kufirit verior dhe rolin e misioneve ndërkombëtare në ruajtjen e stabilitetit.
Pas shpërbërjes së ish-zonës tampon (Ground Safety Zone) në vitet e para pas luftës, Serbia ka shfrytëzuar mungesën e një kufiri të qartë operacional për të kryer veprime të përsëritura provokuese. Rikthimi i një zone sigurie të kufizuar, nën mbikëqyrjen e KFOR-it, do të mundësonte parandalimin e inkursioneve të armatosura dhe kontrollin e saktë të çdo lëvizjeje të trupave serbe afër vijës kufitare.
Një model i tillë do të mund të aplikonte rregulla të ngjashme me ato të vitit 1999–2001, por të përshtatura me realitetin e sotëm, duke u fokusuar në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe ruajtjen e paqes rajonale.
Po. Ky incident është sinjal paralajmërues se në veriun e Kosovës ekziston një rrezik real i operacioneve të kontrolluara nga strukturat paraushtarake serbe, që veprojnë në mënyrë të sinkronizuar me aparatin shtetëror të Beogradit.
Një rritje e numrit të trupave KFOR, me fokus të veçantë në rajonin e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, do të përforconte mekanizmat e reagimit të shpejtë (Quick Reaction Force) dhe patrullimin e përbashkët me Policinë e Kosovës.
Në këtë fazë, përforcimi me një kontingjent shtesë amerikan, gjerman ose turk do të kishte efekt psikologjik dhe strategjik, duke dërguar mesazhin e qartë se çdo ndërhyrje nga Serbia do të përballet me përgjigje të menjëhershme ndërkombëtare.
Patjetër. Në një situatë ku Beogradi përpiqet të relativizojë çdo incident dhe ta paraqesë si “ngjarje të brendshme”, transparenca vizuale është mjeti më i fortë i legjitimitetit.
Institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të kërkojnë qasje zyrtare në imazhe ajrore, satelitore apo nga dronët e NATO-s të kapura në momentin e ngjarjes, për të dokumentuar hyrjen e paligjshme të trupave serbe në territorin e Kosovës.
Publikimi i këtyre provave – qoftë në formë të klasifikuar për Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo në mënyrë publike për median – do të forconte pozitën diplomatike të Kosovës dhe do të detyronte reaksion ndërkombëtar ndaj Serbisë.
Nëse reagimi mbetet i kufizuar vetëm në “njoftime dhe hetime”, atëherë Beogradi do ta lexojë si dobësi operative dhe mungesë të kontrollit në veri.
Në këtë fazë, Kosova duhet të veprojë në tri linja paralele:


