ARKIVI:
7 Mars 2026

Emanuel Demaj – Ata që munguan 20 vite s’mund t’i japin leksione PSHDK së për koalicione!

Shkrime relevante

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Shpërndaj

Gjatë ditëve të fundit, PSHDK është ballafaquar me reagime të individëve që, për më shumë se një dekadë, nuk kanë qenë as pjesë aktive e partisë, as kontribuues në aktivitetet, strukturat apo vendimmarrjen tonë. Është e habitshme që pikërisht ata që munguan për 10–20 vite, që as nuk dhanë kontribut moral, politik apo organizativ, sot dalin me deklarata për orientimet strategjike të PSHDK-së.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka mekanizmat e veta legjitime, ka kryesinë aktive, anëtarësinë e përkushtuar dhe strukturat vendimmarrëse të cilat kanë mbajtur gjallë këtë subjekt politik në periudha jo të lehta. Vendimi për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje është marrë me vota unanime nga Këshilli i Përgjithshëm i PSHDK-së, duke analizuar situatën politike, interesin elektoral dhe të ardhmen e përfaqësimit demokristian në vend.
Duhet kujtuar se, në tre cikle të njëpasnjëshme zgjedhore, PSHDK ka hyrë në koalicione me LDK-në dhe AAK-në. Rezultatet janë të njohura për opinionin: marrëveshje të parealizuara, mospërfillje të partneritetit, injorim të kontributit tonë dhe anashkalim të plotë pas zgjedhjeve – madje duke mbyllur dyert e bashkëpunimit institucional. Megjithatë, PSHDK, me maturi politike, i ka dhënë edhe dy herë të tjera rastin partnerëve të dikurshëm, por historia e mosrespektimit ka vazhduar.
Prandaj, sot nuk është as serioze e as e ndershme që kritikat të vijnë pikërisht nga ata që e lanë partinë në ditët më të vështira, që s’u panë në asnjë strukturë për më shumë se një dekadë, dhe që tani kujtohen të flasin për orientimin demokristian. Vlerat demokristiane mbrohen me punë, me angazhim dhe me përgjegjësi, jo me deklarata të vonuara nga distanca.
Karvani ecën përpara, dhe PSHDK ecën me njerëzit që kontribuojnë realisht, me anëtarët aktivë, me degët që punojnë dhe me ata që e mbajnë gjallë identitetin e partisë çdo ditë. Partia nuk mund të jetë një mjet i përdorur sipas interesit të dikujt, as nuk është lidhur me asnjë subjekt politik në mënyrë tradicionale apo të detyruar.
Koalicioni i 28 dhjetorit është një vendim i matur, i domosdoshëm dhe i orientuar kah e ardhmja e PSHDK-së dhe e përfaqësimit demokristian në Kosovë. Ky vendim u mor me vota unanime nga Këshilli i Përgjithshëm, duke garantuar legjitimitetin dhe përfaqësimin e vullnetit të anëtarësisë aktive. Vendimet i marrin ata që janë këtu, që punojnë për këtë subjekt, që marrin pjesë në kuvende e struktura, jo ata që janë larguar prej vitesh dhe sot, papritmas, kujtohen të japin leksione.
PSHDK do të vazhdojë rrugën e saj me dinjitet, stabilitet dhe përgjegjësi – duke mos u ndalur nga zërat e atyre që prej kohësh nuk kanë qenë pjesë e kësaj rruge.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu