Emri dëshmi e identitetit personal e kombëtar

Shkrime relevante

Shqiptar Shaljani rreth rikthimit të djeshëm tek rrënjët e kishtera në Zogaj të Shalës së Bajgorës në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ RIKTHIMI TE RRËNJËT NUK ËSHTË PËRÇARJE...

Skenë e absurditetit, poezi elegjiake nga Arif Ejupi

SKENA TË ABSURDITETIT Të krimit, të gozhdimit, të kërcënimit dhe të linçimit, të gjakut...

Emri dëshmi e identitetit personal e kombëtar

Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor Emri  i çdo individi paraqet çështje më rëndësi ...

Pritja e Nanës

Sak Muji. Zvicër ____ PO M’PRET NANA, BREEEEE! ____ Jam kjën ni herë i ri…...

Prizreni dhe shperthimi i frymës klerofashiste serbe

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Brukseli përballë përgjegjësisë, Tirana përballë provës strategjike Deklarata e...

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

Diskursi kulturor

Emri  i çdo individi paraqet çështje më rëndësi  jo vetëm personale, familjare e shoqërore por edhe kombëtare sepse përmes tij  dëshmojmë identitetin kombëtar në vend dhe në botën e jashtme. Si të popujt e tjerë edhe tek ne shqiptarët çështja e emërtimit ka evoluar në sajë të rrethanave shoqërore duke qenë dëshmi e kohës përkatëse

Kohë më parë mediat informuan se juristja Xhezide Selimi  nga Kosova ka treguar së dëshiron  të mbajë një emër shqiptar dhe jo arab. Ajo e lidhi këtë zgjedhje  me idenitetin  e saj dhe dëshirën për t´u përfaqësuar përmes një emri që, sipas  saj pasqyron më mirë rrënjët shqiptare.

“Dua emër shqiptar,  jo arab”!

Juristja shpjegoi se emrin Xhezide e ka trashëguar  nga gjyshja, por tashmë ka zgjedhur që në të ardhmen të identifikohet me emrin Zana.

Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe diskutime rreth identitetit kulturor, traditës dhe të drejtës së secilit për të zgjedhur mënyrën  se si dëshiron të identifikohet. Ndaj  qendrimit të juristës Selimi, kishte reagime të ndryshme, nga ata që e kanë mbeshtetur, por edhe të tillë që nuk iu ka pëlqyer. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje personale, sepse askush nuk mund të imponojë emrin, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se për fëmijet kanë vendosur prindërit e tyre, apo ndonjë mik i familjës.

Duke marrë parasysh se emri personal përveç identitetit personal paraqet edhe identitetin kombëtar, një dukuri e tillë  është e pranishme kudo në hapësirën etnogjeografike shqiptare

Emri arab në formë të shkurtuar

Ne shqiptarët kur shkojmë si vizitor apo për raste të tjera në shtetet e ndryshme evropiane e gjetiu, kur prezantohemi  me emrin personal, e kemi problem për ti bindur  të tjerët se jemi shqiptar, sepse në pjesën dominuese emrat tonë janë me përkatësi orientale(arab, turk, persian),  ku  përmes emrit të huajt  na përcaktojnë edhe përkatësinë kombëtare. Raste të tilla ka kudo, por unë do ceki një rast tipik që ma ka treguar një qytetar nga Kosova.

Në një takim me një individë nga Kosova i cili punon e jeton në Gjermani, me ka treguar se e ka ndier vetën të prekur kur një qytetar nga Algjeria i ka thënë se emrin personal e ke të shkruar gabim. Në pyetjen e tij se ku qëndron gabimi ai i ka thënë së emri duhet të shkruhet si Aburrahim e jo Rrahim  si e kam të shkruar. Ai kishte të drejtë se emri im është me kuptimin arab, dhe si i tillë është dashur të shkruhet, ndërsa prindërit  e kanë vendosur në formë të shkurtuar. Nuk ka dilemë se raste të tilla ka mjaft te shiptarët qoftë të emrat me origjinë arabe, apo edhe kristiane. Në lidhje me këtë çështje shqiptarët që janë vendosur në SHBA  me rastin e marrjës së dokumentëve personale ka nga ata  që për çështje praktike kanë  ndryshuar emrin apo kanë përmirësuar mbiemrin.

Emri dëshmi e rrethanave shoqërore

Përveç në kohën antike në Iliri, më pas në sajë të rrethanave historiko dhe shoqërore, emrat personal të shqiptarëve në të kaluarën ishin me përmbajtje fetare kristiane dhe të asaj islame. Nga një situatë e tillë nga shek.XVI e më pas  të shqiptarët kanë dominuar emrat me kuptim arab, persian e turk dhe më pak ata kristian, varësisht prej strukturës fetare të popullsisë shqiptare. Nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e më pas të rrallë ishin emrat personal me kuptimin shqip, por pas Luftës së Dytë Botërore në sajë të shkollimit dhe vetëdijësismit të popullsisë shqiptare  pagëzimi i fëmijëve me emra me kuptimin shqip u bë dukuri e identitetit kombëtar. Në këtë drejtim Kosova ishte shëmbull edhe për viset tjera shqiptare nën Jugosllsavi, madje edhe për  shqiptarët në Shqipëri.

Emrat e trashëguar i takojnë së kaluarës

Në rrethana të reja shoqërore, mbajtja e emrave të cilët i kanë pasur gjyshërit e baballaret tanë me gjithë respektin ndaj tyre, paraqet çështje të tejkaluar, sepse emri personal dëshmon identitetin kombëtar. Nëse iu bëjmë një analizë emrave personal të cilët janë me origjinë  kristiane, arabe, turke apo persiane del qartë se nuk kemi të bëjmë me një realitet shoqëror, por emra të trashëguar dhe të imponuar. Në rrethana të tilla shoqërore përveç antarëve të familjes në emërtimin e foshnjëve kanë ndikuar edhe priftat e  hoxhallarët, të cilët  në këtë drejtim nuk kanë pasur ndonjë qendrim apo reagim, por në heshtje kanë miratuar emërtimet e tilla.

Kështu  në se analizojmë p.sh. emrin  e vajzës Shemsije nëse e kërkojmë kuptimin semantik në shqip është çadër, ku për qytetarin turk apo arab ndoshta nuk paraqet problem por për ne shqiptarët është qesharak! Emri Sabah, apo Sabahete në shqip është Agim, përkatësisht Agime, emër me kuptim e përmbajtje të plotë shqip, por ata janë sipas  gjuhës arabe.Të tillë janë edhe edhe emri Bahri ka kuptimin “detar”, Behlul “i qeshur”, Asllan me kuptimin “Luan”, Avni-“ndihmës”, Avdullah-“rob i Zotit”, Emin-“besnik”, Alim-“dijetar” etj.  Ndërsa emri Pjetër në shqip do të thot “shkëmb” ose “gur”, Vlash do të thot “i mbarë”, “i thjeshtë” ose “pa djallëzi”, Tonin ka kuptimin “i çmuar” ose  “i lavdërueshëm”etj. Varësisht prej rrethanave e disponimit personal, nuk është çudi që ndonjë individ, në të ardhmën  të kërkojë të ndryshojë emrin me kuptimin në shqip.

Deri më tash nuk kemi pasur rast të lexojmë ndonjë artikull apo studim  ne lidhje me anën semantike të  emrave personal me origjinë arabe, turke, angleze apo gjermane, që do  të ishte me interes për opinionin e gjerë.   Sepse kemi të bëjmë me problem të dyfishtë si emër i huaj, ndërsa janë të paktë ata që dinë të shpjegojnë anën semantike, përkatësisht kuptimin  e tyre në shqip.

Emrat e huaj si modë moderne

Në kohën tonë jemi dëshmitarë  se të posalindurve  iu vendosin emra të ndryshëm me kuptim italian, turk, arab, anglez etj., duke anashkaluar emrat me kuptimin shqip, dukuri e cila është shqetësuese. Si duket ndikimi i telenovelave në gjuhë të huaja ka pasur ndikimin e vet, dukuri e cila ka marrë përmasa të mëdha.

Një veprim të tillë  nuk duhet trajtuar  si trend bashkëkohor, por mungesë e  edukimit jo vetëm kombëtar. Pasi popujt e tjerë  veprojnë ndryshe  në mbrojtje të identiteti të tyre  kombëtar, në mënyrë analoge  duhet të veprojnë edhe shqiptarët, pa marrë parsysh se ku jetojnë  në hapësirën e tyre etnogjeografike  apo në diasporë. Ruajtja dhe mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar nuk rrezikon të tjerët, por është në mbrojtje  të identitetit kombëtar tash dhe në të ardhmën.

Përfundim

Nuk ka dilemë se emërtimi i fëmijëve është përgjegjësi e prindërve për të vendosur sipas dëshirës dhe shijës së tyre. Por, në kohën tonë vendosja e emrave me kuptim turk, arab, anglez, gjerman, italian etj., paraqet çështje jo vetëm personale, por me peshë të veçantë sepse rrezikon identitetin kombëtar shqiptar. Sepse të popujt tjerë si më parë edhe tash ekziston një fanatizëm  te emrat e tyre popullor e kombëtar, duke dëshmuar identitetin e tyre kombëtar. Por, në rrethana të reja shoqërore edhe shqiptarët kanë reflektuar ku një pjesë kanë dëshmuar së emërtimet e huaja mund të zëvëndësohen me emra me kuptimin shqip, duke dëshmuar dinjitet  personal e familjar dhe vlerësim të identitetit kombëtar.

(Tetor  2026)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu