ARKIVI:
7 Mars 2026

Elhame Muqolli u shkruan letër të hapur institucioneve të Republikës së Kosovës, Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Letër e Hapur për Institucionet e Republikës së Kosovës
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershor
***
Sot, në një ditë që bota ia ka kushtuar gëzimit dhe të drejtave të fëmijëve, unë ndjej dhimbjen e thellë të fëmijërisë së mohuar – jo vetëm timen, por të mijëra fëmijëve të Kosovës që u vranë mizorisht gjatë luftës, dhe që ende sot, 26 vjet më pas, nuk kanë përfaqësim shtetëror, nuk kanë emra në memorien institucionale, dhe shpesh – as nuk përmenden.
Unë jam një nga të mbijetuarit. Kam qenë vetëm 14 vjeç kur ndodhi masakra në Poklek. Në atë ditë të errët, u vranë 53 civilë, mes tyre 24 fëmijë. U dogjën për së gjalli. Shumë prej tyre ishin më të vegjël se unë (nga mosha 6 muajshe). Shpëtova vetëm sepse arrita të kërcej nga dritarja. E gjithë jeta ime ka qenë e shoqëruar me atë kujtim të tmerrshëm, që nuk do të më largohet kurrë.
Por ajo që dhimbjen e bën edhe më të rëndë është heshtja institucionale. Si është e mundur që pas gjithë këtyre viteve, nuk kemi ende një listë zyrtare, të plotë dhe të verifikuar të fëmijëve të vrarë gjatë luftës? Si është e mundur që shteti ynë – që u ngrit mbi gjakun e fëmijëve tanë – t’i harrojë ata?
Në këtë ditë të fëmijëve, nuk kërkoj festë. Kërkoj përgjegjësi. Kërkoj që fëmijët e vrarë të mos mbesin numra të panjohur apo faqe të bardha në dosjet shtetërore. Kërkoj që institucionet të marrin guximin të ballafaqohen me të kaluarën, t’i japin dinjitet viktimave të pafajshme, dhe të ndërtojnë një kulturë kujtese e drejtësie.
Fëmijët e vrarë gjatë luftës nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës – ata janë një borxh moral që e kemi për të ardhmen tonë.
___
Me dhimbje dhe me shpresë,
Elhame Muqolli
E mbijetuar e masakrës së Poklekut
1 Qershor 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu